Nata e Kadrit, nata e ripërtrirjes së njeriut

Nga bujaria e Zotit është se nëse shikon se ndonjëri nga ne ka një anë të mirë, e zgjedh dhe e afron pranë vetes. Ai nga të gjitha krijesat ka zgjedhur njeriun dhe e ka dalluar me mendje. Nga të gjithë njerëzit, ka zgjedhur muslimanët që e adhurojnë.

Nga të gjithë muslimanët, ka zgjedhur pejgamberët dhe prej pejgamberëve ka zgjedhur katër prej tyre si pejgamberët më të vendosur. Ata janë: Nuhu, Musai, Ibrahimi, Isai [alejhi?mus-selam] dhe Pejgamberi Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Prej këtyre ka zgjedhur Pejgamberin Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Nga të gjithë ummetet, Zoti zgjodhi Ummetin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nga Ummeti i Muhammedit zgjodhi shehidët që japin jetën në rrugë të Zotit.
Nga ata që lexojnë dhe studiojnë, Zoti zgjodhi lexuesit dhe studiuesit e Kur?anit.
Nga melekët zgjodhi Xhibrilin dhe e quajti shpirti i shenjtë.
Nga të gjitha vendet, zgjodhi Mekken dhe nga Mekka zgjodhi Qaben, me të cilën na janë lidhur zemrat.
Nga të gjithë muajt, All-llahu ka zgjedhur muajin e Ramazanit. Nga ditët ka zgjedhur dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Kurse nga netët ka zgjedhur Natën e Kadrit. Nga të gjithë njerëzit, Zoti ka zgjedhur ata që e adhurojnë Atë në këtë natë.
Të zgjodhi ty o vëlla nga miliona njerëz dhe të bëri musliman nga Ummeti i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Nga të gjithë muslimanët, të ka zgjedhur ty, që të agjërosh Ramazanin dhe të falesh në xhami. Të ka zgjedhur ty që të falesh Natën e Kadrit dhe të arrish shpërblimin e kësaj nate.
Për të kuptuar me mirë se çfarë përfaqëson Nata e Kadrit, le të përmen?dim historinë e saj, duke filluar me takimin e parë mes Xhibrilit dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] para shpalljes së Kur?anit, veçohej në shpellën Hira, në Mekke, ku adhuronte Zotin. Në njërën nga këto net i shfaqet Xhibrili në formën e tij reale.
Këtë ndodhi na e tregon Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: ?E pashë Xhibrilin që kishte mbushur horizontin dhe në çdo cep që shikoja, shihja atë. Më pas më kapi dhe më shtrëngoi aq fort, saqë kujtova se po më del shpirti. Pastaj më lëshoi dhe më tha: ?Lexo!? ?Nuk di të lexoj? - i thashë. Ai më kapi përsëri dhe më tha: ?Lexo!? Unë përsëri i thashë: ?Nuk di të lexoj?. Më shtrëngoi për të tretën herë dhe më tha përsëri: ?Lexo!? Këtë herë i thashë: ?Çfarë të lexoj?? Ai më tha: ?Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte?. (El-Alak: 1-5)
Shikojeni se si filloi shpallja e Kur?anit, jo me të butë. Edhe Xhibrili kur iu shfaq për herë të parë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nuk iu shfaq në formë njeriu, por në formën e tij origjinale. Kjo sepse Zoti deshi t?i tregojë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që rruga të cilën do të ndiqte do të ishte e vështirë dhe që ta ndërgjegjësojë që çështja me të cilën po obligohet kërkon seriozitet dhe lodhje.
Vlera e Natës së Kadrit është shumë e madhe dhe kjo pasi në këtë natë, filloi shpallja e Kur?anit. Udhëzimi i gjithë njerëzimit filloi në këtë natë dhe të gjithë mrekullitë e Kur?anit, sikur konkretizohen në këtë natë. Kur?ani është mëshirë, dhe kjo natë është mëshirë. Kur?ani është dritë dhe kjo natë është dritë. Kur?ani është shërim i shpirtrave dhe kjo natë e tillë është.
Nata e Kadrit është nata më e rëndësishme në jetën tonë, të cilën nuk duhet ta kalojmë si netët e tjera, pasi nga kjo natë varet e kaluara dhe e ardhmja e jonë. Kjo ngaqë në këtë natë mund të shpëtosh nga zjarri.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me qëllim që Nata e Kadrit ta gjente në xhami duke u falur dhe lutur, hyri në itikaf dhjetë ditët e pa?ra të Ramazanit. Por Xhibrili i erdhi dhe i tha: ?Ajo që kërkon ti nuk ka ardhur akoma?. Atëherë Pejgamberi bëri itikaf dhe dhjetë ditët e mes?me të Ramazanit. Përsëri Xhibrili i erdhi dhe i tha që ajo që kërkon akoma nuk ka ardhur. Atëherë Pejgamberi vazhdoi itikafin dhe dhjetë ditët e fundit.
Shikoni se si e priste Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] natën e Kadrit në Ramazan dhe krahasoje me veten tënde se si e pret ti o vëlla. Mendoni që në këtë natë ka shumë njerëz që rrinë në klube dhe kafene, rrugëve apo në shtëpi dhe nuk shkojnë në xhami të falen e t?i luten All-llahut. Ata nuk e bëjnë këtë dhe të shpresojnë që ta arrijnë Natën e Kadrit, pasi nga kjo varet lumturia e tyre në të dy jetët.
