Kuriozitete

Një grup shkencëtarësh vendosën në foletë e milingonave amplifikatorë zëri shume të vegjël për te përcjellë tingujt që lëshon mbretëresha milingonë, sepse këto tinguj stimulojnë vëmendjen dhe përqendrimin e milingonave të tjera.

Xhamia më e vjetër, e para që është ndërtuar në territorin e Shqipërisë, është ajo në kalanë e Beratit. Njihet me emrin "Xhamia e Kuqe", me sa duhet për shlak të përdorimit me shumicë të tullave në muret e saj.

Deveja njihet nga të gjithë si kafsha që i reziston gjatë etjes, por përveç kësaj çfarë e bën devenë kaq të mrekullueshme?

Në Muzeun e provincës Tokati të Turqisë ka tërhequr vëmendje një Kur’an tetëshekullor i shkruar me dorë, raporton Anadolu Agency.

Bimët kanë shqisa shumë më të zhvilluara nga sa mund të mendohet, në veçanti të dëgjuarit, që e ndihmojnë në luftën për mbijetesë, sipas një studimi nga universiteti “Western Australia”, ku tregohet se bimët mund të dëgjojnë zhurmën e ujit që rrjedh nën tokë ose nëpër tubacione dhe të rrisin rrënjët e tyre në drejtim të burimit.

Kompania japoneze Takva Co ka dizajnuar sexhadën e parë të xhepit për muslimanët të cilët udhëtojnë shpesh ose përgjithësisht namazet i falin jashtë shtëpisë ose në oborret e xhamisë.

“The Pocket Sejadah” është dizajnuar si një sexhade që lehtë bartet, dhe u lehtëson besimtarëve faljen e namazit kudo. E projektuar posaçërisht për muslimanët, sexhadja është punuar nga një poliestër mjaft i qëndrueshëm, e papërshkueshme nga uji, e rehatshme për faljen e namazeve gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.
Sexhadaja është dizajnuar nga Meryem Chin, një muslimane me prejardhje kinezo-singapuirane që jeton në Japoni. Është dizajnuar që të jetë një pajisje e bukur e cila nuk zë shumë vend në xhepin apo çantën tuaj. Mundëson që gjithnjë të jeni të përgatitur për faljen e namazit derisa jeni në udhëtim apo në vend të punës.
Është punuar në tre versione, jashtëzakonisht e lehtë, peshon 85 gram dhe është më e vogël se një fletore të formatit A5. Materiali nga i cili është bërë zakonisht përdoret për tenda dhe pajisje mbrojtëse.
Toka e lagur dhe trotuaret e gurit më nuk do të jenë pengesë për faljen e namazit.

Në një fshat të vogël, thellë në malet e larta të Atlasit, shtrihen mbetjet e fortesës mesjetare Almohad që dikur ishte kryeqyteti i një perandorie të madhe që zgjatej prej Malit deri në Tunizi dhe Spanjë.

Şener Celkanlıoğlu, 83 vjeç, që jeton në qytetin Kilis të Turqisë mëson leximin e Kuranit në një kurs të hapur nga myftinia, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrugët e qytetit të vjetër të Sarajevës, dikur një treg qendror në epokën otomane, janë të mbushura me shitës që merren me tregtinë e tyre stërgjyshore.

Besoni apo jo, rreth 30.000 qilima të gjelbër mbulojnë zonën rreth Mekës dhe Xhamisë së Shenjtë me një gjatësi totale prej gati 100 kilometrash.

Nëse doni të dini se sa e jashtëzakonshme është gjuha arabe, atëherë lexoni këtë tekst të shkurtë …

Koncepti i zeros së pari është paraqitur në Indi gjatë shekullit të 5-të. Nuk kishte ndonjë shprehje të caktuar për zeron, por atë e shprehnin përmes disa fjalëve të ndryshme që simbolizonin zeron, sikur që ishin “asgjë”, “bosh”, “hapësirë e boshatisur”, “qiell”, etj.

Njerëzit në anën lindore të botës kanë qenë gjithmonë të fascinuar pas qilimave të kuq. Mbretërit dhe udhëheqësit e kohëve të lashta krenoheshin në qoftë se në pallatet e tyre posedonin qilima të tillë.

Vlera e qilimave të kuq është konsideruar si pasuri integrale e një objekti ku janë gjendur. Për këtë arsye, muslimanët qilimat e kuq filluan t’i përdorin në xhami, për të dëshmuar vlerën e këtyre vendeve tek ata.

Xhamia e Pejgamberit Muhamed a.s. në Medine siç veçohet edhe me shumë gjësende të tjera me vlera të larta materiale e shpirtërore veçohet edhe me këto qilima të shtrenjtë dhe të bukur. Aty gjenden dhjetë mijë qilima të tillë.
Qilimat në xhami janë të kualitetit të lartë dhe prodhohen në një vend të posaçëm, ekskluzivisht për xhaminë.
Brenda xhamisë janë rreth 3.500 qilima, 2 000 në çati, dhe 4 000 në hapësirat përreth xhamisë. Gjatë muajit të Ramazanit dhe Bajramit në xhami vendosen 9 500 qilima.
Ekzistojnë edhe 500 qilima shtesë të cilët përdoren në rast nevoje.
Qeveria saudite nuk jep kurrfarë shpjegime kur është fjala për paratë e shpenzuara për prodhimin e këtyre qilimave. Megjithatë, përhapja e një artizanati të tillë, që shitet në Medine, është një tregues i qartë i vlerës së gjërave të lartpërmendura.

Xhamia më e vjetër që i ka mbijetuar kohës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka origjinë misterioze dhe arkitekturë të pazakontë.

Xhamia Göğceli në rajonin Çarşamba të qytetit Samsun të Turqisë e ndërtuar në vitin 1206 që prej 811 vitesh ende qëndron në këmbë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të manifestimit Gastro Show, në sheshin qendror të qytetit të Tuzllës, në Bosnje e Hercegovinë, është përgatitur byreku 650 kilogramësh për të fituar titullin “Byreku më të madh në botë”.

Për shkak të pjesëmarrjes për 40 ditë rresht në namazin e mëngjesit në Xhaminë e Sulltan Selimit, në lagjen Fatih të Stambollit fëmijët morën shpërblim biçikleta.

Javën e kaluar, hulumtuesit suedezë zbuluan kostume nga koha e vikingëve me mbishkrimet 'Allah' dhe 'Ali'.

Maria Marghani Muhammed nga Indonezia ishte personi më i vjetër ndër ata që kryen haxhin këtë vit.

Një hulumtim i kryer në Britani të Madhe zbulon se emri musliman Muhamed, është njëri nga emrat më të shpeshtë të cilin prindërit ua lënë fëmijëve të tyre në kryeqytetin britanik Londër dhe në rajonin Midlands, transmeton Anadolu Agency (AA).

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!