Ndikimi i stresit në shëndetin e njeriut

Edhe pse është e qartë se faktorë të tillë si trashëgimia dhe mënyra e jetesës janë ndër shkaktarët kryesorë, stresi poashtu mund të kontribuojë për rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Është e këshillueshme për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien për të kuptuar se çfarë gjërash shkaktojnë stresin, dhe për të gjetur mënyra për eliminimin e këtij stresi.

Këtu janë disa këshilla për të mbajtur nën kontroll stresin:

Identifikoni shkakun
Ushtroni rregullisht
Pushoni fizikisht dhe mentalisht
Hani shëndetshëm
Flini me rregull

Ndikimi i stresit në zemër

Stresi luan rol fatal në qarkullimin e gjakut, duke sjell sëmundje koronare të zemrës dhe atak kardiak. Studiuesit theksojnë se ky fakt nuk është për t’u habitur, pasi stresi mund të rrisë presionin e gjakut, të ngushtojë enët e gjakut duke rritur nivelin e kolesterolit apo të përshpejtojë shkallën e mpiksjes së gjakut. Stresi konsiderohet si një faktor i rrezikshëm për sëmundjet e zemrës, për konsumatorët e duhanit, si edhe për personat që janë mbipeshë.

Ndikimi i stresit në stomak

E keni menduar ndonjëherë që stresi ndikon edhe në stomak? Po, kjo është e vërtetë, sepse sistemi gastrointestinal është objektivi i gatshëm për pjesën më të madhe të stresit në jetën tuaj.
Stresi ndikon në sekretimin e acidit në stomak dhe mund të përshpejtojë ose ngadalësojë procesin e peristaltikës (tkurrje ritmike të muskujve tek zorrët). Stresi në stomak ndikon negativisht në mirëfunksionimin e zorrëve duke sjell probleme dhe me kolitin.

Ndikimi i stresit në sistemin imunitar

Në dekadën e shkuar shumë prova kanë mbështetur teorinë se stresi ndikon në sistemin imunitar. Në lidhje me këtë shkencëtarët kanë shpikur edhe një emër tjetër duke e quajtur “Psychoneuroimmunology”.
Shkencëtarët që vendosin të shkojnë më thellë në lidhje me këtë studim njihen me pjesën emocionale, hormonale dhe me ndryshimet në sistemin nervor dhe imunitar. Më tej studimet kanë treguar se stresi mund të luajë një rol në acarimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të sistemit imunitar, si HIV, AIDS, herpes, kancer metastazë, infeksion viral, artrit dhe alergji të caktuara.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.