Interneti dhe të rinjtë sot (I)

Allahu (xh. sh.) me urtësinë e tij caktoi dispozita për çdo segment të jetës së njeriut, si dhe për secilën kategori të tyre: fëmijë, rini, të rritur, të pjekur dhe pleq. Po ashtu, edhe për çdo mjet dhe mundësi që i shfrytëzon njeriu në jetë. Prandaj Allahu i lartëmadhëruar në Kuranin famëlartë thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrimë, 6)

I Dërguari i Allahut, Muhamedi (a. s.), ka thënë: “Çdo njëri prej jush është bari (përgjegjës) dhe do të përgjigjet për kopenë e tij. Udhëheqësi është përgjegjës për popullin e tij. Kryefamiljari (prindi) është përgjegjës për familjen e tij. Gruaja është përgjegjëse për shtëpinë e burrit. Shërbëtori është përgjegjës për pasurinë e zotërisë së tij. Pra, secili prej jush është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij (për atë që i është besuar).” (Buhariu dhe Muslimi)
Duke iu referuar ajetit dhe hadithit të cituar, do të ndalemi pak të shtjellojmë fenomenin bashkëkohor të Internetit dhe çështjen e të rinjve.

Ç’janë mass-mediat, ndikimi dhe zhvillimi i tyre?

Në kohën e sotme njerëzimi ka ecur para, është zhvilluar në fusha të shumta të jetës, si në shkencë, kulturë, teknologji, politikë dhe në mendime të ndryshme. Secili formacion kombëtar, kulturor, ekonomik, politik dhe ideologjik bën përpjekje për zhvillim në fushën e vet, që me përhapjen e tij të dominojë mbi të gjithë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe mundësitë, vetëm e vetëm që t’ia arrijë qëllimit.
Deri më sot, si mjet kryesor për ta realizuar qëllimin e synuar në të shumtën e rasteve është përdorur forca (përmes luftërave pushtuese në vendet e caktuara).
Mirëpo, një gjë e tillë gjithnjë ka dështuar. Për këtë arsye njerëzimi, sot, i është kthyer luftës së ftohtë, e cila është më vrasëse dhe më pushtuese sesa lufta ushtarake frontale. E kjo është propaganda!
Andaj, çdo fjalë që flitet, që shkruhet apo transmetohet, fshihet prapa saj një prapavijë me pretendime të caktuara. Përmes mjeteve propaganduese të mass-medias mund t’u drejtohemi të gjitha shtresave, me gjithë ndryshimet e tyre që kanë, në shkallë të ndryshme të kulturës, të arsimimit dhe zhvillimit të përgjithshëm.
Pra, mund t’u drejtohemi analfabetëve dhe intelektualëve, të vegjëlve dhe të rriturve, burrave dhe grave, të gjithëve përnjëherë dhe për një kohë. Përveç kësaj, mund t’u drejtohemi masave të ndryshme në vise të largëta dhe të afërta, në tokë, në det, në ajër, në vende të arritshme dhe të paarritshme, të mbyllura dhe të hapura, të një formacioni etnik kulturor, ideologjik apo ekonomik, në njërën anë.
Si dhe t’u drejtohemi edhe masave të formacioneve të tjera të ndryshme, duke bërë ndikim të madh në psikologjinë dhe të menduarit e tyre, në anën tjetër. Në këto rrjedha të ndryshme mendimesh e luftërash ideologjike që bëhen sot në botë, këto mjete kanë gjetur përdorim të madh dhe të gjerë. Përmes këtyre mjeteve robërohet njeriu, duke dominuar mbi të menduarit e tij, mbi formimin e ideve dhe mbi zhvillimin e tij psikologjik.
Andaj, sot me të drejtë thuhet se kush i ka më shumë në dispozicion këto mjete dhe është i zhvilluar në këtë aspekt, ai është i fuqishëm dhe më ndikuesi në botë. Nën ndikimin e këtyre mjeteve (radios, televizionit, shtypit, satelitit, internetit etj.), si rezultat, është bërë ndryshimi i jetës së shumë popujve dhe komuniteteve të ndryshme, duke bërë ndërrime në jetën materiale e politike, e që fatkeqësisht nuk ka ngelur vetëm me këtë, por ka kaluar edhe në sferën shpirtërore dhe në botën e mendimit të lirë, si dhe në të vendosurit e pavarur.
Pra, ndikon mbi të menduarit e tyre, në përcaktimin ideologjik, mbi të orientuarit në veprim, në mënyrën e jetesës, mbi ndryshimin e bindjeve dhe besimeve, e kështu me radhë, përderisa ta bëjë ”rob”pa luftë ushtarake. Për këtë, anekënd botës bëhet garë dhe luftë e paskrupullt për ngritje dhe përparim në këtë fushë. Sot, gjejmë mjete të llojllojshme e të shumta në mbarë botën, ku secili ka prapavijë dhe synime të caktuara.
Mass-media duket fjalë e madhe, e madhe sa vetë bota, ku futen media e shkruar, ajo vizive, elektronike, moria e gazetave dhe e revistave me qindra e mijëra tituj. Një botë e tërë lajmesh, ngjarjesh e të rejash përbëjnë mass-median orbitë në të cilën jeton sot universi në fjalë a shkrim. Sot, opinionit të gjerë i kanë ardhur në ndihmë për t’u informuar me mijëra mjete informimi, duke filluar nga gazetat, revistat, televizionet, emisionet e llojeve të ndryshme dhe të një standardi të lartë elektronik. Teleteksi vjen si e re që ka bërë bujën e vet prej disa vitesh. Ndryshimet dhe revolucioni teknologjik flasin për një përparim të botës teknologjike dhe njeriu e gjen veten të rrethuar nga një informacion i bollshëm, i gjithanshëm dhe i çdo lloj zhanri. Mirëpo, mes këtij informacioni të bollshëm dhe të gjithanshëm që vërshon nga mikrofona a megafona, nuk është ai i dashuri për njerëzit sot. Dhe kjo për shkak të të pavërtetave që lindin në një botë të konkurrencës.

