Aktualitete

Promovohet libri i ribotuar “Mulla Idris Gjilani dhe mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1942 1951”

Organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame I Gjilanit, në shtëpinë e kulturës së qytetit në Gjilan, u mbajt promovimi i librit të ribotuar të dr. Muhamet Pirrakut “Mulla Idris Gjilani dhe mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore (1942 1951)”

Në këtë eveniment mori pjesë edhe Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava më bashkëpunëtorë .
Fjalë rasti mbajtën Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe kryetari i KBI-së në Gjilan Naim ef. Aliu.
“Ne, Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit duke parë nevojën e lexuesve dhe të të interesuarve që të kenë në dorë këtë libër, vendosëm ta ribotojmë këtë libër të dokumentuar me fakte për jetën, veprën dhe sakrificën e kolosit, Mulla Idris Gjilanit”,-tha kryetari Aliu.
Ndërsa Myftiu Tërnava veçoi se studimet dhe promovimet e tilla janë shumë të rëndësishme e sidomos kur kemi te bëjmë me figurat e shquara të kombit që bënë shumë për vendin dhe për popullin tonë, duke ua vënë në pah vlerat, virtytet e sakrificat e tyre sublime në shërbim të kauzës sonë fetare e kombëtare.
Myftiu Tërnava nënvizoi se me idealet e sakrificën qe ka rrënjët thellë në besimin në Zotin një, Mulla Idrizi organizoi, mbrojti dhe luftoi për tërësinë e tokave shqiptare, ideal ky i kolosëve dhe personaliteteve më të ndritura të popullit tonë, që u paraqitën dhe lindën si feniks nëpër periudha dhe etapa të ndryshme të historisë sonë të lavdishme kombëtare. Populli shqiptar në krye me Mulla Idrizin Gjilanin, me rezistencën e tij heroike në kodrën e Kikës, dëshmoi dhe i tregoi botës mbarë se Ne nuk jemi popull që rrimë duarkryq kur na sulmohet atdheu ynë e as që pranojmë ideologji, sisteme e regjime të huaja që nuk njohin Zot e fe. Shembullin e Mulla Idrizit e ndoqën edhe shumë imamë e hoxhallarë edhe në luftën e fundit në Kosovë, rreth 40 imamë ranë dëshmorë në mbrojtje të atdheut, të motivuar nga atdhedashuria dhe nga inspirimi e motivimi Kuranor e profetik./bislame/

Lexo me teper

Departamenti i Gruas i BIK-ut shpall konkurs

Departamenti i Gruas shpall konkurs për ese me temën: “Muhamedi a.s. shëmbëlltyrë e njerëzimit”

Lexo me teper

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Hungaria

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim profesorin universitar, prof. dr. Zoltan Szombathy, profesor në Departamentin e Studimeve Arabe në Universitetin “Otvesh Lorand” të Hungarisë, i cili shoqërohej nga ambasadori i Hungarisë në Pristine, shkëlqesia e tij z. László Markusz.

Lexo me teper

Myftiu Tërnava në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në FSI

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik 2017/18, e cila u mbajt në Fakultetin e Studimeve Islame, organizuar nga dekani i këtij fakulteti, prof. dr. Fahrush Rexhepi

Lexo me teper

Ka nisur punimet PNFBI në Ferizaj

Dje më 2 tetor 2017 ka nisur punimet Programi Njohës me Fenë dhe Bashkësinë Islame i Departamentit për Arsim i Këshillit të Bashkësisë Islame Ferizaj.

Lexo me teper

Myftiu i Kosovës Naim ef.Tërnava vizitoi Gjakovën

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava inspektoi restaurimet që po bëhen ne disa objekte të KBI Gjakovë si: Medresenë e Vogël, konviktin, xhamitë Mulla Jusuf, Kusar, Sefë dhe bibliotekën e xhamisë Sylejman Hadim Aga.

Lexo me teper

Ceremonia e duasë dhe përcjelljës së haxhinjëve të Gjakovës

Sot, e enjte, më 17.08.2017 pas namazit të drekës në prani të një numri të konsiderueshëm të xhematlinjve dhe mysafirëve të shumtë që kanë ardhur për të qenë prezent në Xhamin e Hadum Agës në Gjakovë, u bë duaja e haxhinjëve të cilët sivjet kanë vendosur të udhëtojnë në vendet e shenjta në Mekke dhe Medinë për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

Lexo me teper

Njoftim - Kurbani 2017

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, sikundër edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale

Lexo me teper

Deklaratë për opinion.

Kërcënimet me vdekje i udhëheqësve të shtetit, BIK dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale

Lexo me teper

Kryesia e BIRK-së takon mërgimtarët

Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës organizoi takim me mërgatën tonë në ambientet e Medresesë Alaudin

Lexo me teper