Në Ankara themelohet Këshilli i Lartë për fetva

Në samitin e 9-të të Këshillit të lartë islamik të Evroazisë i cili në tetor të vitit të kaluar u mbajt në Stambol ku morrën pjesë Kryetarët dhe Myftitë e shteteve antare të këtij Këshilli, duke marrë paraysh rëndësinë dhe nevojën e besimtarëve të shteteve antare për të pasur nje Këshill të fetvasë, u vendos unanimisht të themelohet edhe Këshilli i lartë për fetva, dhe pas pregatitjeve të duhura dhe përkujdesjen e kryesimin e Kryetarit të Dijanetit të Turqisë Prof.Dr.Mehmet Gormez, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve antare më 10 maj u mbajt mbledhja konstituive, ku u themelua Këshilli i lartë për Fetva dhe për kryetar zgjodhi prof.dr. Ahmed Yaman.

Në Këshillin e Lartë të Fetvasë është përfaqesuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës përmes Këshilltarit të Myftiut të Kosovës, Vedat ef. Sahitit.

Keshilli i lartë i fetvave do të angazhohet të jep fetva kryesisht për cështje të interesit të përbashkët të muslimanëve që jetojnë në shtetet anëtare të EvroAzisë e në vecanti për cështjet që kanë të bëjnë me kalendarin-takvimin dhe me kohët e namazeve me qëllim të unifikimit të besimtarëve, si dhe luftimit të fetvave të rrezikshme të cilat janë përhapur permes mediave të papërgjegjshme dhe përmes rrjeteve sociale. Në takimin e parë u miratua edhe rregullorja e punës në bazë të së cilës do punoj dhe funksionoj Këshilli i Fetvasë.



Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.