Sot, 27 vjet nga rihapja e xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë

Komuniteti mysliman i Shqipërisë kujton sot 27 vjetorin e rihapjes së xhamisë Et’hem Beut

Më 18 janar 1991, pas afro tre dekadash ndalimi të besimit në Shqipëri, në Tiranë është rihapur xhamia e Ethem Beut, nga një grup nismëtarësh myslimanë si: Xhavit e Iljaz Alimehmeti, Ramazan Rusheku, Ibrahim Balla, Mehmet Sinella, etj.
Rihapja e kësaj xhamie u bë me një ceremoni modeste, por që njohu një pjesëmarrje të gjerë, të cilën e dëshmojnë edhe këto fotografi të asaj kohe, të shkrepura nga Hysen Gostivari.



Në fytyrat e pjesëmarrësve lexohet qartë gëzimi për këtë ngjarje të madhe, e cila shënonte rikthimin e besimit në jetën e tyre, pas një diktature të shfrenuar dhe një regjimi të ashpër komunist, i cili u përpoq të çrrënjosë fenë dhe besimin, por që kurrë nuk ia doli mbanë.
Atë të premte janari për qytetarët e Tiranës kishte zbardhur një ditë e madhe, e cila do të ringjallte shpresën për ditë më të mira.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.