Përfundojnë me sukses konkurrimet në Konkursin Kombëtar të Kuranit për fëmijë 2018

Më datat 31 mars dhe 1 prill 2018, në ambientet e Hotel “Monarc” në Tiranë, Shoqata Kulturore “Gruaja” organizoi konkursin e Kuranit “Pranvera e zemrave”.

Në konkurrim morën pjesë rreth 50 fëmijë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat shfaqën një përgatitje dinjitoze si në Hifz (mësimin përmendësh), po ashtu dhe në rregullat e Texhvidit.

Në statusin e jurisë ishin teologe dhe mësuese të Kuranit Famëlartë, përkatësisht: znj. Aida Shega dhe znj. Klotilda Ndreu.

Duke gjykuar në tre disiplinat Hifz, Texhvid dhe Tilaua, në bazë të pikëve juria përcaktoi edhe gjashtë fituesit, të cilët do të shpallen në një ceremoni, e cila do të organizohet me datë 7 prill në Hotel Tirana International.

Edhe pse pjesëmarrësit janë në moshë të vogël, aftësia dhe talenti i tyre i mahniti të gjithë pjesëmarrësit dhe jurinë.

Ky konkurs është një shpresë më shumë, që brezat e ardhshëm do të jenë mëkëmbës dhe mbartës të Fjalës së Allahut në Tokë.

Kënaqësi dhe emocion të veçantë dhuruan këta vogëlushë të mbërthyer nga ethet e konkurrimit./gruaja.org/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.