Në Stamboll u mbajt takimi i dytë i Këshillit të Fetvave

Më 16 -17 dhjetor, në Stamboll të Turqisë, u mbajt takimi i dytë i Këshillit të Fetvave i Organizatës Islame të Shteteve të Evroazisë, ku morën pjesë përfaqësues të 33 shteteve nga Evropa dhe Azia, gjegjësisht anëtarët e Këshillit për Fetva të kësaj organizate

Nga Republika e Kosovës mori pjesë përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, këshilltar i Myftiut dhe sekretar i Këshillit për Fetva të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në hapjen solemne të takimit të dytë merrte pjesë edhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof.dr. Ali Erbash-i, i cili përshëndeti të pranishmit duke u uruar suksese gjatë punimeve dhe në veçanti theksoi rëndësinë e unitetit veprues kundrejt pyetjeve dhe çështjeve me të cilat po ballafaqohen besimtarët në kohët moderne dhe detyrën e ulemasë për t’u dhënë përgjigje të duhura e adekuate, të bazuara ne burimet e së drejtës islame, trashëgimisë së pasur të ulemasë dhe rrethanave te reja të krijuara, gjithnjë duke mbajtur në qendër të vëmendjes interesat e besimtarëve.

Takimi kishte gjithsej katër sesione .

Me qëllim të shkëmbimit te përvojave mes institucioneve anëtare, në sesionin e parë, të gjithë anëtarët e Këshillit për Fetva prezantuan historikun, metodat dhe traditën e institucioneve të tyre për marrjen e vendimeve për fetva, për të vazhduar më tej me seancat shkencore mbi çështje bashkëkohore nga fusha e mjekësisë e në të cilat seanca ishin prezentë edhe ekspertë të fushës përkatëse .

Në fund të këtij takimit, pas diskutimeve dhe debateve të zhvilluara gjatë dy ditëve në katër sesione, Këshilli për Fetva i Organizatës Islame të Shteteve të Evroazisë miratoi dhe nxori disa fetva që kanë të bëjnë me çështje bashkëkohore nga fusha e mjekësisë./bislame/







Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Familly Kost Elite e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.