Gjykatësja libaneze shqipton dënim të pazakonta për tre të rinj muslimanë

Një gjykatëse libaneze ka urdhëruar dënim të pazakonta për tre të rinj muslimanë të cilët janë dënuar për mosrespektimin e besimit.

Në vend të dënimit me burg ose gjobë, gjykatësja Jocelyn Matta i urdhëroi ata të mësojnë përmendësh vargjet kur’anore nga Surja Ali-Imran, të cilët flasin për Merjemen dhe Isain a.s.

Në deklaratën e saj përfundimtare mbi rastin, e cila javën e kaluar u gjykua në një gjykatë të Tripolit, Matta tha se dënimi i saj kishte për qëllim t’i edukonte të rinjtë për nderimin e Islamit ndaj ‘Virgjëreshës Maria’.

Vendimi i gjykatëses Matta, e cili është krishterë, u përshëndet nga politikanët e lartë muslimanë dhe shfrytëzuesit e mediave sociale.

Duke pasur parasysh se Libani ka ligje të rrepta të përbuzjes fetare, sipas të cilave kushdo që akuzohet për shkelje të një feje apo besimi mund të përballet me burgim deri në tre vjet, shumë prej tyre u tronditën nga vendimi i gjyqtares, duke e etiketuar atë "historik".

"Vendimi është një shembull i shkëlqyer i drejtësisë dhe mësimit të besimeve të përbashkëta të muslimanëve dhe të krishterëve", tha Kryeministri Sa'd Hariri në Twitter.

Ish-Kryeministri Nadezhb Mikati gjithashtu përshëndeti vendimin e gjyqtares, me të cilin tre të rinj u kursyen nga burgu për vepër të rëndë penale.

Përdoruesit e Twitter-it nga e gjithë bota arabe përshëndetën vendimin e gjyqtares duke përdorur hashtagun arab # JocelynMatta.

"Ky është një mësim i madh në promovimin e tolerancës për këta të rinj që thyen statujën e ‘Virgjëreshës Maria’ në një kishë në Tripoli", shkroi një saudit.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.