Shkrime Autoriale

Tema e konferencës së sivjetshme vjetore, që është caktuar nga komisioni organizativ, ka në thelb të saj rininë dhe edukimin fetar.

Nëse dija e një varg intelektualëve shqiptarë myslimanë gjatë shekullit XX-të qe e prezantuar nëpër revista e vepra tjera shkencore, ajo nuk qe e kataloguar dhe e periodizuar asnjëherë deri më sot. Libri "Periodiku shqiptar islam në gjysmën e parë të shekullit XX" ndryshon gjendjen e deritanishme të botimeve shqiptare islame.

Shumë prej cilësive hyjnore janë të pranishme te krijesat tokësore dhe nëntokësore, sigurisht me një përqindje minimale në krahasim me ato të Zotit të Lartësuar. Njëra prej tyre është ndjenja e dashurisë, e cila buron direkt prej Zotit, i Cili e shpërndan dhe e instalon në çdo qenie të gjallë.

Periudhën gati gjysmë shekullore të jetës fetare myslimane gjatë periudhës komuniste do të ndajë në dy etapa: etapa e parë ka përfshirë periudhën prej vitit 1945-1970, e cila periudhë ishte shumë e vështirë për ushtrimin e ndjenjave fetare myslimane. Edhe pse ka pas liri të kufizuar të shprehjes fetare, në realitet zbatimi i saj ishte i vështirësuar, për shkak të propagandës së ashpër komuniste kundër fesë islame dhe myslimanëve, ashtu që ka pas raste të ndalimit të agjërimit, të prishjes së agjërimit, ndalimi i synetisë së fëmijëve, ndërsa imamët apo hoxhallarët ishin në shënjestër të propagandës si armiqtë të ideologjisë komuniste etj.

Fillet e përkthimit të Kuranit

"Komentimi i sures El-Kehf" është një libër që, përveç tjerash, na e rikujton edhe vargun e madh të haditheve që porosisin leximin e sures El-Kehf, sidomos ditën e premte, me qëllimin që shembujt nga sureja të jenë mësim dhe kalitje për t'i tejkaluar sprovat e llojllojshme me të cilat mund të ballafaqohemi në jetën tonë.

Trashëgimia kulturore si nocion ”përfaqëson një vlerë që e tejkalon përdorrshmërinë e saj në një kohë të caktuar dhe për një qëllim të caktuar, dhe, si rezultat, meriton ruajtje dhe njohje më të madhe të vlerës së saj, duke respektuar të drejtat e komuniteteve të ndryshme dhe në veçanti të brezave të ardhshme”.

Libri "Drejt një rilindjeje civilizuese gjithëpërfshirëse”, i autorit Abdul Kerim Bekar është pjesa e dytë e serisë "Myslimanët në mes sfidës dhe ballafaqimit”, dhe flet pikërisht për rolin e njeriut në këtë botë, mendësi në dhe rëndësinë e tij si krijesë në këtë univers, si dhe për civilizimin e tij që vjen nga një botëkuptim i përgjithshëm njerëzor dhe moral. Prezantimi i ideve tradicionale të civilizimit njerëzor, mendësisë njerëzore, kulturës dhe strukturës së shoqërisë njerëzore në këtë libër vjen si shpjegim dhe përgjigje për serinë dhe mbititullin "Myslimanët në mes të sfidës dhe ballafaqimit”, sepse, derisa sfida mund të kuptohet si kërkesë për fakte, ballafaqimi na vjen si shqyrtim i tyre.

Sa herë që vjen muaji në të cilin ti linde, ulem, të imagjinoj para syve e dua të të flas. Edhe pse të përfytyroj të heshtur para meje, kujtoj thëniet e tua, të cilat më bëjnë që të krijoj një imazh me lëvizjet e buzëve të tua dhe fytyrës tënde.

