Këtë vit do të bëhet inaugurimi i bibliotekës së Xhamisë së Hadumit dhe Medresës së vogël në Gjakovë

Biblioteka e Xhamisë së Hadumit tashmë vetëm ka marrë formën e saj përfundimtare. Duket që punimet që janë bërë kanë ruajtur pamjen e saj autentike. Rindërtimi I saj është bërë nga ekspertë të Turqisë ndërsa financimi është bërë nga drejtoria e përgjithshme e vakëfeve të Turqisë.

Kryetari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Ahmet Efendi Hoxha tha se pritet që gjatë këtij viti të bëhet inauguruimi i kësaj biblioteke. Objekti I kësaj biblioteke ishte djegur gjatë luftës së fundit, së bashku me xhaminë dhe të gjitha objektet tjera përcjellëse.Me djegien e saj kishte humbur edhe një numër i konsiderueshëm i librave, në mesin e të cilëve edhe botime unikate për historinë e qytetit të Gjakovës. E përpos bibliotekës, i njëjti donator ka investuar edhe në ndërtimin e Medresesë së vogël, institucion i cili në të kaluarën ka edukuar breza të tërë dhe atë jo vetëm nga Gjakova. Medresa e vogël e cila do të inugurohet gjatë këtij viti do të shërbejë si qendër për trajnimin e punëtorëve të saj. Këto dy investime janë mirëpritur nga përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës por edhe nga përfaqësuesit e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në këtë komunë./syrivision/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.