Mjeku saudit ofron këshilla mjekësore falas në Snapchat, por me një kusht

Mjeku Saudi Halid et-Tuval, specialist nga Mjekësia Interne në spitalin Mbreti Khalid në qytetin Hail, çdo ditë i kalon nga tri orë në Snapchat duke iu ofruar ndihmë pacientëve që nuk mund të shkojnë në spital.

Ai u jep atyre këshilla mjekësore falas, por këmbëngul që në këmbim pacientët e tij të dhurojnë nga një shishe ujit për të varfrit.
Kjo nismë ka hasur në reagime pozitiv të pacientëve, dhe brenda ditës rreth 200 pacientë kërkojë këshilla nga ky mjek.
Et-Tuval thotë se nuk kishte pritur që nisma e tij të bëhet kaq e popullarizuar, duke theksuar se numri i pacientëve në bazë ditore tregon nevojën për më shumë nisma të tilla.
Ai shpjegoi se zgjedhja e tij për Snapchat ishte për të mbajtur ritmin me trendet e popullarizuara. Ai beson se platforma e tanishme plotëson nevojat e shumë përdoruesve nga Arabia Saudite.
Et-Tuval punon në mbledhjen e këshillave mjekësore të cilat më pas i publikon në kanalin YouTube në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të përfitojnë prej tyre, pasi që një numër i madh i rasteve përsëriten.
Kur e pyetën se pse kërkon nga pacientët që të dhurojnë ujë në këmbim të këshillave të tij, ai tha se dhurimi nuk është detyrim, por do të ishte i kënaqur në qoftë se do ta bënin atë.
Et-Tuval thotë se ekzistojnë disa iniciativa nga institucionet dhe organizatat humanitare në fushën e mjekësisë, megjithatë edhe shoqëria duhet të punoj në fuqizimin e iniciativave individuale.
Ai gjithashtu thotë se plani i zbatimit të reformave gjithëpërfshirëse, të quajtura "Vizioni 2030" e inkurajon vullnetarizmin. Ai u bën thirrje kolegëve të dalin vullnetarë dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shoqërisë.


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi