Aktualitete

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava sot priti në takim Dr. Mohamed Elsanousi, drejtor i “Rrjetit të Liderëve fetarë dhe tradicional për paqe” me seli në Washington D C.

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me dt. 29 dhjetor 2016, të cilën e kryesoi dr.Ajni ef. Sinani-kryetar, në rend dite pati shqyrtimin dhe miratimin e Projektbuxhetit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Dje me datë 27.12.2016, u bë ceremonia e shpërndarjes së 30 diplomave për nivelin Baçelor të studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame.

Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim ef.Tërnava u prit sot në departamentin për çështje fetare në qeverinë e Dubait, nga drejtori gjeneral.dr. Hamad Al Shejbani

Sot në në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, ka filluar punimet Forumi për Promovimin e Paqes në Shoqëri Myslimane

Kryesia e BIK me shqetësim po përcjell ngjarjet me të cilat po përballet popullata e Halepit në Siri

Sot, pas namazit të drekës në xhaminë Hadum Aga në Gjakovë Këshilli Bashkësisë Islame Gjakovë organizoi ligjëratë fetare me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s. me temën “Ardhja e Muhammedit a.s. si mëshirë për njerëzimin”

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka ogrganizuar sot në Gjakovë konferencën “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”

Sot, më 07.12.2016, Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga Ahmet Sadriu, Vedat Sahiti dhe Fatmir Iljazi vizituan sot Gjakovën.

Në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup u zhvillua Konferencën e tretë shkencore kushtuar kolanës së Zanit të Naltë, me titull, "Zani i Naltë - Thesari kulturor, fetar e kombëtar", organizuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë

Me rekomandim të myftiut Tërnava sot, e xhuma më 11.11.2016, në të gjitha xhamitë e Kosovës, u mbajt hutbeja kushtuar sigmatizimit nga shoqëria kosovare të grave të dhunuara nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë

Në manifestimin e organizuar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë morën pjesë krerët e BI të Kosovës, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, profesorë, nxënës dhe mysafirë tjerë nga jeta politike, kulturore dhe arsimore

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava mori pjesë në takimin e udhëheqësve të bashkësive fetare në Kosovë, që u mbajt më 21 tetor, ku të gjithë krerët fetarë bën thirrje për tolerancë dhe solidaritet

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e 30-vjetorit të daljes së revistës "Dituria islame", në gjysmën e parë të muajit nëntor 2016, në Prishtinë organizon sesionin shkencor

Krerët e Bashkësive Islame të Kosovës dhe Bosnjës janë zgjedhur në mesin e 500 muslimanëve më me ndikim në botë për vitin 2017

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka takuar sot kryetarin e Mitrovicës, Agim Baftirin nga i cili u informuar për projektin që ka nis të realizohet për rivitalizimin e Urës mbi lumin Ibër

Të dielën me dt. 25.09.2016 në Medresenë e Madhe të Gjakovës, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë ka bërë shpërndarjen e mishit të kurbanit të sjellur nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në aksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës të xhumasë së 12 gushtit për ndihmë banorëve të lagjes Hasanbeg të Shkupit të cilët pësuan nga përmbytjet dhe vërshimet, nëpër xhamitë e Kosovës u grumbulluan gjithsej 145.961.91 euro, të cilat nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës i janë transferuar Shoqatës Humanitare "Hilal" të Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë.

Me vëmendje, shqetësim e dhimbje kemi përcjell gjendjen e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në lagjet e Shkupit

Sot, më 03.08.2016, në sallat e Universitetit të Jordanit, studenti nga Gjakova, Valon Myrta, me sukses të shkëlqyeshëm mbrojti disertacionin e doktoraturës, me ç’rast edhe fitoi titullin Doktor shkence

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!