Myftiu Tërnava priti në takim studentin Egzon Ibrahimi.

Lexuesi i njohur i Kuranit, studenti Egzon Ibrahimi, pas kthimit nga Pakistani, ku kishte qëndruar për dy javë rresht si pjesëmarrës në një turne artistik leximi të Kuranit në qytete të ndryshme të këtij vendi, vizitoi sot Myftiun e BIRK-ut, Naim Tërnavën

Egzoni shprehu mirënjohjen e tij të thellë dhe falenderoi Myftiun për përkrahjen e tij dhe të stafit të BIRK-ut, që nga koha kur po vijonte mësimet në medresenë "Alaudin" në Prishtinë e gjer më sot.

Ai iu drejtua Myftiut me këto fjalë:

"Suksesi dhe rezultatet e mia të mira janë produkt i përkrahjes suaj të vazhdueshme morale dhe materiale. Shpresoj që amanetin e Zotit, domethënien e të cilit ju ma keni mësuar, i nderuar Myfti, ta dërgoj në vend e mos t'ju zhgënjej asnjëherë në jetë!".

Myftiu Tërnava e uroi dhe e përgëzoi studentin Ibrahimi për të gjitha të arriturat e tij në sferën e leximit të Kuranit dhe për rezultatin e shkëlqyeshëm, të treguar në Universitetin “El-Ezher” të Kajros në Egjipt.

"Ju keni nderuar veten, familjen tuaj, ne si Kryesi e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe të gjithë besimtarët myslimanë gjithandej trojeve etnike shqiptare. Na bëre të ndihemi krenarë me ty, jo vetëm për arritjet e tua të freskëta në Pakistan, por edhe për ato në Turqi, Kuvajt, Egjipt, Arabi Saudite, Malajzi dhe kudo tjetër, ku me lexim Kurani ke përfaqësuar institucionin tonë e njëkohësisht edhe Kosovën tonë të dashur. Ne, ish mësuesit dhe sot - kolegët e tu, të urojmë suksese të reja dhe të dëshirojmë të gjitha të mirat në jetë. Me ngritjen e fjalës së Allahut lart, asnjëherë nuk do të jesh i humbur. Do të vazhdosh të kesh përkrahjen tonë pa kushte", - u shpreh Myftiu Tërnava.

Egzon Ibrahimi po ndjek rrugën e lexuesve të Kuranit me përmasa botërore. Vitin e kaluar, në garat ndërkombëtare të Kuranit në Kuvajt, Egzoni ka zënë vendin e katërt.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.