Po çfarë shpërblimesh dhe të mira ka Nata e Kadrit, me qëllim që ta shfrytëzojmë në maksimum?
E para: Nata e Kadrit është më e mirë se 1000 muaj. Nëse dikush prej nesh do të rrinte 1000 muaj - afërsisht 83 vjet - duke adhuruar All-llahun, nuk do ta arrinte sevapin e kësaj nate. Pra sikur të falësh dy re?ka?te namaz këtë natë, të quhet më shumë se i ke falur për 83 vjet. Sikur të japësh 100 denarë sadaka, të quhet sikur e ke bërë këtë gjë për 83 vjet radhazi.
Le të marrim një shembull tjetër. Nëse për një njeri punët e këqija janë më të shumta se punët e mira, sikur të vendosej adhurimi i Zotit në Natën e Kadrit, do t?i shtonte punët e mira duke ua kaluar atyre të këqija. Kush është ai që e humbet këtë sevap kaq të madh?!
E dyta: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith thotë: ?Ai që adhuron Zotin këtë natë, duke shpresuar në shpërblimin e tij, i falen të gjitha gjynahet?. Mendoni që në një natë të vetme në të cilën i kusht-o?hesh Krijuesit tënd, të falen të gjitha gjynahet që ke vepruar deri atë?he?rë. Me këtë është sikur të lindësh për së dyti. Kush është ai që e refuzon këtë mirësi të madhe?!
Natën në të cilën doli drita e njerëzimit, ku filloi shpallja e Kur?anit, Zoti e kthen në natë të faljes dhe mëshirimit.
E treta: Pranimi i lutjeve. Gjithashtu, kjo është nata në të cilën Zoti i pranon lutjet e robërve të Tij, pra është koha më e përshtatshme për t?u lutur.
Abdullah ibn Omeri ndjente që ndonjëherë sikur ishin momente të pranimit të lutjeve nga All-llahu dhe u thoshte shokëve: ?Ndjej sikur në këto çaste të pranohen lutjet, prandaj ejani të lutemi?. Një ditë ai ishte me Abdullah ibn Zubejrin dhe një tjetër, dhe u tha: ?Sikur ndjej që është koha e pranimit të lutjeve, prandaj ejani të lutemi!? - dhe filluan t?i luten Zotit. Abdullahu tha: ?O Zot, më bëj mua udhëheqës të muslimanëve!? I dyti i kërkoi që t?ia mundësonte të martohej me dikë që e deshte. Kurse Abdullah ibn Omeri iu lut Zotit, duke i thënë: ?O Zot, m?i fal mua gjynahet dhe më bëj nga banorët e Xhennetit!? Ai që e transmeton këtë hadith thotë se pashë që Zoti ua pranoi lutjen dy të parëve dhe Ai që ua pranoi lutjen atyre do ia pranojë edhe Abdullahut.
Aisheja e pyeti njëherë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ?Nëse e dalloj Natën e Kadrit, çfarë të them?? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu përgjigj: ?Thuaj: O Zot, Ti je falës, e dëshiron faljen, prandaj më fal mua!?
E katërta: Shpëtimi nga zjarri i xhehenemit. Zoti i plotfuqishëm gjatë gjithë muajit të Ramazanit, nxjerr njerëz nga zjarri dhe i shkruan në banorët e Xhennetit. Kurse Natën e Kadrit, kjo do të jetë pa llogari. Prandaj dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ?Fillimi i Ramazanit është mëshirë, (pasi njerëzit e mbushur me gjynahe kanë nevojë për mëshirë) mesi i tij është falje gjynahesh, kurse fundi i tij është shpëtim nga zjarri i Xhehennemit?.
Nëse je nga ato që Zoti do t?ua falë gjynahet dhe që do t?i nxjerrë nga zjarri, dije se nuk do të të lërë që t?u kthehesh përsëri atyre gjynaheve, që të mos bëhesh përsëri nga banorët e zjarrit. Kjo bërë që ana e mirë e jotja të sundojë mbi të keqen. Ndonjëherë të duket që pas Ramazanit sikur je dikush tjetër, të duket vetja më e lehtë. Kjo të ndodh pasi Zoti në Natën e Kadrit, t?i ka falur mëkatet që të rëndonin.
Shohim që All-llahu i Madhërishëm, shpërblimin e Tij e lë në fund të muajit, ashtu siç marrim rrogat tona në fund të muajit, pas një pune të pandërprerë. Nëse dikush do të punonte vetëm një ditë, apo disa ditë në muaj, a mund të themi që i takon rroga e plotë? Kështu është dhe ai që agjëron një apo disa ditë, ose fale vetëm taravitë, apo ndonjë ditë të veçantë, a mund të themi që do e ketë shpërblimin njësoj me ato që adhurojnë Zotin gjithmonë dhe sidomos gjatë gjithë Ramazanit?! A mund të jenë njësoj?!
Tani le të shohim se çfarë bënte vetë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë Ramazanit dhe sidomos gjatë dhjetë ditëve të fundit. Kur hynin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e gjallëronte natën - sikur nata ishte e vdekur dhe Pejgam?beri ia kthente jetën. Po me çfarë? Me lutje, namaz, lexim Kur?ani, dhi?kër etj... Dikush mund të thotë që unë nuk mundem, pasi ditën jam në punë dhe sikur të rri gjithë natën duke adhuruar Zotin, nuk shkoj dot në punë. Jo i dashur, Islami nuk të thotë të falesh dhe të lësh punën apo shkollën. Po të shohim vetë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] do të gjejmë që ai falej, lutej dhe pushonte, se e dinte që të nesër?men ishte ditë pune.
E zgjonte familjen e tij, që të adhuronin Zotin. Herët e tjera Aisheja flin?te dhe Pejgamberi nuk e zgjonte. Por kur vinin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit e zgjonte familjen e tij për t?u falur. Dhe të falurit nuk është kusht që të kryhet vetëm në xhami, por mund ta kryesh dhe në shtëpi.
Një gjë tjetër ishte se ai ? siç tregojnë shokët e tij - përvishej për të adhuruar Zotin. Përgatitej ashtu siç përvishemi kur i hyjmë një pune.
Po çfarë mund të bëjmë diçka të veçantë gjatë 10 ditëve të fundit?
1. Të mos e humbasim asnjë namaz të teravive me xhemat.
2. Të mos humbasim asnjë namaz nate, madje është mirë që ta përfun?doj?më leximin e Kur?anit vetëm me namaz nate (tehexhud). Njeriu gjatë jetës së tij duhet të ketë synime të larta dhe vendosmëri. Dhe nëse nuk karakterizohet nga këto, le ta quajë veten të vdekur, pasi do të karak?terizohej vetëm me gjumë, i cili është vdekje.
3. Të lutemi për veten tonë dhe për të gjithë muslimanët kudo që janë.
4. Të shtojmë dhënien e sadakasë në këto ditë.
Është mirë që njeriu, sidomos këto ditë, të largohet nga konfliktet dhe nga?tërresat me njerëzit e tjerë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e dinte kur ishte Nata e Kadrit dhe kur doli që t?ua tregonte njerëz-ve, gjeti dy muslimanë që po ziheshin dhe, ngaqë u vonua duke u marrë me ta, e harroi se cilën ditë ishte Nata e Kadrit. Pra për shkak të një konflikti, gjithë muslimanët nuk e dinë se kur bie saktësisht Nata e Kadrit. Kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për shkak të një konflikti mes dy muslimanëve harroi diçka të rëndësishme, po ne që nuk shkojmë mirë me njerëzit e afërm?! Kemi frikë se nuk mund ta arrijmë Natën e Kadrit dhe shpërblimin e saj duke vazhduar në këtë gjendje.
Një njeri tregon se i kishte dhënë vëllait të tij një shumë parash që ta ndihmonte dhe nuk i kishte marrë as vërtetim për këtë, pasi e kishte vëlla. Një ditë e befason vëllai, duke i thënë se ?nuk ke para borxh tek unë dhe nuk të jam borxhli!? dhe i mbyll telefonin. ?Unë - tregon - e lashë këtë çështje, duke thënë: ?O Zot, ky është vëllai im, i dhashë para ta ndihmoj, kurse ky m?i mohon tani. Sikur ta hedh në gjyq, do të fitoj paratë, por do të humbas vëllain, që është më i shtrenjtë për mua se sa paratë. Pasurinë mund ta fitoj përsëri, kurse vëllain jo. Tani jemi dhe në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, ditët e mëshirës dhe faljes, prandaj do t?ia fal?. E mora në telefon vëllain dhe i thashë: ?O vëlla, Zoti na ka urdhëruar të shkojmë mirë me të afërmit, prandaj dhe unë të kam falur dhe nuk dua prej teje gjë?. Atë natë - tregon - pashë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në ëndërr, i cili më tha: ?Dua që të shkojmë bashkë të vizitojmë Qaben për umre?, dhe shkuam?. Të nesërmen më erdhi vëllai dhe më tha: ?Ja ku i ke paratë e tua, se dhe unë kam nevojë për mëshirën e Zotit?.
Nëse dëshiron që ta arrish Natën e Kadrit, largohu nga dy gjëra: Kon?flik?tet me njerëzit dhe gjynahet. Si gjynahet, si mosrespektimi i prin?dër?ve, si pasuria haram apo përgojimi i të tjerëve është perde që të ndan nga mëshira e All-llahut.
Në këtë natë, pra, në tokë zbriti Kur?ani Famëlartë, respektivisht imperativi i shenjtë i All-llahut të Madhërishëm përmes Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për tërë njerëzimin, e që është: ?Ikre?, që do të thotë ?Lexo?, ?Mëso?. Imperativ dhe rregull ky që paraqet principin kryesor të të kuptuarit të Krijuesit, jetës, si dhe të jetuarit në të me fatbardhësi dhe lumturi. Ky parim, pra, ia mësoi njeriut te Vërtetën - Krijuesin, marrëdhëniet e njeriut me Krijuesin, me vetveten dhe me gjithçka që e rrethon atë, dhe në këtë mënyrë njerëzimit ia hapi dyert e shpëtimit dhe zhvillimit të përgjithshëm në të gjitha sferat e jetës. Andaj, Nata e Kadrit, si ngjarje më e rëndësishme dhe më madhështore, paraqet kthesë të vërtetë në historinë e njerëzimit, sepse, siç u cek më lartë, shpallja e Kur?anit në këtë natë të madhe lidhi qiellin me tokën, njeriun me Krijuesin e tij, dhe në këtë mënyrë njeriu hyri përsëri në histori, duke mos mbetur objekt pa përmbajtje dhe pa kuptim, përkundrazi, me këtë ai bëhet subjekt kreativ dhe mëkëmbësi vërtetë i All-llahut në tokë, duke i dhënë kahje të vërtetë dhe të mbarë historisë njerëzore, duke u bë fjalë e gjallë dhe zakon i jetës, sipas të cilit ndërtohet aktivitet komplet i jetës dhe përmes të cilit drejtohen dhe udhëhiqen idetë, dëshirat dhe veprat konstruktive dhe humane.
Qellimi i zbritjes te kesaj sure Sureja El-Kadr?

Kjo sure është Mekase sipas mendimit më të saktë, kurse sipas renditjes së zbritjes, ajo është e njëzet e pesta. Sipas komentuesit te njohur te Kuranit Muxhahidi Është transmetuar të ketë thënë: Na është përcjellë nga Ibn Abbasi se i Dërguari i Allahut e ka përmendur një njeri nga beni-Israilët që kishte luftuar në rrugën e Allahut pandërprerë për 1000 muaj (83 vjet e ca muaj). Muslimanët ishin çuditur-habitur nga tërë kjo dhe për këtë arsye i Dërguari i Allahut i qe drejtuar Allahut xh.sh. me lutje: ?O Zot! Ymetit tim i caktove jetën më të shkurtër prej ymeteve, dhe mundësia e punëve të mira prej tyre është më e vogla??, prandaj Allahu xh.sh. zbriti kaptinën ?El-Kadr?, që do të thotë se këtij ymeti ia dha natën e Kadrit, e cila është më e vlefshme se 1000 muaj lufte të atij luftëtari.

Domethënia e fjalës Kadr ?

Fjala Kadr, e ka kuptimin e vendimit, kurse fjala takdir kuptimin e organizimit. Rrënja e fjalës rrotullohet rreth përcaktimit të gjërave, që e mban domethënien e natës së vendimit, rregullimit dhe gjykimit."Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë". (Ed-Duhan: 4). Kuptimi i fjalës ?kadr? është nderim ose respektim, d.m.th. ajo është natë e cila nderohet për shkak të karakteristikave të saj të veçanta, dhe pasi që personi i cili rri zgjuar gjatë kësaj nate bëhet njeri i nderit.
Eshtë thënë se ?kadr? do të thotë shtrëngim, në kuptimin që dija se kur është saktësisht kjo natë, është e fshehur.
Gjithashtu është thënë se ?kadr? do të thotë kader, d.m.th., se në këtë natë vendosen urdhërat për vitin e ardhshëm.
Gjithshtu eshte quajtur ehe nata e fatit , pastaj edhe nata e paqes , kurse ne suren DUHAN eshte quajtur Lejletul Mubareke Nata e bekuar.
Dijetaret e kan quajtur edhe me emra tjere si nata e ndritshme nata e ndershme nata me shum shperblime , nata e zgjedhur, nate e kuranit , nata e profetesisë.. ..
Profeti Muhammeda.s ka thënë: ?Kush e falë natën e Kadrit me besim dhe shpresë, i falen mëkatet që ka bërë më parë.? Buhariu
Allahu i Madhëruar i ka dhënë kësaj nate karakteristika të veçanta të cilat e bëjnë atë unike.

Ku qendron urtesia e fshehtesise se nates se kadrit?
Shumë njerëz pyesin për natën e kadrit se kur është ajo? Duke e preokupuar veten me shumë tekste të sakta ose edhe të dobëta që tregojnë për shenjat e saj.
1- E la sekret këtë nate ashtu siç i la edhe shumë gjëra tjera. P.sh: E fshehi kohën e vdekjes, qe te frikësohet mëkatari, e fshehi emrin e Tij me të madh qe ta adhurojmë dhe lusim me te gjithë emrat, e fshehi përgjigjën e duasë qe njeriu çdoherë te bëj dua, e fshehi kenaqesine e Tij ndaj ibadetit te robit qe vazhdimisht ai te vazhdoje ne ibadet, e fshehu pranimin e tevbes-pendimit, qe te vazhdoje njeriu çdoherë me tevbe, e fshehu hidhërimin e Tij ndaj mëkateve ( e jo vetëm ndaj ndonjë mëkati te caktuar), qe njerëzit te kenë kujdes ndaj të gjitha mëkateve, pokështu Allahu e fshehu këtë nate qe ta respektojmë dhe t'i bëjmë ibadet ne të gjitha netët e Ramazanit (e sidomos ne dhjetë ditët e fundit te këtij muaji.
2- Allahu,subhanehu ve teala, sikur ka dashur te na thotë: Po tu bëhej e qartë njerëzve saktësia e rënies se kësaj nate, duke e ditur pasionin tuaj për mëkate, sepse ndoshta epshi juaj do t'ju ftonte qe ne këtë nate t'i lini mëkatet, me dije se mëkati me dije është me i rëndë sesa ai pa dije, dhe mu për këtë shkak e kam fshehur këtë nate. Allahu sikur ka dashur te thotë se nëse me bën ibadet gjatë kësaj nate do të kesh shpërblim sa 1000 muaj ndërsa nëse me bën mëkate do ta kesh ndëshkimin sa te 1000 muajve.
3- Ndoshta Allahu,subhanehu ve teala, e ka lënë te fshehte qe njeriu te beje përpjekje për ta gjetur atë dhe kështu te shpërblehet për mund.

4- Nëse robi nuk e din saktësinë e rënies se kësaj nate, ai përpiqet qe te beje ibadet ne të gjitha netët e Ramazanit, dhe meqë zemra nuk i flenë ne asnjë nate ai vazhdon me atë vrull të madh te ibadetit tërë netëve te Ramazanit. Allahu,subhanehu ve teala, mburret para melaikeve duke u thënë" A nuk thoshit ju se po krijoj shkatërrues e kriminel?! Ja, shikoni angazhimin e tyre për këtë nate!

