Rregullat e ngrënies dhe pirjes në masën profetike

Dietat e llojllojshme, trajtimet dhe ilaçet e dobësimit nuk janë gjë tjetër përveç se vuajtje në emër të ushqyerjes së shëndetshme.

Mbipesha në ditët e sotme është problem për shumë njerëz... Thelbi i kësaj është ushqyerja e pashëndetshme dhe zakoni i të ngrënit pa masë. Njerëzit që nuk bëjnë kujdes ndaj peshës së tyre e kërkojnë zgjidhjen te këshillat e dietologëve, kurat bimore, tabletat e dobësimit ose te këshillat e miqve. Ku është në fakt zgjidhja?
Në të vërtetë zgjidhjen e gjejmë te vetja jonë, duke u bërë “doktorë të vetes”... Vetëm nëse jetojmë në një regjim që zbaton këshillat në lidhje me mjekësinë mbrojtëse, mund t’i japim hakun shëndetit të trupit. Përveç sëmundjes, e cila është sprovë nga Allahu Teala... Prandaj është parë e pëlqyer që njeriu të dijë disa gjëra nga mjekësia sa për t’u larguar nga gjërat e dëmshme për shëndetin. Ne mund të jetojmë të shëndetshëm përgjatë gjithë jetës duke u mbështetur në masat profetike në lidhje me këtë çështje. Disa prej specifikave me rëndësi jetike nga masat profetike, mund t’i radhisim kështu:

Mosngrënia pa pasur uri

Edhe në shkrimet e mëparshme, jemi shprehur se i Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë: “Biri i Ademit nuk ka mbushur enë më të keqe se stomakun e tij. Birit të Ademit, i mjaftojnë disa kafshata për të qëndruar në këmbë. Por, nëse do ta mbushë stomakun, të paktën ta ndajë atë në tri pjesë. Një të tretën për ushqimin, një të tretën për ujin dhe një të tretën për frymën...” (Tirmidhi, Zuhd, 47.)
Nëse bëjmë kujdes, i Dërguari i Allahut, (a.s.), përdor një shprehje në formën: “Nëse do ta mbushë stomakun...” Edhe nëse e mbush stomakun, Ai (s.a.s.), thotë se stomaku duhet të ndahet në tri pjesë. Për fat të keq, siç nuk ia dalim mbanë për ta ndarë stomakun në tri pjesë në çdo vakt të ngrënies, kemi filluar të përballemi me sëmundje në moshë të re, ngaqë e tejmbushim stomakun dhe ushqehemi në mënyrë të çrregullt. Madje kjo gjendje, e rëndon të gjithë sistemin e tretjes duke e bërë njeriun të ketë nevojë për mjekim. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, (a.s.), në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Mos e vrisni zemrën tuaj duke ngrënë dhe duke pirë shumë, sepse zemra është si të mbjellat. Nëse të mbjellave u hidhet shumë ujë, ato dëmtohen.”
Të hash pa pasur uri, do të thotë se në trup hyn më shumë energji, edhe pse ai nuk ka nevojë për të. Kjo energji e tepërt, depozitohet si dhjamë dhe njeriu fillon të shëndoshet. Koha e mjaftueshme ndërmjet dy vakteve të ngrënies, ia mundëson trupit që së pari të përdorë lëndën energjetike të depozituar në muskuj e në mushkëritë e zeza si vakt ndërmjetës dhe pastaj dhjamërat e depozituar. Në sajë të kësaj, arrihet kontrolli i kileve të shëndetshme.
Njeriu ndjen dy lloj urie: Atë “fiziologjike” dhe atë “psikologjike”. Gjatë urisë fiziologjike, nga nevoja e trupit për ushqim, ndihen dhimbje të lehta stomaku. Ndërsa gjatë urisë psikologjike bëhet fjalë për kushtëzimin. Urisë psikologjike ndryshe i thonë edhe “Uri e rreme”. Gjatë urisë fiziologjike, dhimbjet ndihen 12-24 orë me ndërprerje. Ndërsa uria psikologjike ndihet në një kohë më të shkurtër se12 orë. Edhe pse caktohen dhe zbatohen oraret e ushqimit, pas 5-7 ditësh trupi i përshtatet kësaj dhe kur vjen ora, njeriu e ndjen veten të uritur. Kjo gjendje i ngjan gjendjes së atij njeriu që është më- suar të bëjë mëngjes dhe ta hajë drekën në punë. Ja kjo gjendje quhet “uri e rreme”. Për të larguar këtë uri, duhet të pihet ujë në mënyrë të ngadaltë.
Kur fillon muaji i Ramazanit dhe pasi kalojnë disa ditë, ushqimi i drekës harrohet dhe njeriun nuk e merr uria. Ky është një tjetër presion kushtëzimi e urisë psikologjike. Ndërsa uria fiziologjike është ajo uri që ndjehet me dhimbjet e urisë në orën 20:00 nëse ke bërë mëngjes në orën 8:00. Prandaj përveç rasteve të sëmundjes së diabetit, për të shëndetshmit rekomandohen dy vakte në ditë për t’iu përshtatur urisë fiziologjike.
Edhe Pejgamberi, (a.s.), hante dy vakte në ditë. Madje edhe atë shumicën e rasteve s’e gjente. Në lidhje me këtë Hz. Abbasi, radijallahu anh, ka thënë: “Kishte raste kur Pejgamberi, (a.s.), flinte me net të tëra pa ngrënë asgjë. Madje, Profeti (a.s.), dhe pjesëtarët e tij të familjes nuk kishin asgjë në sofër për të ngrënë për darkë. Ndërsa buka që hanin ishte prej elbi.”
Nëse hamë pa na marrë uria, i japim trupit ushqim të ri pa i dhënë kohë të tretet ushqimit që kemi ngrënë më parë. Kur përzihet ushqimi që akoma nuk është tretur me ushqimin e ri, vështirësohet tretja e të dyve së bashku. Për më tepër i gjithë ushqimi merr erë, formohen pllaka në zorrë, ç’ekuilibrohet flora në zorrë, formohet kapsllëku, zhvillohen mangësitë e përthithjes, papastërtia e gjakut, strukturës dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Masa ideale e ushqimit

