Përpjekja dhe puna e vazhdueshme janë karakteristikë e besimtarëve!!!


Për besimtarin vakti i xhumasë është kohë e bekuar dhe mundësi për të marrë pjesë në një adhurim të përbashkët - namaz dhe hutbe (predikim). Gjithkush ka zhvillimin e tij personal dhe rritje në besim. Si një komunitet besimtarësh kemi si detyrim dhe përgjegjësi në interpretimin dhe transmetimin e vlerave themelore që parashtrohen dhe për të cilat diskutohet rreth Islamit në epokën moderne, sfidë se si të përgjigjemi dhe t’u ndihmojmë besimtarëve të kuptojnë dhe njohin rolin e tyre në një botë përplotme jo stabilitet dhe shpesh me të folurit negativ në lidhje me fenë tonë.

Negativisht për Islamin nuk flasin vetëm jo myslimanët, përkundër, sot imazhin negativ të Islamit, nga injoranca dhe sjellja jo shembullore të tyre, e manifestojnëedhe shumë myslimanë. Në një botë të marrëdhënieve gjithnjë e më komplekse, xhumaja edhe më tej mbetet mundësia për forcimin shpirtëror të karakterit dhe shprehjes së përkatësisë në një komunitet besimtarësh, e cila përmes namazit dhe të menduarit mbi tema të rëndësishme synon për të përmbushur amanetin e marrë në dëshminë e besimit. Besimtari synon të ruajë shpresën në Mëshirën e Zotit, duke besuar dhe duke bërë vepra të mira.
Ka shumë myslimanë të cilët jetojnë jashtë rrethanave tradicionale myslimane. Për shumë myslimanë që jetojnë jashtë rrethanave tradicionale myslimane,është frymëzim i madh periudha mekase e misionit të Pejgamberit s.a.v.s., në të cilën sinqeriteti i besimit, fuqia e vullnetit të njeriut, vendosmëria dhe këmbëngulja ndërtoi një komunitet që ka ndryshuar rrjedhën e qytetërimit njerëzor.
Ka shumë shembuj në kohët moderne si individë shumë të suksesshëm, të cilët duke dëshmuar për besnikërinë e tyre ndaj Islamit kanë arritur statusin e rëndësishëm shkencor, shoqëror dhe kulturornë rrethana dhe ambiente jo-myslimane. Prandaj, Islami është forcë shpirtërore për çdo person që synonzbatimin në praktik të urdhrit kuranor: "Besoni dhe bëni vepra të mira".
Çdo aktivitet konsiderohet si punë e veprim nëse është e qëllimshme apo e udhëhequr nga synimet dhe qëllimet. Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe secili do të shpërblehet në bazë të qëllimeve të veta." (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
Puna duhet të bazohet në njohuritë. Në Kuran, urdhri Hyjnor është: "Mos ano (shko) kah ajo që nuk e dini, me të vërtetë, të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra (mendja), të gjitha këto janë përgjegjëse për atë (që ka anuar)!" (El-Isra, 36). Nga ana tjetër, njohja duhet të bazohet në punën, përkatësisht të jetë e dobishme. Çdo ditë, myslimani dhe myslimanja kërkojnë nga Zoti i Lartësuar të dyja, përkatësisht e lusin Atë për "njohuri të dobishme dhe veprim të drejtë".
Puna kërkon përpjekje dhe mund. Por, në traditën islame përpjekja nënkuptohet si ngarkesë pozitive më shumë se si një barrë negative. Puna parashikohet si një mënyrë për shlyerjen e mëkateve të përditshme. Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Zoti i Plotfuqishëm do të falë atë i cili në fund të ditës është rraskapitur nga puna e duarve të tij". (Hadithin e shënon Taberaniu)
Në punë është e domosdoshme ndjenja e përgjegjësisë. Nuk është e mjaftueshme që të ketë vetëm kapacitet. Përgjegjësia e cila përfshin besimin, ndershmërinë, sinqeritetin dhe integritetin gjithashtu është e rëndësishme në mënyrë që të arrihet dhe realizohet një punë e mirë. Kur pejgamberi Musa a.s., u takua me vajzën e pejgamberit Shuajb a.s., dhe se kishte ardhur për të thirrur atë kështu që atij t'i jepet shpërblimi për ndihmën e tij, ajo vërejti tek ai dy tipare: aftësinë dhe përgjegjësinë. Në pajtim me tekstin kuranor, ajo kërkoi nga i ati i saj për të punësuar atë duke i thënë: "O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!"(El-Kasas, 26). Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Secili prej jush është bari dhe secili do të jetë përgjegjës për tufën e tij." (Hadithin e shënon Buhariu).
Islami e dënon dhe ndalon çdo formë të mashtrimit, marrjes së parasë në mënyrë jo të ligjshme apo çdo formë të korrupsionit. Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Nuk na përket neve ai i cili mashtron." (Hadithin e transmeton dhe shënon Muslimi). Pejgamberi s.a.v.s., gjithashtu ka thënë: "Përmbushe besiminatij që të beson, dhe mos e tradhto atë i cili të ka tradhtuar". (Hadithin e shënon Ebu Davudi).
Pas lindjes, Merjemës nuk i është zbritur sofra nga qielli, por në një gjendje të tillë, si për një grua të zgjedhur, nga ajo kërkohet mundi: "E ti shkunde trungun e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta." (Merjem, 25)
Kjo është një konstante në të mësuarit islam: mbështetja dhebesimi në Zot dhe përpjekje e vazhdueshme, punë dhe mund në këtë botë.
Asnjë rezultat apo përparim ose ndryshim nuk mund të arrihet pa përpjekje të madhe dhe punë e vështirë. Zoti i Plotfuqishëm na mëson se njeriu pas vendimit duhet të mbështetet në Zotin e Plotfuqishëm: "...e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten". (Ali Imran, 159)
Dhe thotë i Plotfuqishmi: "Dhe thuaj: "Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t'ju njoftojë për atë që vepruat".(Et-Teube, 105)
Është e qartë se edhe pas investimit të mundit të madh rezultate mund të duken të vogla, por është e rëndësishme që njeriu të kuptoj kalueshmërinë e kësaj bote dhe amshueshmërinë e botës së Amshueshme dhe të gjendet matja që të mbesim të pavarur nga njerëzit. Hadithi në vijim mund të jetë një frymëzim për neve në këtë kontekst.
"Muhamedit a.s., i erdhi një njeri dhe i tha: Më propozo mënyrën e punës (marrëdhënies) për shkak të cilës do të më dojë Allahu dhe njerëzit. Pejgamberi s.a.v.s., iu përgjigj: Mos lejo që kjo botë të të zotëron dhe Allahu do të dojë, mos lejo që me ty të zotërojë ajo që kanë njerëzit edhe ata do të të donë."

Pa përpjekje nafaka e hollë

Në një vend jetonin i ati dhe i biri. Të dytë ishin të ditur. I ati ishte shumë i vyeshëm, kurse djali dembel. Babai i tij e detyroi atë për të punuar, duke i treguar atij për pasojat e jo punës dhe përtacisë, duke i kujtuar atij se Kurani kërkon prej neve mund dhe punë e duke i referuar punën me fjalët: “Ve enlejselil-insaniilla ma se'a” - “Se për njeriun nuk ka gjë më të mirë se puna dhe përpjekja e tij”. Kurse i biri iu përgjigj se Allahu i garanton çdokujt nafakën me fjalët: “Ve ma mindabbetin fil-erdiilaalallahirizkuha”. Babai i tij i tha se ai e di këtë ajet kuranor, mirëpo shtrohet pyetja se çfarë lloj dhe sasie për nafakën e garantuar bëhet fjala. Mirëpo, i biri mbeti në mendimin e tij.
Një ditë djali shprehu dëshirë që pak të shëtisë nëpër botë dhe për të provuar se a ka nafakë më të mirë se ajo e duarve të babës. Duke udhëtuar andej këndej, prej vendi në vend, mbeti në një vend ku i pëlqeu jetesa. Kur ai kishte shpenzuar të gjitha të holla, e kupton se askush nuk dëshiron ta e pranon dhe vendos të kthehet në shtëpi. Në udhëtimin e tij e zuri nata në një pyll dhe ai e kaloi natën në një shkurre. U zgjua herët dhe pa një dhelpër, e cila ishte e sëmurë dhe me vështirësi e duke zvarrituru fut në një shkurre, e që aty u vendos dhe u shtri, sepse nuk mundi tutje. Atëherë ai u kujtua: ,,Dhelpra është e sëmurë, ajo vetë nuk është në gjendje të sigurojë ushqim", dhe qëndroi në atë vend tre net duke vëzhguar, për të parë nëse ajo do të arrijë tek nafaka e saj. Pas tri net e pa ujkun se si e sjell pre në dhëmbët e tij dhe e lëshon jo larg dhelprës.
Kur ai e hëngri prenë e vetë deri te kocat, u largua. Dhelpra duke u zvarritur u afrua kockave të presë së ujkut dhe filloj të hajë nga mbetja e saj, dhe në fund i lëpiu kockat e presë. Pas kësaj përvoje, udhëtari e vazhdoi udhëtimin e tij. Kur arriti në shtëpi, i ati e pyeti se ku ishte dhe çka përjetoi, dhe pse u kthye kaq shpejtë në shtëpi. Djali i tij i tregoi për të gjitha dhe në fund edhe rreth ngjarjes në mes të dhelprës dhe ujkut, duke thënë se e kishte të drejtë, se Allahu xh.sh., çdokujt i ka garantuar nafakën e vetë, duke e përfshirë edhe dhelprën e sëmurë. I ati iu përgjigj me fjalët: ,, Eh, biri im, është e vërtetë se Allahu i ka garantuar nafakën çdokujt, mirëpo çfarë?
Ti e more shembull dhelprën e sëmurë, e cila tek ditën e tretë diçka shijoi, dhe atë pas tjetërkujt i lëpiu vetëm kocat, e pse nuk e more si shembull ujkun, turp të të vije, i cili është ushqyer vetë dhe një pjesë tjetër i solli edhe dhelprës."


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës