Aktualitete

Dje në Prishtinë në Xhaminë e Madhe pas namazit të drekës u organizua manifestimi përmbyllës me rastin e muajit të lindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. apo siç njihet tek ne muaji i Mevludit

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot (24 dhjetor 2015), të cilën e kryesoi Ajni ef. Sinani-kryetar

Nesër, më 17 dhjetor 2015, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë organizon Konferencën Dorëshkrimet dhe veprat e botuara në periudhën osmane (në Bibliotekën e FSI-së).

Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës ka bërë promovimin e veprës "Ligjërime për fenë dhe atdheun I-II" të Myftiut Naim ef. Tërnava. Në promovim qenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm i dashamirësve të librit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi që e bënë më madhështor dhe më kuptimplotë këtë aktivitet.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon sot promovimin e veprës "Ligjërime për fenë e atdheun I-II" të myftiut Naim ef. Tërnava

Sot, Myftiu i Kosovës Mr.Naim Tërnava bashkë me këshilltarët e tij, dr. Islam Hasani dhe Vedat Sahiti vizituan Këshillin e Bashkësisë Islamë Gjakovë

Në Mekë u zhvilluan garat internacionale të Kuranit të tridhjetë e shtatat me radhë në katër kategori: Hifzi i tërë Kur’anit me tefsir, Hifzi i tërë Kur’anit, Hifzi i gjysmës së Kur’anit dhe Hifzi i pesë xhuzeve të Kur’anit

Ditën e diele, më dt. 01.11.2015. ora 13:00, në Xhaminë e Re, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë organizoi ligjëratë fetare, enkas për femra, me temën “Roli i femrës muslimane në shoqëri”, ku ligjëruese ishte Mr. Violeta Smajlaj-Myrta.

Departamenti i të Rinjve i BIK-ut qe pjesëmarrës në seminarin treditor të mbajtur në Prevallë- Prizren (30 tetor - 01 nëntor 2015), të organizuar nga Organizata Gjermane “Konrad Adenauer” Stiftung dhe “JEF Kosova”, me temën “Marrëdhëniet mes komuniteteve fetare dhe shtetit” - “ Të rinjtë me interesa dhe vlera të njëjta”.

Me rastin e Vitit të Ri të kalendarit islam Hixhri 1437, mbrëmë nga ora 16:00 në sallën e teatrit të Qendrës Tregtare “Nertili”, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë organizoi tribunë fetare me temën “Hixhreti dhe vlera tek umeti islam”, ku ligjërues ishte Prof.Mr. Jakup Çunaku.

Me ftesë të Qendrës Islame Shqiptare të Lozanës (Zvicër), dhe kryetarit të saj, z. Fehim Abazit, drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga këshilltari i Kryesisë, Vedat ef. Sahiti, morën pjesë në tribunën familjare të organizuar enkas për bashkëkombësit tanë që jetojnë në Lozanë të Zvicrës, e cila u mbajt me datë 10 tetor 2015.

Organizuar nga organizata ndërkombëtare "Church & Peace", që kësaj radhe kishte zgjedhur Kosovën për ta mbajtur kongresin e tyre vjetor, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, i shoqëruar nga këshilltari i Kryesisë së BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, të enjten, më 08 tetor 2015, morën pjesë në takimin ndërfetar me temën "Religjioni dhe Paqja", ku ishin të ftuar përfaqësuesit e bashkësive fetare tradicionale të Kosovës dhe një numër i madh mysafirësh të tjerë, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare nga shtete të ndryshme të botës.

Sot, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë, Ahmet ef. Hoxha, së bashku me anëtarët e Këshillit, priti në një takim qiftin bashkëshortor Kani dhe Sadushe Latifi, të cilët i dhuruan KBIGJ-së, një donacion në vlerë prej 70.000 euro.

Pas fazës së pastrimit që janë bërë në ambientet e Medresesë së Vogël në Gjakovë dhe objektit të Bibliotekës në kompleksin “Xhamia e Hadum Agës”, në Çarshinë e Madhe, tashmë kanë filluar punimet në restaurimin dhe ristrukturimit e këtyre dy objekteve të vjetra të trashëgimisë kulturo-fetare.

Mbrëmë, në ambientet e Medresesë së Mesme "Alaudin", Kryesia e BIK-ut shtroi iftar për mërgimtarët dhe përfaqësuesit e qendrave islame shqiptare që veprojnë në Diasporë.

Të mërkurën, më 08.07.2015, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut, për nder dhe respekt të muajit të bekuar të Ramazanit shtroi iftar, në ambientin e Hotel “Victory” në Prishtinë, për përfaqësuesit e Parlamentit Studentorë të Universitetit të Prishtinës, Kryetarë, anëtarë të senatit, përfaqësuesit e degëve të Departamentit të të Rinjve nëpër këshillat e bashkësisë Islame të Kosovës, profesorë te Medresesë “Alaudin”, pjesëtarë të njësisë speciale për intervenim të shpejt të Policisë së Kosovës, përfaqësues të ndryshëm të organizatave joqeveritare , e të ftuar të tjerë etj.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shtroi mbrëmë iftar për gratë anëtare të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame të Kosovës dhebashkëpunëtorët e tyre, të udhëhequra nga zonja Besa Ismaili, Prodekane në Fakultetin e Studimeve Islame.

Mbrëmë, me rastin e muajit të madhërueshem të Ramazanit, në ambientet e Restorantit “President” në Gjakovë, Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, organizuan iftar për Këshillat e BI të regjionit të Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës.

Në kuadër të aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë gjatë muajit të Ramazanit, mbrëmë kryeimami i KBIGJ, Visar ef. Koshi në shoqëri me përfaqësuesin e DIANET-it nga Turqia, hfz.Ahmet Kazan, vizituan xhaminë në fshatin Babaj të Bokës të Komunës së Gjakovës, ku u mirëpritën nga imami Smajlj ef.Mustafa dhe xhemati i xhamisë.

Më 08. 06. 2015, në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës përfaqësueset e Departamentit të Gruas të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhuruan fustane/funde për të ndihmuar në instalacionin artistik “Mendoj për ty”, të artistes Alketa Xhafa-Mripa, i cili instilacion po u dedikohet grave që kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës, ndërsa është organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, institucion ky i themeluar dhe i udhëhequr nga vetë Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!