Betimi - ligjshmëria, dispozitat dhe pasojat

Imam Kurtubiu, po ashtu në shpjegimin e ajetit 224 të sures El Bekare, thotë: “E mos E bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Të), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di” Mufesirët thonë se ajeti në falë i udhëzon besimtarët islamë të mos shtojnë betimin e tyre, sepse një veprim i tillë është sëmundje për zemrën. Ky është edhe qëllimi kur Allahu xh.sh. thotë: “Ruani betimet tuaja”.

Sa më shumë që të humbasë ekuilibrimi, besnikëria, sinqeriteti e pse jo edhe besimi në mes njerëzve, aq më shumë shtohet betimi, sepse në skenë shfaqen mashtrimi, mosbesimi dhe gënjeshtra. Për këtë çështje mendoj se nuk duhen sjellë argumente, sepse në parim, kur njeriu për të vërtetën nuk ka nevojë për argument shtesë, që të bindë dikë se ajo që thotë, është e vërtetë, mirëpo, kur humbet besimi, humbin vlerat fetare dhe njerëzore, - atëherë ndihet nevoja që falët a shprehjet tona t’i shoqërojmë gjithnjë me argument shtesë, siç është betimi për të bindur dëgjuesin se po flasim të vërtetën.
Këtë çështje, Islami dhe e drejta islame e kanë trajtuar nga këndvështrime të ndryshme, dhe kanë dhënë konkluzione të qarta rreth betimit. E drejta islame, duke marrë parasysh nevojën dhe natyrshmërinë e njeriut, që kalon nëpër faza të caktuara të veprimtarisë së ti, betimin nuk e ndaloi tërësisht, po përkundrazi e pranon si argument edhe në procedurën gjyqësore, që nënkupton se e ligjësoi duke sistemuar përdorimin e betimit. Argument se betimi është i lejuar, krahas shumë argumenteve të tjera për ligjshmërinë e betimit në të drejtën islame, është edhe imperativi kuranor që i drejtohet Pejgamberit a.s., për betim, duke i thënë(Shih: Junus, 53)
Pra, vërehet qartë se Allahu xh.sh. kërkon nga Pejgamberi a.s. që, përmes betimit, t’u vërtetojë atyre për dënimin e botës tjetër, i cili nuk mund të pengohet assesi. Betimi në terminologjinë e së drejtës islame njihet me nocionin “el jemin”, që në aspektin linguistik gjuhësor ka së paku tri kuptime kryesore, që janë:
- Fuqi, forcë, e ky kuptim vërtetohet përmes ajetit kuranor, ku Allahu xh.sh. thotë: “Ne do ta kapnim atë (Muhamedin a.s.) me fuqinë tonë“. (El Hak-ka,45)
- Nocioni “Jemin” nënkupton dorën e djathtë ose anën e djathtë, për shkak të fuqisë që mban ajo në krahasim me dorën e majtë.
- Gjithashtu kjo shprehje nënkupton edhe betimin.
Nocioni “El jemin”, në kuptimin terminologjik të Sheriatit islam, nënkupton “Shprehjen (betimin) për një kontratë a veprim, që vërteton vendimin e betuesit për një veprim ose mosveprim”.
Nga ky përkufizim nënkuptohet se betimi zakonisht përdoret në rastet dhe çështjet vitale, që rregullojnë marrëdhënie ndërnjerëzore, siç janë kontratat dhe çështjet që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet/obligimet e individit. Andaj, duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj shprehjeje, ajo nuk lejohet të jetë çdo e dyta a e treta falë e folësit, të përdoret për çështje të imëta mediokre, sepse përdorimi sa më i shpeshtë i betimit, nuk rrit besimin e opinionit te betuesi, po jep efekt të kundërt, që nënkupton se minimizon besimin dhe autoritetin e ti, kurse në aspektin fetar islam, sipas konkluzionit të juristëve islamë, është veprim i urryer.

Mendimi i juristëve islamë

Kur shpalosim konkluzionin e juristëve islamë - se betimi i panevojshëm është veprim i urryer, të theksojmë patjetër se bëhet falë për betimin e vërtetë, kurse betimi i rrejshëm është veprim i ndaluar, i cili sjell pasoja juridike jo vetëm në jetën e kësaj bote, po edhe në jetën e botës tjetër. Këtë e vërteton ajeti kuranor, ku Allahu xh.sh. thotë: ( Shih:Ali Imran,77)
Imam Kurtubiu në Tefsirin e ti, në komentimin e ajetit 89 të sures El Maide, thotë: “Ruani betimet tuaja”, nocionin “ruani” e shkoqit me largim, sugjerim për mosbetim, sepse, nëse njeriu nuk ka ftuar shprehi të betohet, ai nuk i nënshtrohet imperativit “ruani betimet tuaja”, ngase me këtë detyrim obligohet vetëm betuesi. Pastaj Imam Kurtubiu, po ashtu në shpjegimin e ajetit 224 të sures El Bekare, thotë: “E mos E bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Të), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. Allahu i dëgjon të gjitha e i di. Mufesirët thonë se ajeti në falë i udhëzon besimtarët islamë të mos shtojnë betimin e tyre, sepse një veprim i tillë është sëmundje për zemrën. Ky është edhe qëllimi kur Allahu xh.sh. thotë: “Ruani betimet tuaja”.(1)
Në anën tjetër, i Dërguari i Allahut xh.sh. na ndalon që, gjatë shitblerjes dhe tregtisë, si një dukuri më të shpeshtë të përdorimit të betimit, sepse betimet e shumta humbin jo vetëm autoritetin e individit, po edhe vlerën e pasurisë.
Ebu Katadete el Ensariu transmeton hadithin e ti, duke thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut a.s., duke thënë: “Kujdes, mos u betoni shumë në shitblerje, sepse betimi i shumtë ngjall dilemë për pasurinë dhe humb vlerën dhe bereqetin e pasurisë.(2)
Në një transmetim tjetër nga Ebu Dherri, Pejgamberi a.s., ka thënë: “Njerëzve të tri kategorive Allahu xh.sh. nuk do t’u flasë, nuk do t’i shikojë (mëshirojë) e as nuk do t’i pastrojë prej mëkateve të tyre, porse për ta do të ketë dënime të dhembshme“.
Këtë hadith Pejgamberi a.s. e përsëriti tri herë, atëherë Ebu Dherri tha: “Ata janë të humbur dhe të zhdukur, o i Dërguari i Allahut, po kush janë ata, o i Dërguari i Allahut? Pejgamberi a.s. tha: “Personi që rrobat e ti i lëshon të gjata përtokë (nën zogun e këmbës nga kryeneçësia), ai që i bën një të mirë tjetrit dhe ia përmend pandërprerë, dhe ai që e shet mallin e ti duke u betuar rrejshëm”.(3)
I nxitur nga këto argumente, Imam Ebu Hamid El Gazali thotë: Tregtarët asnjëherë nuk duhet të ftojnë shprehi betimin, sepse nëse betimi i ti është i rrejshëm, ai ka bërë një betim fundosës, që do ta fundosë në Xhehenem, e ky është një mëkat prej mëkateve të mëdha, e nëse është i vërtetë ajo në se betohet, atëherë betimin e ti e ka ekspozuar për shitje, e nëse betimi i ti është me karakter lavdërimi të mallit të ti edhe është e vërtetë ajo që e lavdëron, atëherë është një veprim i urryer, sepse asgjë nuk i shton në furnizimin e ti.(4)
I nxitur nga këto argumente, imam Shafu r. a ka thënë: Nuk jam betuar në Allahun xh.sh. asnjëherë, as bindshëm e as rrejshëm”.

Në se duhet betuar

Nga ajo që thamë deri tash, pamë se për ne besimtarët islamë nuk është e preferuar të betohemi për çdo send, por vetëm atëherë kur kërkohet betimi nga ne. Në rastet kur duhet të betohemi, sipas parimeve të Sheriatit Islam për betim, konsiderohet vetëm betimi në Allahun xh.sh. dhe në Emrat e Ti të bukur, kurse betimi në çështje të tjera përveç Allahut xh.sh., siç është betimi në prindërit, fëmijët, Diellin, Tokën etj. , jo vetëm që nuk arrin efektin e duhur të betimit, por ky lloj i betimit konsiderohet edhe mëkat. Në kontekst të kësaj, Pejgamberi a.s., në hadithin që transmeton Omeri r.a., ka thënë: “Vërtet Allahu jua ndaloi juve që të betoheni në prindërit tuaj, andaj, kush betohet, le të betohet në Allahun ose le të heshtë“.(5)
Pra, nëse besimtari islam, betohet në diçka tjetër përveç në Allahun xh.sh. dhe në Emrat e Ti të bukur, si p.sh., të betohet në fenë e Ti, pejgamberët, melaiket, Qabenë, namazin, agjërimin a haxhin, prindërit, fëmijët, Diellin, Hënën etj, etj. , sipas konsensusit të juristëve islamë, ky lloj betimi nuk konsiderohet betim dhe është betim i urryer (Mekruh), kurse imam Shafiu r.a. shkon edhe më larg për këtë lloj të betimit dhe thotë: Kam frikë se të mos jetë edhe mëkat, e për këtë nuk ka kefaret. Për sa i përket betimit në Kuranin famëlartë, shumica e dijetarëve të shkollave juridike islame, edhe këtë lloj betimi e trajtojnë si betim, prej të cilit pasojnë obligime dhe pasoja konkrete siç është kefareti.

