Kryeimami Bajgora mbajti mbledhjen e rregullt me kryeimamët e këshillave

Kryeimami i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora në mbledhjen e rregullt të datës 29 mars 2018, takoi , kryeimamët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur u raportua për aktivitetet fetare të tremujorit të parë të këtij viti. Raporti përfshiu punën dhe angazhimet e drejtorisë fetare-arsimore në BIK dhe gjithashtu punën e secilit prej kryeimamëve lokalë të 26 këshillave të BIK-ut.

Pikë kyçe e mbledhjes ishte diskutimi i platformës së aktiviteteve fetare për muajin e bekuar të Ramazanit të këtij viti.

Kryeimami Bajgora foli rreth përgatitjeve për muajin e Ramazanit, në mënyrë që imamët të jenë sa më të përgatitur para xhematit me aktivitete të ndryshme e që zgjojnë interes jo vetëm tek ata por edhe te masa e gjerë e popullit.
Në vazhdim, kryeimamët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës diskutuan dhe paraqitën mendimet e tyre se si të pritet sa më mirë muaji i Ramazanit, si dhe për vazhdimësinë e projekteve të mësimit fetar nëpër xhami dhe për aktivitetet e tjera fetare./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.