Komentimi i 5 ajeteve te Sures Kader ?
Ne e kemi dërguar këtë (mesazh) ( Kur'anin ) Natën e Kadrit.

Këtu flitet për faktin se në këtë natë të veçantë është zbritur Kur'ani nga Levhi Mafudhi (Tabela e Ruajtur) mbi atmosferën e tokës. Për shkak se është shpallur një libër i shkëlqyer siç është Kur'ani , në vetvete mjafton për të shpjeguar këtë epitet dhe s'ka nevojë të përmenden të gjitha bekimet dhe virtytet që janë të përfshira.
Në ajetin vijues kur'anor duke cytur edhe ngritur ineresin tonë në këtë çështje të diskutimit shtrohet pyetja:

Kush mund të spjegoj ty se ç'është Nata e Kadrit ?

Me fjalë tjera këtu bëhet pyetje e shtruar: keni ju njohuri se sa madhështore dhe e rëndësishme është kjo natë A keni njohuri se ç'farë të mira dhe dhunti sjellë kjo natë Ajeti kur'anor I po kësaj sureje i numëron disa madhështi që i ka kjo natë duke nau pergjigjur me ajetin e trete ku edhe thote:

Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj

Kuptimi i vërtetë i këtij ajeti është se shpërblimi që i takon njeriut cili e kalon këtë natë në ibadet ne adhurim duke fal namaz duke ber lutje duke lexuar kuran duke bere ndonji veper te mire është më i madh se ti kesh kaluar 1000 muaj në ibadet Adhurim? Çfarë domethënie ka kjo? A donë të thotë se vlera e saj është më e madhe se sa një mijë muaj? Muxhahidi thotë: veprimet e asaj nate, agjërimi i saj dhe falja në atë natë janë më të vlefshme se sa një mijë muaj! Që dmth se ai që vepron ndonjë vepër të mirë është më e vlefshme se sa ai që ka vepruar ndonjë vepër të mirë për një mijë muaj në të cilët nuk ka natë të kadrit!! Çfarë donë të thotë kjo?
Kjo donë të thotë se ai i cili (ka sukses) në këtë natë ai do ta tejkalojë në grada atë të cilin ka kaluar 83 vjet e 4 muaj duke agjëruar, duke u falur dhe duke lexuar Kur?an
Nata e Kadrit në realitet është mundësi për ta zgjatur jeten, sepse një mijë muaj vlejnë më shumë se sa 83 vite e 4 muaj, kurse ai që e arrinë këtë natë dhjetë herë, sikur të kishte jetuar tetëqind e tredhjet vjet, e nëse e arrinë këtë natë njeriu njëzet herë, i zihet sikur të kishte jetuar 1660 vjet. Pa dyshim se kjo është një dhunti shumë e madhe.
Nuk duhet shikuar jeten e gjatë sa duhet shikuar veprat e mira. Andaj shtimi i jetes nuk do të kishte peshë nëse këto vite nuk shfrytëzohen për shtimin e veprave të mira, sepse mund që një çast i vetëm i jetes të jetë më i mirë se tërë jeta e njeriut. Ska dyshim se Nata e Kadrit vlen sa tetëdhjet e tre vite, mirpo nese ajo nate kerkohet dhe kalohet duke e adhuruar Krijuesin e gjithesise duke lexuar Kur'an duke falur namaz e duke bere vepra te mira me te cilat eshte i kenaqur Allahur xh.sh. gjithashtu edhe Pejgamberi a.s. thote ne nje hadithe ? Kush falet natën e kadrit duke qenë i bindur thellë dhe duke shpresuar në Zotin, atij do t?i falën mëkatet e kaluara? (Buhariu dhe Muslimi).
Kështu është Nata e Kadrit .. të pastron o zotëri .. të pastron tërësisht .. të nxjerr të pastër sikur uji i qiellit .. të bardhë sikur retë e qiellit..
A mund ta paramendosh vlerën e kësaj?
A mund të arrish dallimin mes Omer bin el-Hattabit r.a. para islamit dhe Omerit pas islamit?
A mund të arrish dallimin mes el-Fudejl bin Ijadit, të rrebeluarit, vjedhësit, dhe mes el-Fudejl bin Ijadit, adhuruesit mistik dhe të sinqertë?
Në jetën e të gjithë këtyre ishte një ?moment? i cili shndërroi kahen e jetës së tyre, u shndërrua personaliteti i tyre.. s?ka dyshim se ai ishte momenti i udhëzimit të tyre me të cilin u shndërruan nga një gjendje në një gjendje tjetër.
Bëhu i sinqertë ndaj meje .. a nuk dëshiron në jetën tënde një moment të tillë .. i cili do të të bartte nga gremina në të cilën je dhe do të të shndërronte në një njeri të dashur te Zoti, dhe në një njeri të ditur dhe të njohur për ymmetin mysliman?
Përkujto pra se Nata e Kadrit në të cilën ( ke sukses) është nata më shpresëdhënëse në jetën tënde për të arritur këtë moment. Ajo është nata më shpresëdhënëse! ?Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.?. Katadja thotë: në atë natë caktohen gjërat që do të ndodhin gjatë një viti.

