Kuriozitete

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajib Erdogan ia dhuroi një monedhë ari me vlerë 1.100 dollarë shtetasit të Xhibutit, Abdurrezzak Dejame dhe gruas së tij Aisha Ahmed ngase ata ia plotësuan dëshirën që fëmijës së tyre t’ia vënë emrin Omer.

Ish-kryeministri britanik Winston Churchill në rininë e tij është interesuar shumë për botën muslimane, deri në atë masë, sa që në një kohë ka menduar të konvertohet në Islam, shkruan Telegrafi londinez.

Hoteli më i madh në botë, i cili pritet të përfundoj në vitin 2017, do të hapet në Arabinë Saudite, në qytetin e shenjtë të Mekkes.

Secili njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, shenjat e gishtërinjve i ka të veçanta. Identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij.

Kjo xhami e cila gjendet në Katar, nga jashtë ka pamje të një anije ajrore që sapo ka zbritur në tokë.

Xhamia e famshme prej druri në Etiopi është zëvendësuar me xhaminë e re me tulla.

Javën e kaluar policia në Dubai ka organizuar një ceremoni, ku ka shpërblyer dy shoferë që nuk kanë bërë asnjë shkelje të rregullave në komunikacion gjatë vitit të kaluar.

Në qytetin ishullor Saint Louis në Senegal gjenden shumë monumente interesante kulturore, një prej tyre është edhe xhami minarja e së cilës ka kambanën dhe sahatin, dhe daton që nga periudha e kolonizimit francez.

Arkeologët kanë zbuluar një unazë, 100 vjet më parë, në varrin e një gruaje vikinge që i përket shekullit të IX.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se dashuria e nënës, këtë e dëshmon më së miri nëna Kumrisan Gunes, nga Turqia, e cila për katër vite e dërgon në shkollë djalin e saj të paralizuar duke e mbajtur në shpinë.

“Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet prej bimëve që mbin toka, prej vetë njerëzve dhe prej shumë gjërave që ata nuk i dinë. ” (Ja Sin 36)

Banorët e një fshati të vogël në Jemen mbetën të habitur pasi zbuluan trupin e një gruaje të që u varros në mes të vitit 2013, i cili kishte mbetur i paprekur dhe se nga varri i saj përhapej një aromë e këndshme, njoftojnë mediat kuvajtiane.

Në një ankand që do të mbahet në Stamboll do të ekspozohen vepra nga pallatet osmane, qeramika turke, tavolina klasike nga periudha dhe vende të ndryshme, si dhe shembuj të rrallë të kaligrafisë osmane.

Ish ministri në qeverinë irakiane të postokupimit, Mowaffak Al-Rubaije, ka vënë në shitje litarin me të cilin është varrë Sadam Huseini.

Afro 1 250 kopje të dorëshkrimeve të rralla të Kur’anit janë zbuluar në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a.

Për më shumë se pesë dekada në Turqi është fshehur diçka e mahnitshme e cila është zbuluar krejt rastësisht.

Kur në vitin 1963 shtetasi turk në Kapadokia filloi të rinovoj shtëpinë, zbuloi një mrekulli arkitektonike, transmeton Telegrafi.

Kur muri i rezidencës së “Derinkuyu” në bodrum u shkatërrua, u zbulua se pas saj gjendet një tunel, dhe një dhomë tjetër, pastaj një tjetër, një tjetër.
Kështu, rastësisht zbuloi qytetin më të madh nëntokësor në Turqi, i cili ishte varrosur 85 metra nën sipërfaqe.
Për këtë qytet të çuditshëm nëntokësor, me të drejtë mund të themi se është një kryevepër e inxhinierisë dhe një zbulim i madh arkeologjik.
Përmes saj rrjedh ujë i pijshëm, ka një numër të sistemeve të ventilimit, apartamente individuale, dyqane, puse, dhoma ku ishin të depozituara armë, madje edhe një varrezë. Në qytet u gjet edhe një shkollë dhe dhoma të veçanta,ku mbaheshin kafshët.

Një ekip hulumtimi i përbërë nga ekspertë nga Turqia dhe Kina, ka gjetur “Varkën e Nuhit a.s në malin Ararat“, sipas raporteve të shtypit turk.

Analizat dhe verifikimi i një dorëshkrimi të Kur’anit që daton nga koha e Uthmanit (radijAllahu anhu) kanë vërtetuar përputhjen 100% ndërmjet tij dhe mus’hafit që kemi ne.

Sipas statistikave të fundit, Islami është bërë feja më e madhe në botë.

Pamje madhështore nga një pjesë e stadiumit të futbollit në Indonezi, ku 120.000 hafizë kanë kryer hizfzin, e me këtë kanë dëshmuar memorizimin e tyre të Kuranit të shenjtë.

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!