Sulejman Islam Kodra

Hoxha që me guximin e tij e mbrojti fenë deri në pikën e fundit të jetës.

Lindi në fshatin Vilëz të Tiranës në vitin 1913 në një familje me tradita fetare, ku edhe babai i tij ishte hoxhë. Në moshën dy vjeçare i vdes babai dhe rritet nën kujdesin e xhaxhallarëve të tij. Ata kujdesen për shkollimin e nipit të tyre, që me mbarimin e arsimit fillor e dërgojnë në mejtep me mësues Hasan Efendiun dhe Mulla Limanin.
I përkushtuar ndaj mësimit të Fesë Islame, dhe atij të Kuranit, në moshën 20 vjeçare përfundon shkollimin dhe paraqitet pranë Myftinisë së Tiranës, në komisionin e vlerësimit për të marrë dekretin e imamit. Komisioni e vlerësoi shumë mirë përgatitjen e Sulejmanit dhe e pajisi me dekretin e imamit për në fshatin e tij. Në fillim punon me hoxhë Abdulla Hysenin, i cili më pas largohet me banim në Tiranë dhe e zëvendëson Sulejmani. Me sjelljen e tij të mirë, me përkushtimin ndaj Fesë Islame, imami i ri fitoi besimin e fshatarëve të zonës. Në çdo ceremoni fetare do të ishte prezent dhe e kryente me vendosmërinë më të madhe.
Ndalimi i fesë me Ligj nga pushteti monist në vitin 1967 ishte një ngjarje tragjike për HOXHË SULËN. Ai u përball me egërsi me kuadrot komuniste të pushtetit lokal. Bashkë me 15 burra hyri në xhami dhe nuk pranuan të dalin veçse të binin dëshmor brenda në xhami. Pushtetarët i mbyllën nga jashtë dhe u larguan. Qëndruan 24 orë të mbyllur dhe përsëri pushtetarët erdhën të shembnin minaren. U mbështetën pas minares, ndërsa pushtetarët me forcë e mbushën xhaminë me drithin e kooperativës. Kompromisi për t'u larguar u bë kur HOXHË SULA i kërkoi një deklaratë atyre, ku personat që do të shembnin minaren, kur të rihapej feja duhet të ishin po ata, që do ta ndërtonin përsëri me fondin e tyre. Ata pranuan ta nënshkruanin deklaratën, të cilën ai e ruajti deri në fund të jetës së tij; por ai nuk arriti të shohë rihapjen e fesë dhe të institucionit të saj.
Ai u tregua i vendosur dhe i palëkundur në kryerjen e ritualeve fetare në shtëpi dhe të ceremonive mortore për të gjitha ato familje që e kërkonin një gjë të tillë. U ndoq vazhdimisht nga pushtetarët komunistë, por Ismail Çaushi, ish-sekretar i parë i Rajonit 4 të Tiranës (rajon që mbulonte fshatin), i lëshoi një letër-leje, që të mos prekej për moshën e pleqërisë që kishte. I shkuan në shtëpi kur ai nuk ishte dhe ia morën librat fetare e Kuranin për t'ia djegur. Menjëherë e lajmëruan, e me shumë guxim ai i akuzoi si hajdutë, sepse kishin hyrë e dhunuar shtëpinë pa prezencën e tij. U detyruan t'ia dërgonin librat dhe Kuranin, të cilët i mbajti me vetëmohim deri në fund të jetës.
Në moshën 76 vjeçare, me date 01.09.1989 ndërroi jete.

Allahu e pastë bërë nga shehidët për guximin dhe vendosmërinë që tregoi në ruajtjen e fesë së vet.


Roald Hysa

Nxjerrë nga libri “Personalitete të Kulturës Fetare e Atdhetare të Tiranës” me autor Xhemal Balla.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.