Metodë e saktë për përdorimin e farës së zezë

Dr. Xhemil Kudsi ed-Duvejk, një ekspert i mjekësisë së bazuar në Kur’an dhe Hadith, thotë se çështja se si të përdorim kokrrat e farës së zezë /apo vajit, bazohet në shumë hadithe autentike që flasin për vlerën e farës së zezë.

Vazhdon ky mjek dhe thotë se kam vënë re se shumë njerëz e përdorin atë, veçanërisht për shkak se është e rekomanduar nga Profeti Muhamed alejhi selam duke thënë se “ajo është kurë për çdo sëmundje” dhe ky rekomandim është fjalë e vërtetë, pasi që Muhamed alejhi selam ka folur përmes shpalljes.
Por njerëzit janë të lidhur emocionalisht përmes besimit me farën e zezë, dhe ky besim ka bërë që njerëzit ta konsumojnë këtë ushqim,dhe shpesh në një mënyrë shumë të gabuar dhe kështu duke sjellë shëndetin e tyre në rrezik.
Është vërejtur që njerëzit marrin farën e zezë me një lugë duke e mbushur përplot ose duke pirë vajin e saj pa kufizim, kjo metodë është e rrezikshme pasi që ajo mund të ndikojë në rritjen e yndyrës në trup.
Unë kam ardhur në përfundimin se mënyra ideale e konsumit të farës së zezë është gjetur në dy hadithe autentike.
Hadithi i parë është i Khalid b. Sa’ada i cili më Ghalib b. Ebxherom shkoi në një udhëtim, dhe u sëmurë. Kur arritëm në Medinë, e vizitoi Ibn Atik dhe ai e këshillojë : “Merr farë të zezë, pesë ose shtatë kokrra, shtypi ato, dhe pastaj me vaj lyje hundën”. Prandaj, llogariti farat e zeza në ditë që i përdor nga pesë deri në shtatë kokrra. (Bukhari 5687)
Në një tjetër hadith transmetuar nga Tirmidhiu, Ebu Hurejra thotë se ai e mori 21 kokrra dhe i përdori atë radhazi për tre ditë, pra, shtatë kokrra në ditë.
Disa njerëz besojnë se këto kokrra të vogla duhet të përdoren më shumë. Pyetja që shtrohet në këtë rast është, nëse njerëzit do merrnin ilaçet që i përdorin me qindra copa, a do t’i shërojnë sëmundjen e tyre me mire dhe me shpejt, jo kjo do t’i vrasë, e njëjta rregull vlen edhe me farën e zezë, pasi që kjo sasi është ideale si dozë ditore, ndërsa suksesi vjen nga Allahu.

Dr. ed-Duvejk i këshillon ata që dëshirojnë të konsumojnë kokrrën e farës të zezë, se ata mund të bëjë këtë veprim duke marrë shtatë kokrra duke i bluar ato me dhëmbët e tyre, në mënyrë që në gojë të mbesin enzimet e dobishme të cilat kanë efekte të dobishme për shëndetin e njeriut, dhe të mos largohen duk u bluar me mjete të ndryshme.



Përgatiti: Armend I. Haxhiu

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.