"Në të cilën, me lejen e Zotit të tyre, zbresin melekët dhe shpirti (Xhibrili) për secilën cështje"

Në këtë ajet kur'anor është cekur ndër të tjera edhe "Shpirti". Ky emër ka të bëjë me Xhebrailin a.s. Komentatorët e Kur'anit kanë dhënë mendime të ndryshme lidhur me këtë emër. Pjesa dërmuese e komentatorëve të Kur'anit pajtohen me mendimin se këtu është fjala për Xhebrialin a.s. dhe sipas Imam Raziut Allahu e meshirofte nji nga komentuesit e medhej te Kur'anit, i cili thotë se ky është mendimi më i saktë lidhur me çështjen në fjalë. All-llahu xh.sh. së pari përmend melaiket dhe më pas për shkak të pozitës së vacantë e permend edhe Xhebrailin. Ky pra përmendet në mënyrë të veçantë.
Autori i librit Medhahir Hak shkruan se në këtë natë para dhjetra mija viteve janë krijuar melaiket , e më pas në të njejtën natë u krijua edhe Ademi a.s., me krijimin e të cilit paraprakisht ndërlidhet krijimi i lisave drunjve në Xhen-net. Një numër hadithesh dëshmojnë se duaja më këtë natë pranohet. Mendime të ngjashme ne lexojmë në librin "Kitab Durre el-Menthur" dhe sipas një hadithi atë natë (Natën e Kadrita) Isai a.s. është ngritur lartë në qiell fizikisht dhe në të njejtën natë është pranuar pendimi (tevbeja) i Izraelitëve.

"Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit

Po kjo është personifikim i njëmendtë i paqes. Gjatë këtyre orëve të kësaj nate melaiket dërgojnë selame besimtarëve të mirëfilltë duke adhuruar All-llahun xh.sh. Ndërsa një grup i tyre zbret , një grup tjetër ngritet lartë në qiell. Kështu thuhet në një hadith. Sipas një interpretimi tjetër thuhet se nata është e qetë dhe e sigurtë nga çdo keqbërje dhe djallëzirë. Këto bekime mbeten gjatë tërë natës deri sa të agojë dita, por nuk ceket orë e caktuar. Në hadithe është treguar se All-llahu është paqë dhe se prej emrave te All-llahut është edhe emri Paqë. Nata e Kadrit është natë e paqës, sepse është nata e parë në të cilën ka zbritur Kur'ani. Pra, All-llahu botës ia dëshiron paqën dhe sigurinë, ia dëshiron shoqërisë shpëtimin nga rezilat, pastrimin e zemrës dhe shpirtit nga urrejtjet, pastrimin e raporteve nga devijimi, e llojlloj paqeje në shoqëri, madje edhe në botë.Duhet potencuar se paqa nuk mund të realizohet në mungesë të islamit. Nata e Kadrit është lindja e Islamit, andaj edhe duhet të jetë pikënisja e muslimanit, e jo vetëm një pikë kalimtare, por duhet të jetë pikë e ndryshimit në jetën e tij, e jo vetëm përkujtim me rituale të caktuara. Shumë njerëz hadithin që flet për namazin në Natën e Kadrit, e kuptojnë në kuptimin tekstual, kurse si pjesë e këtij kuptimi është edhe zbatimi i porosive dhe kërkesave të kësaj nate, pasi të përfundon kjo natë.

6. Bereqetet e Natës së Kadrit ?

Ky muaj i bekuar i Ramazanit, përpos bekimit të netëve të veta, ka edhe një natë të veçantë e cila e ka bekimin e vet. Natë të cilën duhet ta shfrytëzojmë, me qëllim që të gëzojmë të mirat dhe bekimet që i ngërthen në vete. Ai që sillet me injorim ndaj kësaj nate, ai që e neglizhon këtë natë, pa dyshim se është një njeri shumë shkurtpamës dhe i pafat. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Kush privohet nga të mirat e kësaj nate është i privuari". (sahih). Andaj duhet përpjekur dhe vepruar, duhet nxituar dhe luftuar për ta shfrytëzuar në formën më të mirë këtë natë. Nata e Kadrit është një natë përplot me të mira, një natë e ndershme, me vlerë të madhe dhe me llojlloj bereqete.
- Prej bereqeteve të kësaj nate është se është më e vlefshme se një mijë muaj. "Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!". Domethënë më e mirë se tetëdhjet e tre vjet e katër muaj.
- Prej bereqeteve të kësaj nate është se në këtë natë ka zbritur Kur'ani:
"Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm".(Ed- Duhan: 3). ?
Prej bereqeteve të kësaj nate është: " se ai që e ngjall me adhurime me besim dhe shpresim të shpërblimeve, i falen mëkatet që i ka bërë më herët", hadithin qe permendem me larte. Këto janë disa bereqete të kësaj nate, edhe pa dyshim se janë vetëm një pjesë shumë e vogël e gjërave me të cilat All-llahu e ka veçuar këtë ummet, i cili është ummet i bereqetshëm, Libri i këtij ummeti është i bereqetshëm dhe Pejgamberi i këtij ummeti është i bereqetshëm. Bereqetet që ia ka sjellur All-llahu këtij ummeti për shkak të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, janë të shumta. All-llahu ka lëshuar bereqet në këtë ummet në mëngjesin e hershëm, i ka dhënë bereqet në punët e tyre, dijen e tyre, andaj e ka bërë ummetin më të mirë dhe më fisnik te All-llahu.

Suren El-Kadr përse Zoti e zbriti nga suret e shkurtera e jo nga ata suret e gjata?

