Hafiz Ammar Bashiç: Faleminderit, Muhammed Salah!

Hafizi i mirënjohur Ammar Basiç nga Sarajeva në profilin e tij në Facebook në një mënyrë interesante falënderoi futbollistin egjiptian Muhammed Salah, për nder të të cilit përkrahësit e ekipit anglez ‘Liverpool’ këto ditë kanë kënduar këngën ku thuhet: "Edhe unë dua të jem musliman dhe të ulem në xhami."

“Atë që bën Muhammad Salah në fushën e futbollit, ku njerëzit për shkak të paraqitjeve të tij, të paktën nuk e urrejnë, por e simpatizojnë Islamin, është e vetmja recetë: kualitet!
Sa e sa muslimanë kanë luajtur futboll para tij, por njerëzit i admirojnë veprat, e jo fjalët dhe deklaratat. Sigurisht që namazi, haxhi ose hixhabi janë obligim, por me këto ne askë nuk do të mund ta tërheqim kah e Vërteta, sepse kjo është një çështje e marrëdhënieve tona me të Lartësuarin. Ne do t'u tregojmë njerëzve se Islami është e Vërteta atëherë kur ai namaz, haxh, apo hixhab merr shkëlqimin nga kualiteti i paraqitjeve të veprimeve tona!
Të falësh namazin, por të gënjesh në punë; të shkosh në haxh, por të jesh i padrejtë ndaj punëtorit; të mbash hixhabin, por të mos kesh turp në rrugë - është vetëm një shenjë e të kuptuarit keq të fesë. Është mirë të jesh krenar që je musliman, por edhe më mirë është që muslimanët të ndjehen krenarë për ju! Faleminderit, Muhammed Salah!” - Hafiz Ammar Bashiç

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.