Llojet e betimit

Duke marrë parasysh faktin se njeriu ballafaqohet me sfida dhe sprova të ndryshme në jetën e ti të përditshme, dijetarët islamë, duke studiuar betimin dhe argumentet autentike që kanë të bëjnë me të, nga të gjitha këndvështrimet, arritën që betimin, në varësi nga pasojat që rrjedhin, ta klasifikojnë në tre lloje, që janë:

1- Betimi fundosës

Ky betim quhet me këtë emër për shkak se ky lloj betimi ka pasoja serioze, veçanërisht në jetën e Botës tjetër, sepse pronarin e saj e fundos në zjarrin e Xhehenemit. Ky është betim i rrejshëm me qëllim, që bëhet për një çështje në të kaluarën apo në të tashmen. Betuesi në këtë rast është i vetëdijshëm se, me betimin e ti, me të cilin mohon ose vërteton diçka, është i rrejshëm.
Ky lloj i betimit, sipas parime të jurisprudencës islame, konsiderohet prej mëkateve të mëdha, një mëkat q e fundos pronarin e ti në zjarrin e Xhehenemit. këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit a.s., kur njëherë kishte ardhur një njeri te Pejgamberi a.s. , dhe e kishte pyetur: “Cilat janë mëkatet e mëdha, o i Dërguari i Allahut xh.sh.”? Pejgamberi a.s. , tha: “T’i bëhet shok Allahut xh.sh. ”, pastaj cilat janë?: Tha:” Mosrespektimi i prindërve”, pastaj cilat, o i Dërguari i Allahu? Tha: ”Betimi i rrejshëm fundosës”.(6) Juristët islamë për këtë lloj të betimit, janë të mendimit se betuesi nuk obligohet me kefaret, por konsiderohet mëkatar, kurse ai që dëshiron ta largojë hidhërimin e Allahut ndaj ti dhe të përftojë nga mëshira e Allahut xh.sh. në jetën e kësaj dhe të Botës tjetër, ai detyrohet të pendohet (teube) dhe të kërkojë falje të sinqertë (Istigfar) nga Allahu xh.sh..

2- Betimi i gabuar

Sipas shumicës së juristëve islamë, betim i gabuar është atëherë kur njeriu betohet për diçka në të kaluarën a në të tashmen duke menduar se vërtet çështja është ashtu si betohet, por realiteti është tjetër nga ajo për se betohet.
Në transmetimin e Ibni Omerit, të Ibni Abasit dhe Aishes r.a., thuhet se ky lloj betimi është thënia e njerëzve “po, për Zotin”, pra duke shpejtuar gjuhët e tyre pa qëllim betimi. Sipas Imam Shafut, ky lloj i betimit është atëherë kur betuesi betohet duke mos pasur për qëllim betimin, ose, me falë tjera, kur shpejton gjuhën e ti pa qëllim, pa dashur të betohet. Për këtë lloj të betimit, Allahu xh.sh. thotë: (Shih: El Bekare, 225)
Dijetarët islamë, duke u mbështetur në këtë ajet kuranor, janë të mendimit se për këtë lloj të betimit nuk ka kefaret. Për këtë lloj betimi, mendoj se duhet theksuar mendimi i dijetarëve të medhhebit Hanefj, të cilët, në dallim nga shkollat e tjera, zbërthejnë çështjen duke thënë se ky lloj i betimit, nëse përdoret për të ardhmen, konsiderohet betim që ka kefaret, pavarësisht se a ka pasur për qëllim betimin apo jo.

3- Betimi i lidhur-i përforcuar

Betimi i lidhur a i përforcuar është kur betuesi betohet për një send, për të ardhmen, se do ta veprojë ose nuk do ta veprojë. Dispozita e këtij lloji të betimit është ose obligueshmëria e plotësimit të betimit, ose obligueshmëria e kefaretit, në rastin kur nuk e plotëson betimin. Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë ka thënë: (Shih: El Maide, 89).
Për këtë lloj të betimit juristët islamë janë unikë në mendimet e tyre se, nëse betuesi nuk i përmbahet asaj për se është betuar, pason kefareti si formë e sanksionit, pavarësisht nëse çështja për të cilën është betuar, është obligative (Vaxhib) apo për veprim të lënies së vaxhibit. Mund të jetë që të jetë betuar për të vepruar ndonjë mëkat, që në këtë rast nuk do të thotë se duhet t’i përmbahet betimit, por duhet t’i nënshtrohet detyrimisht kefaretit për moszbatimin e premtimit. Nëse shkoqisim në hollësi veprat dhe dispozitat e tyre, për të cilat jemi betuar, nëse detyrohemi t’i përmbahemi betimit apo detyrohemi të prishim betimin dhe t’i nënshtrohemi kefaretit, na paraqiten disa raste, që janë:
- Nëse betimi bëhet për veprim të farzit, sikur dikush të betohet duke thënë: Për Zotin, do të fal namazin e drekës, ose do të agjëroj Ramazanin, atëherë betuesi në këtë rast detyrohet të plotësojë betimin, e këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit a.s. , ku thotë: “Kush premton (betohet) se do t’i nënshtrohet Urdhrit të Allahut, le t’i nënshtrohet”.(7)
Nga kjo nënkuptohet se, nëse betuesi në këtë rast nuk zbaton betimin e bërë, përveçqë ka lënë pa kryer farzin, që ka trajtim në vete, ai konsiderohet mëkatar edhe për moszbatimin e betimit dhe detyrohet t’i nënshtrohet sanksionit të kefaretit.

- Nëse betuesi betohet se nuk do ta kryej farzin, ose betohet se do të bëjë mëkat sikur të thotë: Për Zotin, nuk e fali namazin e drekës, ose të thotë Për Zotin do të pi alkool, apo do ta mbysë filanin, ose nuk do t’i flasë prindërve etj. në këtë rast betuesi detyrohet me prishjen, pra mosrespektimin e betimit, dhe me pendim dhe istigfar, kurse për prishjen e betimit detyrohet edhe me kefaret. Këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit a.s., ku ka thënë: “Kush betohet për diçka e pastaj të kundërtën e betimit e sheh më të mirë, le ta veprojë atë që është më e mirë për te, kurse për betimin e ti le të paguaj kefaret. ”(8)

- Nëse betimi bëhet për lënien e suneteve, sikur të thotë: “Për Zotin nuk e fal namazin nafile, ose nuk e vizitoj të sëmurin, ose nuk e përcjell xhenazen etj. , në këtë rast është më e preferuar të thyejë betimin e ti dhe të zbatojë synetin, kurse për thyerjen e betimit të paguajë kefaret.

- Nëse betimi bëhet për kryerjen e ndonjë veprimi të urryer (mekruh), edhe në këtë rast është më mirë që të thyejë betimin dhe të mos kryejë veprën e urryer (mekruhin), e për thyerje të paguajë kefaret.

Kefareti i betimit

Pasi e sqaruam se për dy llojet e para të betimit nuk ekziston sanksioni i kefaretit, po një sanksion i tillë parashihet vetëm për llojin e tretë, që është betimi i përforcuar, atëherë duhet të sqarojmë patjetër se cili është kefareti i këtij betimi. Kefareti i këtij lloji të betimit përcaktohet në Kur’anin famëlartë, ku Allahu xh.sh. thotë (Shih: “El Maide, 89)
Nga ky ajet kuranor nënkuptohet se kefareti i betimit është:

1. Ushqimi i dhjetë të varfërve brenda një ditë ose
2. Veshmbathja e tyre, ose
3. Lirimi i një robi.

Meqë këto tri lloje të kefaretit janë të një kategorie, thyesi i betimit mund të zgjedhë njërën prej këtyre tri sanksioneve, por meqë këto janë të lidhura me çështjen materiale – ekonomike dhe nëse betuesi nuk mund të zbatojë njërën nga këto tri kefarete, - vetëm atëherë kalon në kefaretin e katër, që e obligon me agjërimin e tri ditëve radhazi pandërprerë.

(vijon)

[1] Tefsiri i Kurtubiut 3/97
[2] Muslimi
[3] Muslimi
[4] Ebu hamid El Gazali, Ihjau Ulumud-din 2/77
[5] Buhariu- Muslimi
[6] Buhariu, Muslimi
[7] Buhariu [8] Muslimi – Ahmedi



Jusuf Zimeri

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.