Pas saj, i gjithë fshati konvertohet në Islam

Vite më parë misionarët krishterë erdhën në fshatin Simo Yabelo në Etiopi dhe pagëzuan mijëra fshatarë që deri atëherë ishin pjesëtarë të besimit primitiv Animizëm (besim në praninë e shpirtrave, gjërat dhe dukurive të gjalla dhe jo të gjalla).

Por, krishterimi nuk ishte bindës për nënën e pesë fëmijëve, Halime Ghobo Sora, e cila lufton me kushte të vështira financiare për të mbajtur familjen e saj. Pasi dëgjoi tregimin për Islamin nga një musliman i moshuar i fshatit fqinj, Sora vazhdimisht mendonte për Islamin. Kjo është arsyeja pse ajo pa hezitim shkoi në fshatin musliman që të njoftohet dhe informohet sa më mirë me islamin. Shumë shpejt Sora u largua nga fshati si muslimane.
Sora e cila ndërroi emrin në Rabia, familjes dhe farefisit të saj iu shpjegoi parimet themelore të Islamit derisa edhe ata e përqafuan Islamin. Pas kësaj Rabia filloi të fliste për Islamin edhe me bashkëfshatarët tjerë të cilët gjithashtu e përqafuan Islamin.
“Isha e kënaqur me mësimet dhe moralin Islam, prandaj e përqafova fenë Islame. Pastaj i ftova në Islam familjen, farefisin dhe gjithë banorët e fshatit tonë, sepse kisha dëshirë që banorët e fshatit tonë të jetojnë me nderin dhe moralin Islam."

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.