Kalifi dhe i urti

Një i urtë erdhi tek kalifi i asaj kohe, dhe kalifi i tha: - Më këshillo!

I urti i tha: - Dije, o udhëheqës i besimtarëve se njëherë udhëtova në Kinë dhe mbreti kinez ishte shurdhuar. U takova me të një ditë, e pashë duke qarë dhe më tha: “Nuk derdh lot për shkak të humbjes së dëgjimit, por për shkak se ndonjërit që i është bërë padrejtësi do të qëndrojë në derën time duke kërkuar ndihmë e unë nuk do ta dëgjoj rënkimin e tij. Por, falënderoj Zotin që ma ka ruajtur shikimin.” Dhe ky mbret urdhëroi që tellalli të kumtonte: “Kujt i është bërë padrejtësi, të veshë rroba të kuqe!” Mbreti kinez i hipur në elefant për çdo ditë shëtiste për të parë ndonjë që kishte rroba të kuqe, që ta mbronte nga padrejtësia që i është bërë.
Andaj, o prijës i besimtarëve, shiko këtë mbret kinez jobesimtar çfarë keqardhjeje ka ndier ndaj robve të Zotit, andaj merr mësim!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi