QamarDeen, aplikacion islamik për telefona të mençur

QamarDeen është një aplikacionin për telefona të mençur i cili bërjen veprave të mira e bën edhe më interesante.

A keni menduar ndonjëherë se sa namaze keni falur këtë javë apo javën e kaluar në xhemat? Ose, a keni agjëruar më shumë ditë të agjërimit vullnetar këtë apo muajin e kaluar? E dhënien e sadakasë?
Pikërisht aplikacioni QamarDeen mundëson përcjelljen e veprave të mira nga dita në ditë. Me fjalë të tjera, ky aplikacion mundëson përcjelljen e progresit, ose, mos e dhashë Zoti, prapësimin në bërjen e veprave të mira. Për futjen e llojit dhe sasinë e veprave të mira mjafton të shtypet dy-tre herë, dhe pasqyra e plotë paraqitet në formë grafike.

Avantazhet e aplikimit:

Aplikacioni është shumë i thjeshtë për t'u përdorur, d.m.th. futja e të dhënave është e lehtë, transparenca është shumë e mirë, lloji i veprave dhe nën-kategoritë e tyre janë të lehta për t’u zgjedhur, është tërheqëse për syrin, dhe kërkon shumë pak hapësirë për instalim.

Mangësitë e aplikacionit:

Përveç gjërave pozitive, aplikacioni sigurisht ka edhe mangësitë e tij. Një nga këto është kufizimi në namaz, leximi i Kur'anit, sadakaja, dhe agjërimi si kategori e veprave të mira, ndërsa do të ishte mirë që të jetë e mundshme edhe futja e veprave tjera. Për më tepër, shfaqja e grafikës mujore e veprave të mira ende nuk është përfunduar, dhe mungon edhe linku për ndarjen e mendimeve në mediat sociale. Sigurisht që ka ende vend për përmirësimin e aplikacionit.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.