Xhamia e parë në Shqipëri

Xhamia më e vjetër, e para që është ndërtuar në territorin e Shqipërisë, është ajo në kalanë e Beratit. Njihet me emrin "Xhamia e Kuqe", me sa duhet për shlak të përdorimit me shumicë të tullave në muret e saj.

U ngrit në fillim të mbretërimit të Bajazitit I (1389-1402), aty nga viti 1389, pra, kohë përpara sundimit osman të vendit tonë. Historikisht dihet se principatat shqiptare u lidhën me forca të ndryshme të kohës. Muzakajt e Beratit ishin lidhur me Perandorinë Osmane. Në bazë të kësaj, në qytetin e Beratit ishin vendosur forca osmane.

Kronisti turk Evlija Çelebiu, funksionar i lartë i oborrit të sulltanit, me detyrën e inspektorit, vizitoi dy herë vendin tonë, më 1622 dhe më 1670. Në vëllimin e tetë të veprës së tij "Udhëtimet", në 9 vëllime, botuar më 1902, ndër të tjera ka lënë edhe një përshkrim të hollësishëm të këtij objekti.

Nga kjo faltore kanë mbetur vetëm themelet dhe një pjesë e minares.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.