Familja

Allahu (xh.sh) thotë në Kuranin fisnik: “Pasuria dhe fëmijët janë bukuri të kësaj bote, ndërsa punët e mira kanë shpërblim më të mirë tek Zoti dhe kanë shpresë më të madhe”. (Kehf, 46).

Vërtet, nga begatitë që Allahu i jep njeriut janë fëmijët. Këtë begati Allahu e thekson në Kuran dhe ua rikujton njerëzve duke e renditur ndër më kryesoret.

S’ka dyshim se prej begative të Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij është edhe begatia e pasardhësve. Allahu i Lartësuar ua kujton robërve të Vet këtë begati në Librin e Tij kur thotë: "Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues.” (Nahl, 78)

Një gjest i rëndësishëm edukativ, për të cilin ne si prindër kemi nevojë në procesin e edukimit, është inkurajimi apo motivimi i fëmijës para se t’i japim atij diçka për të kryer.

Puna me fëmijët është art, i cili u mungon shumë prindërve në faza të caktuara të jetës.

Sado që pavarësia si cilësi e personit është e lidhur ngushtë me ambientimin në shoqëri, suksesin dhe gjeturinë në punë, marrëdhëniet me të tjerët etj., parakusht i rëndësishëm është edhe zhvillimi kreativ i individit, ngase mu nga pavarësia varet në masë të madhe liria e paraqitjes së ideve kreative, mendimeve, veprave...

Fëmijët kur lexojnë diçka që e kuptojnë, kënaqen. Ngjarjen që do t'ia sillni, së pari shpjegojani.

Familja është institucion i frymëzuar nga Zoti i paraqitur qysh me krijimin e njeriut. Ajo nuk është zhvilluar përmes proceseve eksperimentale të evolucionit njerëzor e as rastësisht gjatë rrjedhës së kohës.

Sot, kur të gjitha vlerat njerëzore, pra, edhe ato fetare, janë lëkundur, ku edhe vlerat e institucionit të familjes islame nuk janë kursyer, shprehet nevojë e madhe që vlerat e familjes të ruhen, që jeta familjare të kthehet në rrugën e saj të vërtetë, që këtij institucioni hyjnor t’i jepet forma e atillë çfarë duhet ta ketë. Ikja nga obligimet, respektivisht, synimi drejt jetës së lirë e pa brenga, ikja nga jeta familjare, është karakteristikë e kohës e cila e ka përfshirë njeriun e sotëm.

Institucioni i familjes përbën bërthamën e një shoqërie të shëndoshë. Një vend pa familje i takon një shteti të shthurur i pa identitet.

“Urdhërojini fëmijët tuaj me namaz kur të bëhen shtatë vjeç”, thotë Pro­feti ynë i nderuar a.s.

“Njerëzit që mbisundohen nga epshet nuk zgjedhin metoda për arritjen e qëllimeve të tyre edhe pse qëllimet e tilla janë në kundërshtim me etikën dhe moralin njerëzor.”

Dialektika e botës rinore është e pasur dhe e ndërlikuar. Rinia nuk e ka përvojën e duhur jetësore dhe mund të mos e dalloj të renë e vërtetë nga ajo false.

Lojërat elektronike dhe playstation me të cilat luajnë fëmijët tanë, për mua janë shkatërruese. Efekti negativ i tyre fillon me trurin dhe aftësitë e tij.

Pse nevojitet dhe si ta bëjmë

Namazi është obligim për çdo mysliman, dhe shtylla kryesore pas Shahadetit; gjithashtu është shtylla e parë me të cilën kërkohet që të mësohet fëmija pas Shahadetit; ai është gjëja e parë për se robi do të japë llogari Ditën e Gjykimit, është lidhje në mes robit dhe Zotit, nëse robi del nga kjo lidhje, atëherë e ka ndërpre lidhjen me Zotin; është shtyllë e fesë. Pejgamberi a.s. thotë: “Koka e çështjes është Islami, shtyllë e tij namazi dhe ngritja e tij është Përpjekja (lufta) në rrugën e Allahut”.

Zoti i Madhërishëm e ka bërë natyrshmëri të prindërve dashurinë ndaj fëmijëve të tyre.

Në suren Nisa, Allahu i Madhëruar urdhëron: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfrit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj...” (Nisa, 36)

Mënyra më e mirë për të transmetuar, ruajtur dhe fiksuar dijen, lajmin, mendimin dhe ndjenjën është duke e shkruar atë... Leximi më i mirë arrihet kur kapim shenjat e vogla të fshehura mes rreshtave...

Hyrje

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!