Njeriu si qenie shoqërore është i krijuar në atë mënyrë që të pranojë arsimim dhe edukim. Ai lind në këtë botë dhe me vete nuk bart aspak njohuri rreth jetës dhe hapësirës që e rrethon. Mirëpo, me vete bart të gjitha parakushtet që ia mundësojnë arsimimin dhe edukimin. Ai posedon shqisat me të cilat lidhet me botën e jashtme. Me kalimin e kohës ai ndien nevojë për zhvillimin e aftësive të tij intelektuale, fizike etj., respektivisht për arsimim dhe edukim. Për këtë vërejmë se të gjitha fetë hyjnore, konventat ndërkombëtare dhe ligjet e shteteve i japin prioritet arsimimit dhe edukimit të njeriut. Atë e llogarisin si nevojë shumë të rëndësishme për ngritjen e vetëdijes së njeriut dhe përparimit të shoqërisë.

Libri "Të tjerët për Islamin", i autorit Ajni Sinani vjen si një përmbledhje faktesh e deklaratash të mendjeve më të shquara të njerëzimit për Islamin, Kuranin dhe Muhamedin a.s. Kur merret parasysh koha, ky libër i dalë tani shumëfishon vlerën e tij; në këtë kohë paragjykimi dhe keqinterpretimi i Islamit, Kuranit dhe Muhamedit a.s. është rritur shumë, prandaj përmbledhja e thënieve/dëshmive vlerësimdrejta të të urtëve gjatë gjithë historisë për Islamin, Kuranin dhe Muhamedin a.s. patjetër se përbën një punë që meriton respekt dhe përkushtim.

Pas rënies së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dukej se globalizimi i ekonomisë dhe revolucionit numerik po përuronin një erë të re.

Nëse "Rrëfime për të dërguarit e Allahut" i Hafidh bin Kethirit është tepër shkencor, vazhdimisht mbështetet në citate kuranore dhe hadithe profetike saqë eliminon tërësisht narrativen, historinë/ngjarjen, dhe "Të dërguarit e Allahut" e Ahmed Behxhetit është tepër letrare, historitë/ngjarjet i rrëfen mbi bazë fetare por në formë letrare (artistike), libri "Muhamedi a.s. mëshirë për mbarë njerëzimin" i Samir Ahmetit, për aq sa përfshin historinë e Muhamedit a.s., qëndron në mes këtyre dy modeleve: citon Kuranin dhe hadithet aq sa të mos transformohet historia/ngjarja, dhe nuk lëshohet në rrëfim aq sa të kalojë në histori/ ngjarje krejt letrare artistike.

E drejtë e përkujdesjes për xhamitë e Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe ditës së mbramë, e që e falë namazin, jep zeqatin, e nuk i frikësohet askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit. (Et- Tevbe, 18)

Libri "Akaidi sipas Imam Maturidiut”: i autorit Kasim Gërguri, i ka munguar bibliotekës shqiptare në përgjithësi, e sidomos asaj islame në veçanti.

Gjatë këtyre ditëve është ndërmarr nisma për rindërtimin e xhamisë dhe sahat kullës në Kala të Prizrenit nga Iniciativa Qytetare e Prizrenit në përbërje të së cilës janë përfshirë pjesëtar të shoqërisë civile, Bashkësisë Islame, afarist, publicist, mediat, aktivist, etj. Para se të elaborojë temën pse duhet rindërtuar xhaminë dhe sahat kullën në Kala të Prizrenit, do të prezantojë historinë e ekzistimit të xhamisë në Kala të Prizrenit.

Falënderimi dhe mirënjohja është si një spirancë që tërheq vëmendjen tonë thellë nën sipërfaqen e trazuar të mendimeve, kohëve, dëshirave dhe fobive të stuhishme, duke e stabilizuar anijen e trazuar të mendjes sonë në qetësinë e thellë të shpirtit dhe hapësirën e bukurive dhe begative të Zotit të
Madhërishëm, e që janë të pranishme kudo përreth nesh.

"Rrëfime të vërteta pejgamberike" i Dr.Umer Sulejman Abdullah El-Eshkarit është libër që, para së gjithash, edhe në titull objektin e cilëson si të vërtetë.

Toleranca dhe dialogu mes popujve dhe shoqërive me diversitete të ndryshme kulturore dhe fetare është në të vërtetë synim dhe sfidë për të gjitha shoqëritë e rajonit të Ballkanit, por edhe më gjerë. Trajtimi i temave me përmbajtje të tilla orienton dhe ndihmon në avancimin dhe kultivimin e vlerave tolerante, paqësore dhe të dialogut në shoqërinë tonë multikonfensionale në Kosovë.

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!