Vendoset gurthemeli për ndërtimin e xhamisë në fshatin Tërdevc të Drenasit

Me kërkesë të Këshillit të BI në Drenas, komuna e Drenasit kishte ndarë parcelën tokësore për ndërtimin e xhamisë në fshatin Tërdevc, me qëllim plotësimin e nevojave shpirtërore të banorëve të kësaj ane.
Me datë 22 mars me një solemnitet rasti u vendos gurthemeli i kësaj xhamie në praninë jo vetëm të qytetarëve të shumtë, por edhe përfaqësuesve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe institucioneve shtetërore dhe fetare në nivel lokal.

Mehdi efendi Kastrati, kryeimam i Këshillit të BI në Drenas pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe u uroi mirëseardhje mysafirëve nga Kryesia e BIK, ftoi për një fjalë rasti kryetarin e Këshillit të BI në Drenas, Valon efendi Bequkun, i cili tha se ndjehet i entuziazmuar që kësaj komune po i shtohet edhe një xhami e re në të cilën besimtarët muslimanë të këtij fshati do të kenë mundësinë e kryerjes së riteve fetare në xhaminë e tyre, pa pasur nevojë që të udhëtojnë deri tek xhamitë më të afërta të fshatrave përreth, ashtu siç kanë vepruar gjer më tani. “Sot të gjithë ndjehemi të lumtur dhe sigurisht më të lehtësuar në shpirt, pasi që po arrijmë që dita ditës të ofrojmë kushte sa më të mira për besimtarët tanë, e që shpresojmë se vepra të tilla të hajrit, me ndihmën dhe koordinimin me Kryesinë e BIK, do të realizohen çdokund ku ka nevojë”, u shpreh kryetari Bequku.
Në emër të Myftiut Tërnava dhe institucionit që ai drejton, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Fatmir Iljazi, zëvendës kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës, i cili ndër tjerash tha:”… kjo ditë është një ditë e veçantë, e bekuar dhe e shenjuar nga i Madhi Zot, ngase sot po bëhemi shkaktar që në një të ardhme shumë të afërt, nga ky vend të përçohen mesazhet hyjnore të përcjellura në tokë, që thërrasin për njësim të Allahut, për paqe, dashuri, mirëkuptim, respekt, tolerancë, bashkim e unitet në mes të të gjithë njerëzve e në veçanti të besimtarëve. Këtyre trojeve, dita ditës po i rikthehet krenaria e nëpërkëmbur për shekuj me radhë nga armiku ynë shumë shekullor. Tentativat e pasukseshshme të çrrënjosjes së Islamit nga zemrat dhe shpirtat e pastër të baballarëv e gjyshërve tanë nëpër periudha të ndryshme, sidomos gjatë sistemit monist, tashmë kanë perenduar.
Këtë e dëshmon fuqishëm prezenca juaj sot me ne. Fytyra të përvuajtura, rrudha të shumta në ballë dhe fiziku i dobët e i brishtë janë dëshmuesi më i qartë se ju jeni sprovuar me të gjitha format, ju keni përjetuar shumë, por brendia juaj, zemrat dhe shpirtërat tuaj asnjëherë nuk kanë rreshtur së rrezatuari dritë, e ajo është drita e imanit.
“Dëshirojnë që ta fikin (shuajnë) dritën e Zotit me gojët e tyre, por Allahu do ta plotësojë dritën e Tij edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët (mohuesit)”.
Nuk ka dyshim se bindja në Allahun dhe besimi i pastër ju shtyjnë juve që sot të jeni të gëzuar e të lumtur, dhe përkundër moshës së shtyrë që keni, të qëndroni me ne këtu në këtë vend, për të vënë themelet e ndërtimit të xhamisë së re.
Thotë Allahu xh.sh.”me të vërtetë xhamitë i ndërtojnë (kujdesen për to) ata që bindshëm besojnë në Allahun dhe ditën e fundit, e falin namazin e japin zekatin dhe nuk ia kanë dronë askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë ata të udhëzuarit”.
Sot, për ju që po e kryeni edhe një obligim ndaj Allahut, për ju që po ua mundësoni gjeneratave që vijnë pas jush, brezave të rinj, që të edukohen dhe të kaliten shpirtërisht, për ju vjen muzhdeja dhe sihariqi i Pejgamberit a.s. ku thotë se “Ai njeri që ndërton një xhami në këtë botë, Allahu do t’ia ndërtojë një pallat në xhenet”, citoi zëvendës kryeimami Iljazi.
Ai bëri dua dhe lutje edhe për shpirtërat e të gjitha atyre që u flijuan për idealet më të shtrenjta, atdheun dhe fenë. “Falë gjakut të bijve tanë me të cilin u njom kjo tokë, ne sot po i gëzojmë këto fryte të lirisë”, tha Iljazi, për të vazhduar:” Kënaqësia dhe bereqeti i Allahut qoftë në këtë vend. E lusim Zotin dhe shpresojmë që sa më shpejtë të jemi pjesë e organizimit solemn kur edhe do të finalizohet dhe përfundojë ndërtimi i kësaj shtëpie të Zotit. Atë ditë me lejen e Allahut do të jemi këtu, kur edhe do të jehojë zëri i arsyes, zëri i thirrjes për paqë e shpëtim, zëri i dashurisë ndaj Allahut dhe shoqërisë që na rrethon, se ky është vetë kuptimi i fesë islame. Urime e me hajr”.
E veçanta e këtij evenimenti ishte donatimi i z.Azem Tahiraj (njeri i biznesit) për ndërtimin e objekteve përcjellëse të xhamisë, pasi që xhamia si objekt i vetëm është donacion i Instituit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam.
Prezent në këtë event, ishin edhe: Rexhep Luma, zëvendës sekretar i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Nexhmi Maksuti, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skënderaj, njëherit anëtar i Kryesisë së BIK për regjionin e Mitrovicës./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.