Pejgamberi, (a.s.), ka shprehur një masë ideale ushqyerjeje me hadithin: “Nje besimtar ha sa për të ngopur një zorrë, ndërsa jobesimtari ha aq sa për të ngopur shtatë zorrë.” (Buhari, Et’ime, 12.)
Me një përkufizim të përafërt, në një vakt në stomak duhet të futen dy grushta ushqim, një masë ujë dhe pjesa tjetër duhet të lihet për ajër.

Gjatë ushqyerjes kafshatat të përtypen mirë

Ky hadith fisnik, i cili i përshtatet jetës së kësaj kohe e cila kalon më shpejtësi, këshillon që të mos nxitohemi madje edhe kur ushqehemi: “Merrini kafshatat sipas gojës dhe gëlltitini ato pasi t’i keni përtypur mirë.”
Kur hani ushqim është shumë e rëndësishme gjatësia e kohës së vaktit. Ushqimi duhet përtypur dhe bluar mirë në gojë, gjë e cila është dera e stomakut. Sa më e gjatë të jetë koha e përtypjes dhe sekrecionet, aq më shumë ndihet masa e ndjenjës së ngopjes. Përtypja e mirë e kafshatave mundëson ngopjen e shpejtë. Ndjenja e ngopjes nuk ka lidhje me masën e ushqimit, por me kohë e përtypjes së tij në gojë.

Mosngrënia e ushqimeve të ndryshme në të njëjtin vakt

Sofra e një familjeje me të ardhura më të pakta mendoj se është më e pasur se sofra e sahabëve të nderuar. Është e vërtetë se në sofrën e ditëve të sotme nuk shihet vetëm një lloj ushqimi. Por të paktën sallatë, ëmbëlsirë ose supë në të njëjtën kohë. Lista zgjatet kur themi edhe pjata kryesore, aperitivi etj.
Gjëra të tilla e dëmtojnë stomakun e trupin, janë harxhim i padobishëm kohe dhe kanë të tjera anë negative të cilat ndjekin njëra-tjetrën. Kështu, duke konsumuar shumë ushqime së bashku, tretja e së cilave mund të jetë e pamundur në të njëjtën kohë, rrezikojmë shëndetin.

Të pihet ujë ulur

Këshillën e Pejgamberit, (a.s.), që uji të pihet ulur dhe me tre gllënjka, nga ana e shëndetit mund ta përkufizojmë kështu: Kur një njeri e pi një lëng në këmbë, ai lëng shkon drejt e në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Nëse e pi ulur, së pari shkon në stomak, pastaj në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Kur lëngjet shkojnë së pari në stomak, mikrobet që gjenden në lëngje, me ndikimin e acideve të stomakut, vdesin. Kështu mund të mbrohemi nga shumë sëmundje.

Të mos hahen ushqime shumë të nxehta ose shumë të ftohta

Pejgamberi, (a.s.), na këshillon: “Mos e hani ushqimin shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë!”
Mjekët bëjnë të qartë se ngrënia e ushqimit të vakët është e rëndësishme në çështjen e shëndetit të stomakut. Për më tepër, ushqimet e nxehta ose të ftohta ndikojnë negativisht te dhëmbët dhe shkaktojnë çrregullime të tjera.
Nga kërkimet e bëra është vërtetuar se burimi i kancerit të stomakut dhe ulcerës lidhet me ushqimet e nxehta. Veçanërisht në Japoni, ngaqë ushqimet konsumohen të nxehta, raporti i kancerit të stomakut është shumë i lartë.



Nejla Bash

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.