Ixhtihadi

Pluralizmi në interpretim është me vullnetin dhe dëshirën e Allahut, ngase vetëm në këtë mënyrë jeta është e bega të, e bukur dhe e pasur.

Le të paramendojmë se kemi hyrë në një park që është i tëri vetëm me ngjyra të kuqe! A do të ishte ky më i mirë apo një park që ka lule me ngjyra të ndryshme. Kështu qëndron puna me medhhebet.
Ixhtihadi - përpjekja intelektuale e sahabëve ka qenë e drejtuar në njohjen e vërtetë të tekstit kuranor, kuptimit të sunetit, aplikimit të normave të përgjithshme kuranore në rastet specifike dhe gjykime për rastet e porsalindura, për të cilat nuk ka ekzistuar gjykimi konkret (vlera normative).
Në besimin islam, muxhtehidi që bën ixhtihad e ka gradën e lartë:"Nëse gjykatësi orvatet dhe gjykon drejt (ia qëllon), shpërblehet me dy shpërblime e nëse gjykon gabim (nuk ia qëllon), shpërblehet me një shpërblim" (hadith, Buhariu dhe Muslimi)
Pra, ai gjithsesi e ka të garantuar shpërblimin, ia qëlloi apo nuk ia qëlloi, natyrisht pasi ta ketë dhënë të gjithë mundin për ta arritur të saktën. Askush nuk ka të drejtë ta qortojë apo ta kritikojë atë.
A është e qëndrueshme që vetëm një individ apo vetëm një palë dhe askush tjetër të posedojë të vërtetën absolute dhe kështu të ketë të drejtën t'i konsiderojë të gjitha mendimet e tjera alternative si të pavlera? Nëse dikush mendon kështu, ai pretendon të marrë prerogativat e Zotit. Pse? Sepse supozon se ka kuptuar gjithë njerëzimin, nevojat, llojet, karakteristikat, kohën. Është pretendim i paarritshëm që dikush të thotë se në fikh ose ne tekste (nusus) do të lexojë dhe do të mundohet të sjellë një fikh për të gjithë. Ihtilafi i fukahave në çështjet fikhore është nevojë e pashmangshme (darure).
Dallimet në të kuptuarit e Kuranit, në pranimin e hadithit dhe dallimet në vlerësimin personal (subjektiv) të pyetjeve kanë sjellë interpretimet divergjente juridike. Prandaj edhe është formuar baza për interpretime të ndryshme juridike dhe për formimin e shkollave të veçanta juridike
Prandaj diversiteti i mendimeve dhe llojllojshmëria është nevojë. Ihtilafi është i domosdoshëm dhe prej shenjave të sheriatit. Nëse ne nuk shohim interpretim tjetër apo nuk pranojmë mendime të tjera, atëherë nuk do të kishim të bëjmë me fikh. Do të ishim të privuar nga fikhu. Fakihu është ai që sjell mënyrat e ndryshme të interpretimit, qëndrimet dhe kuptimet që gjenden në tekst.
Kurani dallon nga suneti, sepse është i pandryshueshëm dhe kategorik. Suneti e ka një pjesë të tij kategorike dhe një pjesë tjetër në mënyrë të supozuar (dhanni). Kjo s' do të thotë se nuk punohet sipas tij (Thabit Dhanni). Feja islame ka lejuar që të bëhet ixhtihad dhe të punohet sipas mendimit dominues. (Galebete Dhan).
Të gjithë fukahat në dispozitat sheriatike punojnë sipas supozimit dominues (Galebete Dhann). Askush nuk punon me bindje të plotë (Jekin). Pas vdekjes së Pejgamberit a.s ne nuk e dimë Jekinin, ulemaja bëjnë ixhtihad.
Kur kuptohet kjo, atëherë nuk mund të jepen fetva kategorike dhe të flitet në mënyrë të prerë. Secili muxhtehid e njeh të vërtetën sipas vështrimit të vet. Kjo saktësi nuk është saktësi absolute. Secili e zgjedh atë që i duket e drejtë, askush nuk thotë se, edhe pse e paska gabim, do ta pasojë mendimin e vet ashtu të padrejtë.
Pejgamberi a.s ka thënë: "Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos largoni".
Prandaj, nuk duhet t'ua ngushtojmë fenë njerëzve. Çdo kush që e vështirëson fenë, ajo do ta mposhtë dhe ajo do të kthehet kundër tij. Nëse e mbivështirëson fenë, të mund ajo ty!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.