Mesazhi i Miraxhit

Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit nuk ndodhi rastësisht prej Mekës nëpërmes Kudsi Sherifit. Rëndësia e kësaj është në atë që kjo është rrugë e ngjarjeve të rëndësishme, pikëtakim i shumë pejgamberëve të Allahut. Ky është fakt që qartë potencohet që Islami është fe e cila në vete bashkon dhe plotëson të gjitha shpalljet e pejgamberëve të mëparshëm.

Këto ishin gjurmë historike që ju treguan Muhammedit a.s. i cili diti t'i lexojë këto gjurmë dhe në bazë të këtyre përvojave morri hov për hapërim vizionar në ardhmëri. Përvoja historike është faktor me rëndësi i urtësisë jetësore. Këtë e thekson edhe Allahu i madhërishëm në disa vende në Kur'an ku fton njerëzit të udhëtojnë nëpër botë dhe të shohin si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë. Ngase ligji i jetës është i pandryshuar:
". . . në ligjin e Allahut nuk mund të gjesh ndryshim." (El - Ahzabë, 62)
Por, mjerisht ummeti sot nuk di t'i lexojë gjurmët e historisë të cilët për çdo ditë shihen. Për këtë arsye sionistët, sot nuk e kanë vështirë që t'i kundërvihen gjithë ummetit dhe mu nga muret e Kudsit të Shenjtë.
Andaj, është e qartë se leksionin nuk e kemi mësuar. Ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. i ka paraparë këto kriza dhe ka tërhequr vërejtjen.
Duhet kuptuar që hapësira dhe koha nuk janë në favor tonin për atë që jemi muslimanë. Edhe hapësira edhe koha janë aleatë i atij që i kupton.
Mbledhja e gjithë pejgamberëve dhe pejgamberit tonë Muhammedit s.a.v.s. në një vend është tregues i unitetit njerëzor bajraktar i të cilëve është pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s.
Miraxhi gjithashtu bëri ndarjen dhe seleksionimin në mes besimtarëve të sinqertë dhe hipokritëve.
Miraxhi tregoi mëshirën e Allahut të madhërishëm ndaj njerëzve, por edhe tërë fisnikërinë e Pejgamberit s.a.v.s. Ky pejgamber s.a.v.s. i dha përparësi ummetit mbi veten. Kur i Lartësuari e pyeti çfarë dëshiron nga Ai, Pejgamberi s.a.v.s. asgjë nuk kërkoi për vete. Nuk kërkoi shpërblim që do ta kënaqte shpirtin e tij. Jo, por përparësi i jep Ummetit. Duke na mësuar njëherit edhe neve që me sakrificë dhe punë për mirëqenien e të gjithëve vërtetohet madhështia morale e njeriut. Ai i tha Allahut të madhërishëm:
"Nuk do të jem i kënaqur përderisa është një njeri nga ummeti im në zjarr."
NAMAZI ËSHTË MIRAXHI I BESIMTARIT
Një gjë tejet e rëndësishme që duhet potencuar kur flitet për Miraxhin është fakti që Pejgamberi a.s. nga ky udhëtim madhështor, ummetit i kthehet me urdhërin e faljes së pesë kohëve të namazit. Sa i fuqishëm është ky urdhër dëshmon fakti se ju shpallë Pejgamberit a.s. kur ishte në vendin më të lartë, ndërsa urdhërat tjerë sikurse agjërimi, zekati, haxhi, etj. zbritën nëpërmes Xhibrilit a.s. në tokë.
Namazi, pra është obligimi i urdhëruar në sferat më të larta, për këtë duhet të ruhet shumë.
Namazi është dhuratë e artë që Pejgamberi s.a.v.s. na solli nga vendi më fisnik.
Kjo dhuratë na mundëson takimin pesë herë në ditë me Zotin e botëve. A ka diç më të bukur se kjo? Hyrja në namaz do të thotë hyrje në audiencën Hyjnore. Në momentin kur robi e thotë tekbirin fillestar "Allahu ekber" i Lartësuari kthehet kah ai dhe e shikon. Në këtë mënyrë secili, individualisht mund të ketë miraxhin personal. Duke u falur prej njërit në namazin tjetër, musal-liu për çdo ditë në kohë të caktuar shkëmben përshëndetjet me Zotin në të njëjtën mënyrë siç bëri edhe Pejgamberi s.a.v.s. në Miraxh.
Vepra më e vlefshme, thotë Pejgamberi s.a.v.s.: "Namazi në kohën e tij". Gjithashtu në hadithet e saktë transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Namazi është çelësi i Xhennetit!", "Namazi është drita e besimtarit!", "Namazi është ilaç i besimtarit!"
Namazi është qëllimi i ekzistencës. Për këtë edhe njeriu është krijuar:
"Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë."
(Edh - Dharijatë, 56)
Është interesant që edhe fjalët e fundit që Pejgamberi a.s. ia drejtoi ummetit ishin: "Namazi o ummet, namazi. Dhe frikësohuni Allahut në çështjen e atyre që i keni në pronësinë tuaj."
O Zoti ynë, premtimi Yt që ia dha Pejgamberit s.a.v.s. në Miraxh është i fuqishëm. Na bëj pasues të sinqertë të ummetit tij dhe na mundëso ndërmjetësimin e tij në ditën e Gjykimit!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index -> Shkrime Autoriale
"Qëndrimet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimet e redaksisë sonë."

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.