Shkup: Besimtari i panjohur nga kurbeti paguan borxhet e nevojtarëve

Dje në lagjen Seravë të Shkupit, e banuar kryesisht me shqiptarë, ka ndodhur një mrekulli. Një kurbetçar i Maqedonisë ka vizituar disa dyqane të lagjes dhe ka kërkuar nga pronarët e tyre t’ia deklarojnë të gjitha borxhet e familjeve të varfra, që blejnë gjera ushqimore me hua. Më pas kurbetçari, identiteti i të cilit nuk dihet, i ka paguar të gjitha borxhet e hallexhinjve dhe është larguar nga dyqani.

Këtë histori të bukur humanizmi me publikun e ka ndarë një pronar dyqani në këtë lagje të Shkupit. Mensur Krasniqi, pronar i një marketi, për Almakos ka thënë se personin e ka parë për herë të parë në lagje, por ka mbetur i surprizuar nga mirësia e tij.
Krasniqi thotë se kurbetçari pasi është përshëndetur me mirësjellje ka kërkuar nga shitësi të mbledhë shumën e borxhit që kanë banorët e lagjes.
“Unë mora dhe ja numërova të gjithë borxhin dhe ai shprehu gatishmëri që të paguajë të gjithë shumat.
Pronari i marketit falënderon Zotin që nuk ka rënë pre e lakmisë që para këtij njeriu të mirë të fryejë borxhin e komshive apo të paguajë edhe borxhet e vjetra, të cilat ua kishte falur konsumatorëve të lagjes. Ai në cilësinë e pronarit të dyqanit thotë se kohëve të fundit borxh u jep vetëm atyre njerëzve të lagjes cilët vërtetë janë nevojtar.
“Ja mblodha shumën simbolike ai pa ndonjë hamendje e pagoi dhe unë mbeta i habitur nga ky akt human. Ky akt përveç aktit fisnik, familjar dhe bamirës personi i cili dëshiron të ngelet anonim kishte edhe qëllimet e veta se pse donte ta bënte. Ai më tha se këtë e bën për hir të Zotit në emër të zekatit, i cili në fenë islame është detyrim për çdo besimtar”, deklaroi Krasniqi.
Sipas Krasniqit, kurbetçari nuk kishte paguar vetëm borxhet e nevojtarëve në dyqanin e tij, por kishte kërkuar edhe dyqanet e tjera të lagjes.
“Ai më pyeti nëse mund ta parkoj veturën e tij pranë dyqanit tim për të vazhduar bamirësinë edhe në dyqane të tjera për të paguar borxhin e banorëve të tjerë.”, veçoi Krasniqi.
Krasniqi thotë se në praninë e kurbetçarit ka fshirë borxhet e familjarëve për ta bindur se amaneti i tij ka shkuar në vend, por reagimi i tij e kishte shtangur.
“Pasi mblodha borxhin i thashë të vijë ta shikojë, se do ti fshijë borxhet nga fletorja. Ai nuk pranoi, më tha kjo është puna jote, unë obligimin tim e kreva”, rrëfen Krasniqi.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.