Dalai Lama: “Terroristët muslimanë” është një term i gabuar

Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama fuqishëm i kundërshtoi termat si “terroristët muslimanë”, duke thënë se ai ndihet jashtëzakonisht ‘i pakëndshëm’ nga ” një përdorim i tillë.

Ai përsëriti mosmiratimin e tij të fortë të termave si “terroristët muslimanë”, duke thënë se ndihet jashtëzakonisht “i pakëndshëm nga ”përdorim i tillë i gabuar. “Përdorimi i termave të tilla (si terroristët muslimanë) është i gabuar dhe unë ndjehen i parehatshëm.

Muslimanët janë pasues të vërtetë të Islamit të cilët ndjekin Kur’anin seriozisht dhe sinqerisht“, tha Dalai Lama, me rastin e shënimt të Jubileut të Artë të ”The Dainik Asom“, raportoi gazeta The Economic Times. Laureati Nobel shprehu neverin e tij ndaj terminologjisë negative, të komuniteteve specifike, ndërsa ishte duke folur në një rast jubilar të përvjetorit të grupit ‘The Assam Tribune’.

Ai kritikoi gjithashtu budistët në Birmani që po i dëmtojnë muslimanët. Sipas tij këto gjëra janë duke i bërë disa individë të cilët i quajti "elemene të djallëzuara". Ai thotë se të tillë ka në të gjitha komunitetet, por ata nuk e përfaqësojnë gjithë komunitetin dhe traditat e tyre.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim