Aktualitete

Më 10.01.2015, ditën e shtunë, në Prishtinë, në Xhaminë e Madhe pas namazit të drekës u organizua manifestimi me rastin e muajit të lindjes së pejgamberit Muhamed a.s. apo siç njihet tek ne muaji i mevludit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës i dërgon telegram ngushëllimi Ambasadës së Republikës së Francës në Prishtinë

Sot, më 07.01.2015, në Institutin e Hifzit „Medreseja e Madhe“ në Gjakovë, ka përfunduar hifzin–memorizimin e Kur’anit famëlartë, nxënësi Albion Naim Qerkini nga fshati Zaskok, Komuna e Ferizajt, pranë Hfz. Jashar ef.Ibrahimi dhe Hfz.
Safet ef.Hoxha.

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 23.12.2014, të Kryesuar nga kryetari i Kuvendit të BIK, Mr. Ajni Sinani, pas shqyrtimit miratoi Buxhetin e kryesisë së BIK për vitin 2015.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Sabri Bajgora, më 18.12.2014 (e enjte), vizitoi Këshillin e BI në Kaçanik

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 6 dhjetor 2014, në bazë të kompetencave të saja kushtetuese, pas shqyrtimit, miratoi buxhetet e këshillave vendore për vitin 2015, si dhe buxhetin e Medresesë dhe atë të FSI-së

Më 3 dhe 4 nëntor 2014, në Kajro, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me temë "Konfrontimi i ekstremizmit dhe terrorizmit"

Të hënën, më 24. nëntor, në ora 18:00, në Amfiteatrin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, është promovuar ribotimi i vëllimit të parë të Revistës “Zani i Naltë”, e cila u vlerësua lartë nga udhëheqësit mysliman të Shqipërisë Kosovës dhe Maqedonisë. Madje, sipas tyre, themeluesit e kësaj reviste qenë aktiv dhe patën rol të madh në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Me ftesë të zëvendëskryeministrit të Kuvajtit, Muhamed Haled al-Sabah, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqeruar nga kryetari i Kuvendit të BIK, Mr. Ajni Sinani dhe ndihmës shef kabineti, Mr. Besim Mehmeti po qëndron per në vizitë pune në Kuvajt.

Forumi Katoliko-Mysliman në Vatikan dënoi dhunën e terronin në emër të fesë

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava udhëtoi dje për në Romë, ku do të marrë pjesë në Forumin e tretë të dialogut ndërfetar Katoliko -Mysliman, i cili do të mbahet në Vatikan nga 11-13 nëntor 2014

Nën këndimin e ajeteve kuranore dhe tekbireve, në mënyrë solemne më 4 nëntor, në Pejë, u vu gurthemeli i objektit të Institutit të Hifzit (memorizimit) të Kur'anit - "Mehmet Akif Ersoy”.

Prijësit e komuniteteve fetare (islam, ortodoks, katolik, protestant dhe hebrej), në Kosovë, kanë përsëritur thirrjen e tyre për kornizë të përmirësuar juridike, e cila do të mundësonte që komunitetet fetare të regjistrohen si entitete juridike, të kërkojnë kthimin e pasurisë dhe t’i rregullojnë financat e tyre, në Konferencën për dialog ndërfetar të organizuar në Prishtinë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)

Në prezencë të shumë besimtarëve myslimanë, banorë të fshatit Celinë të Komunës së Rahovecit e më gjerë, më 29 tetor 2014 u bë hapja e xhamisë së Re, pas plot 15 vitesh të djegies, shkatërrimit dhe rrënimit të xhamisë së vjetër nga ana e forcave serbe

Më 27 tetor 2014, në Binçë të Komunës së Vitisë në një atmosferë festive u vendos gurthemeli i xhamisë

Më 25 tetor 2014, në Vushtrri, në kohën e namazit të drekës, u përurua Vendfalja-Xhamia "Haxhi Xhemë Zariqi", që është ndërtuar në kuadër të kompleksit banesor nga afaristi Ahmet Zariqi, ku janë 350 apartamente

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Sabri ef. Bajgora, vizitoi dje Manastirin e Deçanit, i shoqëruar nga këshilltari i Myftiut, Vedat Sahiti, ndihmës kryeimami, Fatmir Iljazi, si dhe kryetarët e dy Këshillave të BI Pejë dhe Deçan, Musli Arifaj dhe Besim Halilaj.

Të premten më 17 tetor, pas namazit të xhumasë, xhemati i xhamisë "Hatunije" në Prishtinë i prirë nga imami, Jahir ef. Beqiri në mënyrë të organizuar dhuruan gjak për nevoja të QKUK.

Myftiu Tërnava mori pjesë në takimin tashmë tradicional në Mekë që organizon kryetari i DIJANET-it, Dr. Mehmet Gyrmez

Ministria e Kulturës Rinis dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, ka aprovuar projekt konservimin e Mejtepit të Haxhi Ymerit në Gjakovë, që gjendet në Rr.F.Binishi nr.23, në lagjen Haxhi Ymer.

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!