Haxhi Muhammed Dollie – Njeriu që ndërtoi Xhaminë e Parë të Londrës!

Gjatë leximit të biografisë së Abdullah Quilliam u befasova kur hasa në përmendjen e një xhamie të njohur si Xhamia e Parkut të Regentit e cila u hap në vitin 1895. Ku mund të ketë qenë kjo? Kush e hapi atë dhe çfarë ndodhi me themeluesin? Cilat ishin aktivitetet e xhamisë?

Këto pyetje më nxitën të zbuloj një xhami viktoriane në Londër dhe jetën e themeluesit të saj Haxhi Muhammed Dollie i cili vdiq në vitin 1906.
Haxhi Muhammed Dollie ishte i biri i babait skocez dhe nënës nga Malezia lindur në Cape Town, Afrikë e Jugut më 1846. Ai e hapi xhaminë e parë në Cape Town bashkë me një holandez të konvertuar në islam në vitin 1880.
Në Londër erdhi në vitin 1895 dhe u vendos në një rezidencë në Albert Street, bashkë me dy djemtë e tij, pasi në atë kohë ishte vështirë që ata të studionin në Afrikën e Jugut.
Bashkësia muslimane e Londrës, e cila në atë kohë numëronte 200-300 persona, kishte kërkuar nga Dollie që fëmijëve të tyre t’ua mësonte Kur’an, me çka ai u pajtua dhe që nga ajo kohë, ai vendosi ta kthente dhomën e tij në një xhami.


Albert Street dikur dhe sot

Brenda xhamisë-shtëpi zhvilloheshin faljet e namazeve të rregullta, duke përfshirë edhe namazin e Bajramit, ku besimtarët vinin me veshjet e tyre kombëtare. Fqinjët mahniteshin me bukurinë dhe laramaninë e veshjeve kombëtare të kulturave të ndryshme!
Ai gjithashtu ofronte udhëzime fetare, duke përkrahur personat që konvertoheshin në Islam. Kjo ishte një qendër për anëtarët e komunitetit musliman viktorian, ku mbaheshin takime rreth shqetësimeve që ata besonin se ishin të rëndësishme.


Haxhi Muhammed Dollie

Një gazetar i cili në atë kohë dëshironte ta gjente xhaminë, kërkoi intensivisht duke pyetur policinë, postën, ambasadën Osmane dhe restorantin Holborn. Kur në fund atij iu dha adresa, u habit kur gjeti një shtëpi të zakonshme pa asnjë dekorim.
Gazetari vuri në dukje se si Dollie ishte i shqetësuar për muslimanët e rinj që po mbërrinin në Britaninë e Madhe dhe po tundoheshin nga veset e shoqërisë. Për Dollien, ndërtimi i një xhami do të ofronte zgjidhje për muslimanët e rinj që të merrnin udhëzime nga të moshuarit.
Dollie përmendi shembullin: ”Nëse një djalë shtatë vjeçar ka pak njohuri për besimin e tij, është për tu dhimbsur. Por, kur një burrë dyzetvjeçar harron si të lutet. Kjo është e tmerrshme.
Lokacioni i xhamisë së tij 50 metër katrore duket se ka qenë në Sheshin Rasëll. Ai i dërgoi një letër tre faqëshe sulltanit osman duke kërkuar fonde për ndërtimin e xhamisë.
Dollie punoi si mësues i Kuranit deri në vitin 1902. Vdiq më 18 shkurt 1906 në shtëpinë e tij në West Ealing si 60 vjeçar. U varros në New Willesden Cemetery, Brent, në Londër. Pas vetes la trashëgimi shumë vjeçare historike për muslimanët e Anglisë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi