Ëmbëlsirë e shëndetshme me vetëm dy përbërës

Përveçse është e shijshme, kjo ëmbëlsirë është edhe shumë e shëndetshme

Kjo recetë, mbi 6.000 vjet e vjetër është e njohur si kafjalli grek, ndonëse, në të vërtetë, na vjen nga rajoni i Greqisë, Egjiptit dhe Lindjes së afërt.
Sot, njihet me emrin ‘pasteli’ dhe bëhet vetëm prej dy përbërësve: mjaltit dhe farave të susamit.
Kombinimi i mjaltit të shëndoshë dhe e farave të shëndosha ka shumë përparësi:
pastron gjakun,
ngre imunitetin
dhe është antioksidues i shkëlqyeshëm.
Kombinimi i mjaltit dhe susamit përmban madje 182 elemente të dobishme për shëndetin e njeriut, ndërsa përmban edhe koncentrim shumë të madh të aktioksiduesve, të cilët pengojnë zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve tjera të rënda.
Prandaj, nuk duhet habitur pse “pasteli” është konsumuar me shekuj, por është e pa rëndomtë se, në kohë bashkëkohore, receta e tij ka humbur diku.

Për ‘pasteli’ ju nevojiten:

- 300 gramë mjaltë
- 300 gram pastë nga farat e susamit (tahini)

Pastën mund ta bëni edhe vetë me bluarjen e lehtë të farave të fërguara (të pastruara) të susamit, me pak vaj susami (në filxhanin e farave vëni dy lugë vaj), në blender. Blendoni deri sa të fitoni një masë të bukur.
Përgatitja:
Përzini mirë përbërësit, bëni toptha prej tyre, rrokullisini në farat e susamit dhe lërini në frigorifer të shtrëngohen.
Një topth në ditë do t’u jep energjinë e nevojshme, ta heqë tendosjen, të përmirësojë figurën e gjakut, t’ju ushqejë e shërojë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.