Kur të shumfishohet brenga dhe të shtohen detyrat dobësohet dhe zbehet feja te njerëzit, andaj prej bujarisë dhe mëshirës së All-llahut është që në Kur'an ka zbritur sure të shkurtëra dhe disa të tjera që janë të gjata, që tu përshtaten njerëzve me ambicje të ndryshme gjatë shekujve. Ska dyshim se suret e shkurtëra janë stacion i rëndësishëm në jetën e shumicës së muslimanëve, sepse shumica e muslimanëve vetëm suret e shkurtëra i dinë dhe vetëm ato i lexojnë në namaz, andaj ka nevojë për meditimi rreth tyre, për të sqaruar qëllimet dhe dimenzionet e ndryshme që i bartin në vete, edhe ate për disa shkaqe:

1- Lidhshmëria e shumicës së muslimanëve me to.

2- Zbulimi i sekreteve të mëdha që gjinden në këto sure.

3- Ngritja për ta kuptuar tërë Kur'anin.

Në realitet shumë sure të Kur'anit në një formë ose tjetër i përmbajnë synimet e Kur'anit, pra përmbajnë monoteizmin, edukimin, tregimet, sjelljen, etj. Pra ky eshte edhe nji nga qellimet qe surja KADER eshte nga suret e shkurtera qe te gjith njerezit te lidhen me ket sure dhe te kuptojne dobit dhe porosit e kesaj sureje.

8. Si ta kërkojmë natën e Kadrit?

Lejletul kadër (nata e kadrit) është nata më e bekuar. Një person i cili e humb atë me të vërtetë ka humbur një sasi të madhe të mire. Nëse një besimtar është shumë i zellshëm për t?ju bindur Allahut dhe për të shtuar veprat e mira në regjistrin e tij, ai duhet të përpiqet që të takohet me këtë natë dhe ta kalojë ate në adhurim dhe në bindje (ndaj Allahut). Nëse kjo do t?i pranohet atij të gjitha gjynahet e mëparshme do t?i falen.
Duke falur namaz nate (kijam ul lejl)
Është e rekomanduar për të bërë një namaz nate të gjatë gjatë netëve në të cilat mund të qëllojë Nata e Kadrit. Kjo tregohet në shumë hadithe, si mëposhtë: Ebu Dheri, radijallahu anhu, transmeton: ?Ne agjëruam me të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, në Ramazan. Ai nuk na udhëhoqi në falje aspak deri kur kishin mbetur shtatë netë të Ramazanit. Atëhere ai u ngrit me ne (për tu falur) derisa një e treta e natës kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne në ditën e gjashtë. Në natën e pestë, ai u fal me ne derisa gjysma e natës kaloi. Kështu ne i thamë:?O i dërguar i Allahut!A po falesh me ne tërë natën?? Ai u përgjigj: ?Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit me Imamin derisa (imami) ta përfundojë faljen, është e regjistruar për të që ai është falur tërë natën...?Transmeton tirmidhiu.)
Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka transmetuar që i dërguari i Allahut ka thënë: ?Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit (dhe nëse i bëhet e mundshme atij) nga besimi i tij dhe shpresa (për shpërblimin e Allahut) do t?i falen të gjitha gjynahet e mëparshme?.[El- Buhari dhe Muslimi, me shtesë ?dhe nëse i bëhet e mundshme atij? është e regjistruar nga Ahmedi nga një transmetim i Ubade Bin es-samit, nënkupton që është e lejuar për të qënë midis adhuruesve të sinqertë gjatë kësaj nate të bekuar]

Bërja e duave
Është gjithashtu e rekomanduar të bëhen dua të gjata gjatë këtij muaji. Aisha, radijallahu anha, ka transmetuar që ajo e ka pyetur të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem: ?O i dërguari i Allahut! Nëse unë ta di se cila është nata e Kadrit, cfarë duhet të them gjatë saj??
?O Allah! Ti je falës. Ti e do faljen. Më fal mua?. [I transmetuar nga Ahmedi, Ibën Maxhe, dhe et-Tirmidhi]

Shmangja nga kënaqësitë e kësaj bote për hir të adhurimit
Është e rekomanduar për të shpenzuar më tepër kohë në adhurim gjatë netëve në të cilat Lejletul Kadër (nata e kadrit) është e mundshme të bjerë. Kjo thirrje për tu shmangur prej shumë dëshirave të kësaj bote bëhet në mënyrë që të sigurohet kohë dhe mendime vetëm për Allahun. Aisha, radijallahu anha, ka thënë: ?Kur dhjetë ditët e fundit (të Ramazanit) fillonin, Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, do ta shtrëgonte izarin e tij (ai qëndronte larg nga gratë e tij në mënyrë që të kishte më shumë kohë për adhurim), e kalonte tërë natën zgjuar (duke u falur) dhe zgjonte familjen e tij?.[El-Buhari dhe Muslimi]
Dhe ajo, radijallahu anha, gjithashtu ka thënë: ?I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, e shtonte adhurimin më shumë në dhjetë ditën e fundit sesa në ditët e tjera?.[Muslimi]

Fati i gjith krijesave per vitin e ardheshem?

Allahu i Madhëruar dërgoi Kuranin në këtë natë të cilën Zoti e ka përshkruar si të bekuar. Shprehja ?Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë? do të thotë se në atë natë fati i të gjitha krijesave vendoset për vitin e ardhshëm.
Në atë natë shkruhet se kush do të jetojë, kush do të vdes, kush do të shpëtohet, kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në xhenet, e kush do të paracaktohet për në xhehenem, kujt do t?i dhurohet nderi, kush do të turpërohet, ku do të paraqitet thatësia dhe uria, si dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu i Madhëruar atë vit. Ajo që nënkuptohet me idenë se fati i të gjitha krijesave shkruhet në Natën e Kadrit është (Allahu e di më së miri) se në Natën e Kadrit ato barten prej Leuhi Mafhudhit.
Abdullah ibn Abasi dhe Hasan ibn Aliu, radijall-llahu anhuma, kanë thënë: "Natën e Kadrit All-llahu i përcakton të gjitha exhelet, rizkun, krijimin deri në vitin e ardhshëm".

Cfare mund të bëni në Natën e Kadrit ?

I Dërguari i Allahut e ushtronte veten gjatë dhjetë ditëve të fundit me devocion në një shkallë më të lartë se ndonjë herë tjetër.? (Muslim) Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Profeti a.s. ka thënë : Shikoni për Leljetul Kadr në natët tek gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit (Buhari). Profeti a.s. ka thënë: ?Kushdo që lutet gjatë natës së Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblimin e saj, do t?i ketë të gjitha mëkatet e mëparshme të falura. (Buhariu dhe Muslimi transmetuar nga Ebu Hurejra). Këtu gjenden disa këshilla për gjërat që mund të bëjmë gjatë natës së Kadrit dhe kohës para dhe pas saj.
1. Merr një kohë pushimi për Allahun
2. Bëj itikaf.
3. Bëj këtë dua të veçantë
Aisha, Allahu qoftë i kënaqur më të, ka thënë: E kam pyetur të Dërguarin e Allahut: ?O i Dërguar i Allahut, nëse e di se në çfarë dite është nata e Kadrit, çfarë duhet të them gjatë saj? Ai i ka thënë: ?Thuaj: O Allah, Ti je falës dhe Ti pëlqen të falësh, prandaj më fal mua.? (Ahmed, ibn Mexhah dhe Tirmidhi). ?Allahumme inneke afuen tuhibul afua fa fu anni?
4. Leximi i Kuranit
5. Reflekto mbi kuptimin e Kuranit
6. Bëj që të pastrohen mëkatet
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i ka thënë: Kushdo që qëndron (në falje) në natën e Kadrit, duke e ushqyer besimin e tij me vetë vlerësim, duke pritur shpërblim nga Allahu, do t?i ketë gjithë mëkatet e tij të mëparshme të falura. (Buhari dhe Muslim) Mos u fal vetëm me sure të shkurtëra. Përpiqu ta bësh namazin më të gjatë, më të thellë dhe më kuptimplotë.
7. Bëj një listë me dua personale
8. Vlerëso veten.
Pyete veten për ato pyetje që janë të nevojshme për tu pyetur. Bëj një vlerësim të asaj se ku je dhe ku po shkon. Bëje këtë vlerësim të të prijë drejt të ndjerit të lumturisë për të mirën që ke bërë dhe pendohu për të keqen që ke bërë. Kjo ndjenjë e mëvonshme do ta bëj më të lehtë të kërkuarit falje të sinqertë Allahut, kur bën duanë e përmendur në këshillën e numrit të mësipërm.
9. Bëj dua të gjata, të sinqerta dhe të thella. ....
10. Ngrënia e iftarit me famijlen .....
11. Merr familjen për teravi .....
12. Ndiq duatë pas përfudimit të recitimit të Kuranit....
13. Përfundo leximin e një libri për Profetin.... .
14. Planifiko për vitin tjetër .....
Pasi ke bërë një vetë vlerësim, mund të planifikosh se ku dëshiron të shkosh, të paktën në 12 muajt në vijim. Lejletul Kadri është një natë e rëndësishme, për të cilën duhet menduar (duke mos u larguar nga adhurimi), pasi inshalla duhet të jesh në një gjendje më të mendueshme. Mund të zgjidhni për ti përkushtuar një nate të fuqishme për vlerësim dhe një natë për planifikim për vitin tjetër.
15. Bëj një listë për natën e Kadrit. ....
Bëj një listë se çfarë do të bësh në natën e Kadrit. Kjo do të përcaktonte sesi do të pëlqenit ta kalonit këtë natë, që është më e mirë se një mijë muaj. Merr gjëra prej listës dhe përcakto vazhdimësinë që do të pëlqenit t?i bënit gjërat. Kjo do t?ju ndihmojë në shmangien e kalimit të kohës me biseda jo frytdhënëse, të cilat janë të pranishme në atmosfërën festive të xhamive në natën e Kadrit.

Fundi

Pra, Nata e Kadrit është natë e madhe, natë e kthesave historike dhe ripërtrirjes së njeriut dhe mbarë njerëzisë në të gjitha sferat e jetës, natë që i dha shenjtëri besimit, dijes e shkencës, meditimit të pastër, forcimit të personalitetit dhe ngritjes së vetëdijes së njeriut rreth Krijuesit, vetvetes dhe gjithçkahit që e rrethon atë, humanizimit të tij të përgjithshëm vetëm për një qëllim: që njeriu të jetë mëkëmbës i vërtetë i All-llahut në tokë dhe gjithësi.
Në fund lusim All-llahun e Madhërishëm që të na jep mundësi dhe aftësi që me bindje të plotë t?i qasemi kësaj nate, me qëllim që sa më mirë ta përjetojmë dhe sa më mirë t?i shfrytëzojmë vlerat dhe begatitë e saj. Le ta nderojmë këtë natë të bekuar duke i kërkuar ndjesë të Madhit Zot, për gabimet e mëkatet që kemi bërë, e t?i lutemi që të na udhëheqë e të na bëjë prej atyre që e mësojnë Kuranin, i kuptojnë dhe i zbatojnë mendimet e tij.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës