Lamtumir o Ramazan, miku jonë i dashur...

Sa vështir është të ndahesh nga miku i dashur, lotët të rrjedhin, zemra dridhet dhe kur e përqafon e shtrëngon me fuqinë tende, sikur dëshiron zemrat ti bashkosh dhe të mos lejosh këtë ndarje...

A thua kjo ndarje i ngjan ndarjes së Profetit të dashur nga Umeti i tij, kur Omeri – paqja qoftë mbi të – u ngrit në minber nxori shpatën e tij dhe bërtiti: "Pasha Allahun, ai i cili thotë se Muhamedi ka vdek do t'ia pres qafen e tij".

Nuk mund ta imagjinonte jetën e tij pa të dërguarin e Allahut, pa buzëqeshjen e tij, pa butësinë e tij, pa njeriun më të dashur në jetën e tij. Por kur e kuptoi se me te vërtet i dërguari i Allahut kishte ndërruar jetë, i tronditur duke u dridhur u mbështet në një shtyllë të xhamisë dhe filloi të qante dhe nuk nxirrte zë.

Por, ky Profet i Allahut – paqja qoftë mbi të – kishte një mision të caktuar, një mision universal ku duhej pa tjetër të përmbushje, dhe ta formonte një shoqëri e cila do ta barte misionin e tij tek brezat e tjerë.

Këtë mision e përmend libri i Allahut: "(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiri i juaj të dërguar t'u lexojë ajetet Tona, t'ju pastrojë, e t'ju mësojë librin dhe urtësinë, e edhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit." (el-bekareh 151)

Dhe ky mision nuk ishte fare i lehtë, kishte dhimbje, kishte vuajtje, por vuajtjet ishin ato që i forconin zemrat besimtare dhe i skalitshin ato për përballimin e vuajtjeve pas përfundimit të misionit të Profetit...

Thotë Allahu i madhëruar: "E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin, e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!" (el-bekareh 173)

Andaj edhe Ramazani, ky mik i joni i dashur ka mundime e dhimbje, por në mundime e vuajtje hetohet miqësia e vërtet.

Erdhi ky muaj fisnik të na e përforcoj besimin tonë që të përballemi me stuhitë e jetës dhe të ngadhënjejmë mbi to, të na e rifreskoj lidhjen tonë me Allahun, të na i plotësoj mangësitë tona, dhe te na zbukuroj me stoli të reja që ta tejkalojmë çdo sprovë....

Thotë Allahu fuqiplotë: "A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët." (el-ankebut 2-4)

Erdhi ky muaj të na thotë, për tridhjetë dit u ngrite në syfyr për të ngrënë, vazhdo të zgjohesh në syfyr, por jo për të ngrënë se ushqim do hash gjithë ditën, por për diçka që është më e mirë dhe më me vlerë, të përkulesh dhe ti nënshtrohesh Perëndisë tende, kur të tjerët janë të zhytur në ëndrrat e tyre, ti veçohu me Krijuesin tënd, lute e madhëroje, përulju e lavdëroje...

Thotë Allahu fuqiplotë në përshkrimin e tyre: "Të devotshmit janë në kopshte e burime. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës. Ata qenë të cilët pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet." (edh-dharijat 15 -18)

Dhe transmeton Aliu – Allahu qoftë i kënaqur me të – se i dërguari i Allahut – paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: "Me të vërtet në xhenet ka dhoma ku shihet jashtësia e saj prej brendësisë së saj, dhe brendësia e saj prej jashtësis së saj. Një beduin tha: "Për kë janë ato o i dërguar i Allahut? Iu përgjigj: "Për atë i cili i ëmbëlson fjalët, i ushqen nevojtarët, e vazhdon agjërimin dhe falet natën kur njerëzit janë duke fjetur" (transmeton Tirmidhiu)

Andaj Ramazani sikur na thotë Allahu mua më nderoi dhe ma dhuroi një port të xhenetit, dhe un do të jem o miku im Ai i cili do të të nderoj në botën tjetër, atëherë kur të gjithë do të ikin nga ti, un do ta zgjas dorën dhe do të ndërmjetësoj tek Allahu që ti të hysh në xhenet përmes kësaj porte.

Thotë Allahu i lavdëruar: "Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet. Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura, Të buzëqeshura e të gëzuara. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhuruara" (abese 34-40)

Apo ndoshta kjo ndarje i ngjan ndarjes së Musës – paqja qoftë mbi të – nga Njeriu i drejt (Hidri), kur ky i fundit i mësonte Musës urtësinë, mirëpo Musa nuk mundi të bënte durim ndaj gjerave të pa pritura dhe interesante të cilat i shihte, andaj Hidri vendosi të ndahet prej tij.

Këto janë fjalët e Hidrit në Kur'an: "Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të kesh durim!" (el-kehf 78)

Thotë i dërguari i Allahut: "Allahu e mëshiroftë Musën, dëshironim sikur të bënte më shumë durim, që të na rrëfehej çështje tjera prej atyre dyve" (transmeton Buhariu)

Andaj këtë durim erdhi të na e mësoj Agjërimi, duke na thënë që pasi durove ndaj ushqimit, ujit dhe epshit për tridhjetë dit, nëse e ke këtë tempo të durimit mund të mësosh çdo gjë, dhe të triumfosh ndaj çdo gjëje...

Mua më nderoj Allahu me fillimin e zbritjes së Kur'anit në netët e mija, Thotë Allahut: "Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani" (el-bekareh 185) dhe atë natë të madhërishme e bëri më të vlefshme se një mijë muaj "Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!"(el-kadr 3), andaj nderoje veten me leximin e Kur'anit, fjalës Hyjnore, bëre kushtetutë të jetës tënde dhe kurrë mos u ndaj prej tij, sepse shpëtimi dhe lumturia e jote në këtë bote dhe në boten tjetër është brenda tij.

Për tridhjetë dit ju edukova të jeni të bashkuar, ta ndërprisni ushqimin së bashku, të filloni ushqimin së bashku, ta adhuroni Allahun së bashku, ti përjetoni dhimbjet së bashku, andaj vazhdoni të jeni të bashkuar, e mos u ndani e të copëtoheni, e njeri tjetrin ta urreni, dhe mos e kundërshtoni fjalën e Allahut, i cili ju drejtua juve duke ju thënë: "Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit." (el-bekareh 46)

Dhe për tridhjetë ditë ju gëzoheshit kur vinte koha e iftarit, andaj mos i harroni dhe mos i leni pas dore ata njerëz të cilët nuk kanë çfarë të hanë, sepse ata ju shikojnë juve sikur ju që e shikonit diellin kur po perëndon që të filloni të hani, andaj gëzoni ata sikurse gëzoheshit edhe ju me iftarin, sepse i keni vëllezër dhe duhet ta doni njeri tjetrin. Sepse Profeti i Zotit ju edukonte duke thënë: "Nuk ka besuar askush prej jush, përderisa nuk ia donë vëllait të tij atë që e dëshiron për vete" (transmeton Buhariu)

Para se të shkoj, e di se nesër do ta keni festë, dikush feston nga gëzimi që un po largohem, e dikush feston për vlerat të cilat i fitoi sa isha në mesin tuaj, andaj po jua lë porosinë të cilën Profeti i Allahut – paqja qoftë mbi të – ua la shokëve të tij në hytben e lamtumirës: "Po ua lë pas meje librin e Allahun dhe sunetin (rrugën) e të dërguarit të tij, që nëse kapeni për to asnjëherë nuk do të devijoni" pas kësaj sytë e të gjithë sahabëve u mbushen me lot, por ju mos lotoni sepse nesër keni festë, por në asnjë moment mos e harroni Allahun, sepse thotë: " Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos Më mohoni." (el-bekareh 152)

Andaj e falënderoj Allahun që ma mundësoj për të ju vizituar, dhe më lejoni të nisem drejt portës së xhenetit, atje ku do te jetë vendtakimi jon.

Paqja Mëshira Bekimi i Allahut qoftë mbi ju...


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës