Sekreti i rinisë i një qifti të moshuar

Ishte një çift i moshuar rreth moshës 90 vjeç, por që nuk tregonin më shumë se 60 vjeç. Të gjithë ishin të interesuar për sekretin e dukjes së tyre të rinj.

Një ditë, të gjithë të interesuarit u mblodhën së bashku dhe vendosën të vizitonin çiftin e moshuar.
Kur shkuan në shtëpinë e të moshuarve e pyetën plakun se cili ishte sekreti i rinisë së tij. Plaku u tha: “Do t’jua them, por më parë uluni të hamë diçka.” Pas buke, plaku i kërko i bashkëshortes të sillte një shalqi, bashkëshortja mori një shalqi në katin e dytë dhe ia solli bashkëshortit. Plaku nuk e pëlqeu shalqirin dhe i kërkoi bashkëshortes të sillte një shalqi të ri. Bashkëshortja shkoi dhe solli një shalqi tjetër, por plaku as atë nuk e pëlqeu dhe përsëri i kërkoi bashkëshortes t’i sillte një shalqi tjetër. Bashkëshortja i solli përsëri një tjetër, por edhe kësaj radhe plaku nuk e pëlqeu shalqirin. Plaku u tha mysafirëve: “Gruaja nuk diti ta zgjidhte të mirin, ejani shkojmë të gjithë bashkë, të zgjedhim në shalqi të mirë.” Kur arritën në katin e dytë vunë re që në dhomë ishte vetëm një shalqi, bashkëshortja në të gjitha rastet kishte sjellë të njëjtin shalqi. Plaku iu drejtua mysafirëve: “Po tani, a e kuptuat sekretin e rinisë?” “Jo”, thanë mysafirët. “Bashkëshortja, për të mos më turpëruar mua, në të gjitha rastet solli të njëjtin shalqi, sepse nuk kishte tjetër dhe në asnjë mënyrë nuk tha: ‘Nuk ka shalqi tjetër, vetëm një është.’ Ajo nuk më ka mërzitur mua asnjëherë; edhe unë atë po ashtu, nuk e kam mërzitur asnjëherë. Ne asnjëherë nuk e vumë në pozitë të vështirë njëri-tjetrin, në këtë mënyrë mbetëm të dy të rinj. Ky është edhe sekreti i rinisë sonë.”

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.