Qëllimi i medias

Qëllimi i medias dihet tashmë se është sa njerëzor, aq edhe qytetar: Informim për gjithçka që na rrethon, për këdo që ka të bëjë me ne, për çdo ngjarje që shënon diçka që ka të bëjë, gjithashtu, po me ne. Mirëpo, pas këtij qëllimi sa madhor, aq edhe të nevojshëm për njeriun, duhet thënë se fshihen gjëra të çuditshme, të frikshme, jonjerëzore, që e përdhosin gjithnjë e më tepër qëllimin e saj. Shpesh pas këtyre mediave të ndryshme fshihen elemente të rrezikshme për mbarë shoqërinë dhe jo vetëm për qarqe e klane të caktuara njerëzish.
Jemi dëshmitarë të faktit që pikërisht te këto media zënë vend kriminelë, njerëz nga më të inkriminuarit, racistë, supremacistë, duke mos harruar arrogantët dhe arrivistët, buxhetet e të cilëve janë prej parave të pista. Ndodh dhe, madje, ka shumë raste kur një prej elementëve mediatik shfaqet si media e lirë fetare, edhe pse në aparencë duket jofetare, ku shahen dhe diskriminohen fetë e tjera, instanca të ndryshme dhe elemente të ndryshme fare të pafaj. Çudirat në kohë të tilla si kjo në të cilën po ecim edhe ne nuk kanë fund dhe fare qartë shikojmë me sytë tanë se persona që kanë në dorë dhe drejtojnë mediat e ndryshme, janë personat që vuajnë nga mbeturina të hershme të pandreqshme, persona me nivele të ndryshme, me botëkuptime po të ndryshme, ku ndjehet që larg mungesa e profesionalizmit.
Dhe, rrjedhimisht edhe vetë mediat që mbulojnë këta persona ecin në linjat e tyre respektive, të cilat u përkasin ideve dhe tendencave të tyre. Kështu, media nga mesazhi i saj aq qytetar për përçimin e informacionit, lajmit, edukimit, argëtimit në vatrat tona, kthehet në të kundërtën, në një mjet dezinformimi, keqedukimi dhe pseudoargëtimi; gjëra këto që i kthejnë edhe njerëzit në parazitë të mirëfilltë të shoqërisë. Disa kanë pretendime ekonomike, disa politike, disa të tjerë shkencore e teknologjike, dhe më i rrezikshmi është formacioni propagandues në fushën e kulturës e të fesë.

