20 sëmundjet që shëron bananja

Arsyet përse duhet ta konsumoni bananen pa u menduar gjatë! Banania ndihmon apo parandalon një mori sëmundjesh dhe gjendjesh, duke u bërë kështu diçka që duhet shtuar në dietën tonë ditore.

Nervat

Bananet janë të pasura me vitaminë B që ndihmojnë në qetësimin e nervave. Vitamina B6 përmban dhe rregullon nivelet e glukozës në gjak, të cilat mund të ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale.

Anemi

E pasur me hekur banania mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak dhe kështu ndihmon në raste të anemisë.

Depresioni

Sipas një studimi të kryer nga Mind në mes të njerëzve që vuajnë nga depresioni, shumë prej tyre janë ndier më mirë pasi kanë ngrënë banane. Kjo është për shkak se bananet përmbajnë triptofan, një lloj i proteinës që trupi e shndërron në serotonin që njihet si relaksues, përmirësues i gjendjes emocionale dhe në përgjithësi të bënë të ndihesh më i kënaqur.

Shtypja e gjakut

Ky frut unik tropikal është ekstremist i pasur me potasium dhe me sasi të vogël të kripërave, duke e bërë të përsosur për të mundur shtypjen e gjakut.

Dhimbjet e kokës

Përgatitni një “milk shake” me banane duke e përzier atë edhe me mjaltë. Banania e qetëson stomakun, kurse me ndihmën e mjaltës rrisni nivelet e zvogëluara të sheqerit në gjak derisa qumështi zbut dhe rihidron sistemin tuaj.

Sëmundja e mëngjesit

Kjo manifestohet në fillim të shtatzënisë ku gratë kanë të vjella në mëngjes. Me ngrënien e bananeve në mes të ushqimeve ditore ndihmon që nivelet e sheqerit në gjak të rrinë në nivel dhe kështu shmang sëmundjen e mëngjesit.

Pickimet e mushkonjës

Para se të aplikoni kremin kundër pickimit të mushkonjës, provojeni të fërkoni të brendshmen e lëkurës së bananes përmbi vendin ku jeni pickuar. Shumë njerëz kanë treguar se është shumë e suksesshme në zvogëlimin e të ënjturës dhe iritimit.

Truri

200 studentë në shkollën Twickenham në Angli janë ndihmuar në provimet e tyre gjatë vitit duke u shërbyer banane në mëngjes, pushim të gjatë dhe gjatë darkës, duke mundur kështu që të shtojnë fuqinë e trurit të tyre. Hulumtimet tregojnë se ky frut i pasur me potasium mund të ndihmojë mësimin, duke i bërë nxënësit më syhapur.

Tretja

Banania ndihmon që të ktheni aktivitetin e jashtëqitjes në gjendjen e rregullt dhe kështu ju e kaloni problemin e kapsllëkut pa pasur nevojë për laksative.

Ulcerë

Banania përdoret si ushqim kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të materies së butë të saj. Gjithashtu, neutralizon aciditetin e tepërt dhe zvogëlon iritimin e mbështjellësit të stomakut.

Kontroll të temperaturës

Shumë kultura të tjera e shikojnë bananen si frut freskues që mund të ulë si temperaturën fizike ashtu edhe atë emocionale tek nënat që presin të lindin. Për shembull në Tailandë nënat shtatzëna hanë banane për të siguruar që fëmijët e tyre lindin me temperaturë “të freskët”.

Çrregullimet

Është një formë e depresionit që ndodh tek disa njerëz gjatë ndonjë sezoni sidomos kur janë më pak të ekspozuar në diell. Bananet ndihmojnë ata që vuajnë nga kjo gjendje, për shkak se ato përmbajnë triptopan, rregullues natyral i gjendjes emocionale.

Duhanpirja

Bananet gjithashtu ndihmojnë ata që provojnë të lënë duhanin. Vitaminat B6 dhe B12 që përmbajnë gjithashtu potasium dhe magnez, ndihmojnë trupin të shërohet nga shkëputja e efekteve të nikotinës.

Stresi

Potasiumi është një mineral vital, i cili ndihmon në normalizimin e të rrahurave të zemrës, dërgon oksigjen në tru dhe rregullon balancën e ujit në trup. Kur jemi të stresuar ritmi i metabolizmit shpejtohet kështu duke zvogëluar nivelet e potasiumit. Këto mund të ribalancohen me ndihmën e bananeve që janë shumë të pasura me potasium.

Sulmet në tru

Sipas hulumtimeve në The New England Journal of Medicine, të hani banane si pjesë normale e dietës mund të zvogëloni dukshëm rrezikun e vdekjes nga pika në tru për gati 40%.

Lythat

Ata të cilët ndjekin alternativat natyrale përbetohen se nëse doni të vrisni një lyth merrni lëkurën e bananes dhe vendose në lyth duke e lënë pjesën me ngjyrë të verdhë të lëkurës përmbi. Shtrëngoje lëkurën në vend me shirit ngjitës (izolues) dhe shërohu nga lythat!

Djegiet e stomakut

Bananet kanë efektin natyral antiacid në trup e nëse vuani nga thartira provo të hash banane për t’u çliruar.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.