Myftiu Tërnava mbajti mbledhje me kryetarët e këshillave të BI-së

Kryetari Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, mbajti mbledhje me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës

Myftiu me ata bashkëbisedoi për përgatitjet për muajin e bekuar të Ramazanit, për gjendjen nëpër këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës, për punët, projektet dhe për prioritetet e këshillave të BIK-ut. Paraprakisht Myftiu Tërnava falënderoi dhe përgëzoi kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës për punën që janë duke bërë në shërbim të fesë dhe të vendit. Ai u rikujtoi atyre përgjegjësinë që kanë në organizimin dhe udhëheqjen e jetës fetare në këshillat e Bashkësisë Islame.

“Nëse ju jeni të përkushtuar ndaj detyrës e misionit që keni marrë, jeta fetare, duke filluar nga xhamatet nëpër xhami, do të njohë vetëm rezultate që kjo do të reflektojë në të gjitha aktivitetet e BIK-ut”, – tha Myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava tha se falë Zotit dhe angazhimi tonë në përgjithësi, në këto vitet e fundit ka shënuar rezultate të mira, sidomos në ndërtimin e infrastrukturës, si të xhamive ashtu edhe të objekteve të tjera, siç janë ndërtimi i selive nëpër këshillat e Bashkësisë Islame, ndërtimi i godinave të medreseve, pastaj godina e FSI-së, si dhe ndërtimi i objekteve për vakëfe, të cilat janë një bazë e mirë për funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës,- u shpreh Myftiu Tërnava.
Në fund, Myftiu Tërnava u kërkoi që të bashkëpunojnë edhe më shumë mes vete, të shkëmbejnë përvoja me njëri-tjetrin në mënyrë që aktivitetet të jenë në të mirë të xhemateve./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.