Turqia dhuron 20 mijë kopje të Kur’anit në Amerikën Latine

Fondacioni i Dijanetit turk (TDV) ka dhuruar gjithsej 20.000 kopje të Kur’anit për shpërndarje në vendet e Amerikës Latine, bëri të ditur në një deklaratë Fondacioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim, Fondacioni i Dijanetit tha se kopjet e Kur’anit, të cilat shpërndahen mes muslimanëve në Guatemalë, El Salvador, Kolumbi, Haiti, Argjentinë, Kili, Peru, Bolivi, Ekuador dhe Uruguaj si pjesë e fushatës “Le të jetë dhurata ime Kur’ani”, kanë një përkthim spanjoll krah për krah me arabishten origjinale.
Si pjesë e fushatës, nisur për të plotësuar nevojën e kaq shumë muslimanëve për Kur’anin në shumë pjesë të botës, më shumë se një milion kopje të Shkrimit të Shenjtë janë shpërndarë në të gjithë botën deri më tani.
“Projekti vazhdon me mbështetjen e qytetarëve bamirës”, thuhet në deklaratë.
Fondacioni i Dijanetit ka organizuar dhe promovuar projekte për përkthimin e Kur’anit në gjuhë të ndryshme dhe deri më tani Libri i Shenjtë është përkthyer në 17 gjuhë, ku mes tjerash edhe në gjuhë lokale.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.