Hyrja dhe pjesëmarrja në rrjetin e internetit

Përmes internetit bëhet ofrimi i shërbimeve të teknologjisë informative dhe të komunikimit. U ofron shfrytëzuesve shërbime të bartjes së të dhënave, webaplikacione, lidhje me tërë botën në internet, dhe shërbime të tjera, shërbime dhe lidhje me organizata të mëdha, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare, institucionet qeveritare, bankat kryesore, kompanitë e sigurimeve, si dhe bizneset e vogla dhe të mesme. Gjithashtu, u ofron shërbime të kualitetit të lartë organizatave, por edhe shfrytëzuesve individualë. Thënë shkurt, interneti ofron një spektër të gjerë shërbimesh, madje edhe në ato vendbanime që nuk kanë fare shërbim të telekomunikimit.
Allahu (xh. sh.) sqaroi hallallin dhe haramin, dëftoi rrugën e udhëzimit dhe të devijimit. Andaj dhe për mjetet propaganduese të të gjitha llojeve si televizioni, radio, interneti, sateliti, kinemaja, gazetat, revistat, teatri etj.etj., të cilat i prodhoi civilizimi materialist bashkëkohor, Islami nuk qëndroi duarkryq karshi këtyre shpikjeve të reja, por as nuk e injoron ekzistimin e tyre apo t’i mbyll sytë para tyre. Patjetër duhet të gjykojë për to, myslimani duhet ta dijë dispozitën islame për to, në mënyrë që të jetë i vetëdijshëm se si të veprojë me to, dhe çka duhet marrë e çka duhet lënë. Ne po përpiqemi në këtë temë, duke lutur Allahun që të na e paraqet të vërtetën të vërtetë dhe të na ndihmojë ta pasojmë atë, si dhe të na e paraqet të keqen të keqe dhe të na ndihmojë të largohemi prej saj.

Interneti - shpatë me dy tehe

S’ka dyshim se të gjitha mjetet propaganduese si radio, televizioni, kasetofoni, kinemaja, teatri, gazetat, revistat, interneti, sateliti etj., janë zbulime të mrekullueshme të shkencës bashkëkohore, madje janë zbulimet më të mëdha të civilizimit materialist në shekullin XX. Të gjitha këto janë shpatë me dy tehe. Përdoren në të mirë dhe në të keqe. Të gjithë pajtohen se nëse këto mjete shfrytëzohen në të mirë, në përhapjen e diturisë, në forcimin e akides islame, në ngritjen e vlerave të moralit, lidhjen e brezave me të parët dhe historinë e tyre, në udhëzimin e Ummetit në dobi e në të mira që të përfitojnë në dynja e në ahiret, në edukimin e brezave (të rinj e të reja) në frymën e shëndoshë që i avancon drejt lumturisë dhe krenarisë, pra, nëse shfrytëzohen në këtë mënyrë, askush nuk e ndalon përdorimin e tyre, përfitimin prej tyre dhe pasjen e tyre në dispozicion.
Por, nëse përdoren për shkatërrimin dhe përhapjen e vlerave të ulëta, për nxitjen e devijimit dhe humbjen e moralit e të besimit, thënë ndryshe nëse shfrytëzohen për shndërrimin dhe edukimin e brezit të tanishëm, të vegjël e të rritur, të rinj e të reja, me parime e kondita joislame, t’i pajisin me një moral të çoroditur, atëherë çdo i mençur e di se pasja e tyre në dispozicion dhe përdorimi i tyre është haram.

Dëmet e internetit për të rinjtë

Sikurse që nuk mund të llogariten e të numërohen dobitë dhe të mirat e internetit, po ashtu edhe dëmet e të këqijat e tij janë të panumërta. Shkencëtarët e Perëndimit thonë: Interneti është shpikja më e madhe e shekullit 20, por kjo nuk e mohon faktin që mund të jetë edhe mjeti më i dëmshëm në këtë shekull.
Ai që vështron me kujdes realitetin e të të rinjve, pas zhytjes së tyre në detin e thellë të internetit, do të gjejë se dëme të mëdha janë shkaktuar për shumicën e tyre, e sidomos për ata që nuk dinë ta shfrytëzojnë atë. Disa prej dëmeve janë si vijon:
1. Humbja e kohës;
2. Njohja me shoqërinë e keqe;
3. Infektimi dhe sëmurja nga sëmundjet psikike;
4. Zhytja në ndyrësirat e prostitucionit dhe në jovlera;
5. Njohje me format e terrorit dhe të shkatërrimit;
6. Mundësia e kontaktimit me faqet që bëjnë thirrje në Krishterim dhe në Hebraizëm dhe me faqet tjera të rrymave shkatërruese;
7. Përgjimi (spiunimi) i sekreteve personale (gjërave intime-private);
8. Shkatërrimi i jetës bashkëshortore etj.



Dr. Adil bin muhammed abdul ali
Nga libri ”Esh shebab vel internet” (Të rinjtë dhe interneti)
Përktheu: Hafëz Jusuf Xheladini, Referent në Myftininë e BFI-së Gostivar

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.