Të mbulosh diellin me dorë

Një herë e një kohe, të rinjtë lexonin libra dhe studionin në praninë e një dijetari.

Një ditë, njëri prej të rinjve shkoi pranë dijetarit dhe i tha: "I nderuar mësues, nuk do të vazhdoj më me studimet. Unë jetoj në një shtëpi të vogël me vëllezërit, nënën dhe babanë. Për të mësuar kam nevojë që të kem qetësi për t'u përqendruar, por kushtet e mia nuk janë aspak të favorshme për këtë gjë."
Dijetari fillimisht nuk tha asgjë, më pas tregoi diellin dhe i kërkoi djalit që të mbulonte fytyrën për të mos shikuar dritën e tij. Djali i ri bëri ashtu si iu tha. Dijetari i tha: "Duart tuaja janë të vogla, por mjaftojnë që të ndalosh energjinë, dritën dhe madhështinë e këtij dielli të stërmadh. Në të njëjtën mënyrë, edhe pengesat e vogla të jetës ta ndalojnë përparimin moral e shpirtëror. Ashtu si dora e ndal dritën e diellit të depërtoj tek ti, ashtu edhe mungesa e përpjekjeve të tua, ndalon ndriçimin e zemrës tënde. Për këtë arsye, mos i akuzo të tjerët dhe mos ua hidh fajin për dembelizmin dhe mungesën e përpjekjeve tua!"

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.