A mendojmë në Allahun?

Njëherë jetonte një njeri tejet i devotshëm, që tërë kohën e kalonte duke u lutur, agjëruar dhe lavdëruar Allahun xh.sh. Gati tërë kohën e kalonte duke u falur. Ishte i kënaqur me gjendjen e tij shpirtërore. Asnjë mendim i keq nuk i kalonte ndërmend dhe asnjë sprovë nuk i hynte në zemrën e tij.

Një natë pa një ëndërr tejet shqetësuese. Pa që një tregtar në qytet ishte më i devotshëm se ai dhe në mëngjes vendosi të shkonte tek ai që të mësojë themelet e vërteta të jetës shpirtërore.
Në mëngjes u nis në kërkim të këtij tregtari të devotshëm. E gjeti tepër të zënë me myshteritë e tij duke bërë tregti, fitonte para, sillej me myshteritë me buzëqeshje në fytyrë. Njeriu i devotshëm u ul në një kënd të dyqanit dhe po e shikonte me kujdes tregtarin. Nuk shihte kurrfarë shenja të jetës shpirtërore tek ai. Mendoi, ndoshta ëndrra e tij nuk ka qenë e vërtetë. Por, pastaj vërejti që tregtari e ndali punën për ta falur namazin. Kur u kthye, përsëri e vazhdoi punën e tij.
Tregtari e pa njeriun e devotshëm të ulur në këndin e dyqanit të tij dhe pasi i dha selam, e pyeti çfarë nevoje ka.
Njeriu i devotshëm i tha: “Jo, nuk dëshiroj të blej asgjë, por dëshiroj ta bëj një pyetje.” Dhe ia tregoi ëndrrën.
Tregtari i tha: “Këtë lehtë do ta shpjegoj, por para se të përgjigjem në pyetjen tënde, duhet ta bësh një punë për mua.”
“Do të bëj çfarë dëshiron.” - u përgjigj njeriu i devotshëm.
Tregtari i tha: “Në rregull. Merre këtë enë me zhivë dhe shko shpejtë në fund të rrugës dhe kthehu për gjysmë ore. Nëse zhiva të bie nga ena, nuk do të mësosh asgjë nga unë.”
Njeriu i devotshëm e mori enën dhe filloi të vrapojë, dhe mezi arriti të kthehej, i djersitur dhe i lodhur. “Tani ma shpjego ëndrrën.” - i tha.
Tregtari e shikoi njeriun e devotshëm të rraskapitur dhe e pyeti: “Miku im, sa herë e ke përmendur Allahun ose së paku sa ke menduar për Të, derisa shkove me enën me zhivë deri në fund të rrugës?”
Njeriu u përgjigj: “Asnjëherë. Isha i brengosur për zhivën që të mos bie nga ena.”
Atëherë, tregtari tha: “E sheh, unë Allahun e përkujtoj tërë kohën kur bëj punën time me zhivë. Edhe pse punoj me njerëzit, unë asnjëherë nuk e harroj Allahun e madhërishëm.”

Allahu xh.sh. thotë:
“Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.“
(En - Nur, 37)



Përktheu dhe përshtati
Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.