Kuriozitete

Kaligrafi egjiptian shpreson të thyej rekordin pasi ka kaluar tre vjet duke punuar në atë që ai beson të jetë kopja më e madhe e Kur'anit në botë.

Xhamia e gjelbër apo xhami Köprüköy është ndërtuar në vitin 1930 në Adana të Turqisë, për shkak të bimëve që e rrethojnë ajo i ngjan një kopsht botanik.

Mansour al-Reqeiba përmes Snapchat-it ka biseduar me Sulejman Rajihin, një nga biznesmenët më të njohur në Arabinë Saudite, i cili me këtë rast i tregoi se bashkëshortes dhe fëmijëve të tij u kishte dhanë pjesën e tyre legjitime, ndërsa pjesën tjetër e kishte dhënë për bamirësi, si vakëf. Rajhi zbuloi se vlera e vakëfit sot arrin në 60 miliard rijal saudit, që do të thotë pak më shumë se 16 miliardë dollarë. "Kjo konsiderohet si një nga dhuratat më të madhe në botën islame," komentoi Mansour.

Në Azerbajxhan ekziston një lule e cila quhet ‘Lulja e Ezanit’. Ajo hapet vetëm në kohën kur thërret ezani.

Në mbarë botën myezinët, pesë herë në ditë, i ftojnë besimtarët musliman për falje të namazit. Zëri i ezanit është i dobishëm për sistemin nervor të njeriut. Megjithatë, njerëzit në Azerbajxhan thonë se ezani jo vetëm se ndikon në psikikën njerëzore, por ai ndikon edhe në gjithë natyrën.
Muhammed Rahim Eldarov merret me mbledhjen e llojeve të ndryshme të luleve. Ai thotë se për të çdo lule ka veçantinë e saj.
“Nuk bëj dallime mes tyre, përndryshe nuk do të kisha mundësi t’i mbledhja.”
Por, ajo që është shumë interesante, e që ekziston në koleksionin e tij, është lulja e cila quhet “Ezan”. Hapet vetëm në kohën e ezanit, kur e “dëgjon” ezanin nga xhamia lokale.
Jemi mahnitur me këtë fenomen të pazakontë natyror. Ky me të vërtetë është shembull misterioz i fuqisë dhe rëndësisë së thirrjes së ezanit, thuhet në raportin special të përgatitur nga “Lider TV” i Azerbajxhanit.
Shkenca ende nuk ka sqarim për këtë mrekulli, kurse ajo ka zgjuar interesin edhe të televizioneve më të mëdha botërore, siç është CNN.

Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Asnjë xhin, njeri apo ndonjë gjë tjetër brenda shtrirjes së zërit të myezinit nuk e dëgjon thirrjen veçse do të dëshmon për të në Ditën e Ringjalljesʺ.

Skifterët jetojnë 70 vjet, por që të arrijë gjer këtu, i duhet të marrë një vendim të vështirë në jetë. E dini çfarë bën?

Minah Mustafa nga Hotla e Kumanovës i ka grumbulluar paratë për të shkuar këtë vit në Haxh. Këto kursime Minah i ka bërë duke i mbledhur nga 10 dhe 50 denarë monedha apo hekur siç thuhet në gjuhën popullore.

Bora jo për të gjithë njerëzit ka shkaktuar probleme. Për Hasip Ibrahimin, banor të Gërçecit, nё komunën e Sarajit, Maqedoni, bora ka ofruar mundësi për rekreacion dhe për të përdorur kreativitetin e tij.

Fjala më e përmendur në botë është fjala MashaAllah.

Minarja, e cila shihet mbi ujin e ngrirë të liqenit në Agri të Turqisë, në çdo sezon tërheq vëmendjen e një numri të madh të vizitorëve që vinë në këtë vend.

RBTH paraqethttp://www.islamgjakova.net/crop.php galerinë e dhjetë xhamive më unike ruse, nga Moska deri në qytetin më verior në botë.

Quhet Qabe dhe është një godinë katrore rreth së cilës përsillen çdo çast të ekzistencës së kësaj bote me dhjetra e qindra besimtarë, të atyshëm ose si pelegrinë të ardhur nga anekënd botës. Aty nuk del apo hyn kush, dhe kjo e bën atë grishëse të kuriozitetit njerëzor për atë se çfarë ka brenda.

Pjerrtësia e minares së xhamisë në Elazig të Turqisë, e ndërtuar në shekullin XI tërheq vëmendjen e turistëve të cilët e krahasojnë atë me Kullën e pjerrët të Pizës në Itali.

Muhamed Meshiqi është një 32-vjeçar nga Tuzlla, Bosnjë e Hercegovinë, i cili flet plotë 56 gjuhë të botës.

Xhamia më e madhe e muslimanëve në Spanjë (Xhamia e Madhe), gjendet në Kordoba.

Gjatë garave kuranore në Indonezi një hafiz i vogël gjatë leximit filloi të qajë.

Ai filloi të lexoj rrjedhshëm, por në fund të ajetit u ndal dhe filloi të qajë, por jo për shkak se nuk iu kujtuan ajetet.

Një nga gjyqtarët e lexoi fillimin e sures Xhuma, ajeti i pestë, dhe djaloshi vazhdoi të lexoj. Kur erdhi në pjesën e fundit të ajetit të tetë, ai u ndal. Në të vërtetë, para se të ndalet, ai u përpoq t’i kontrolloj emocionet dhe pastaj filloi të qajë derisa e lexonte pjesën e ajtit ku thuhet:

... e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen ...

Qajti aq gjatë, sa që edhe njëri nga gjyqtarët gjithashtu filloi të qajë. Pas pak kohe, hafizi e mori veten dhe e përfundoi ajetin:

“Thuaj: “S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar”.

Siç duket, hafizi i vogël nga Indonezia, jo vetëm se e ka memorizuar Kur'anin, por ai gjithashtu e kupton edhe përmbajtjen e tij dhe mediton për të, kështu që kur e lexoi ajetin i cili e përshkruan vdekjen dhe çfarë ndodh pas saj, ai nuk mundi t’i përmbaj lotët.

Xhamia e Romës (Moschea di Roma) është xhamia më e madhe jashtë Botës Islame.

Shejh Hamid Mustafa al-Khouli ka lindur në një fshat në rrethin Beheira, në Egjipt.

Data pesë gusht është shumë e rëndësishme për një familje nga Breckon në Wales, pasi tre gjenerata meshkujsh kanë lindur në të njëjtën ditë.

Tetë vite punë i janë nevojitur kaligrafit sirian Mahir el-Hudarijut të punoj kopjen e parë të Mushafit, harfet e të cilit janë të qëndisura me fije ari, dhe katër vite për qëndisjen dhe regullimin e kopertinës së Mushafit.

Refugjati sirian në Gjermani ka bërë një veprim që duhet të jetë shembull për të gjithë njerëzit pasi veprimi i tij i ka lënë të habitur edhe autoritetet gjermane.

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!