Rajoni

Forumi Rinor Islam në Maqedoni mundëson paraqitjen e projektit “Muzeu i Muhamedit a.s.”, i cili po paraqitet për herë të parë në Maqedoni.

Me ardhjen e sistemit komunist në vendin tonë në vitin 1944, filloi një propagandë e pastër antifetare. Hap pas hapi lufta ndaj klerit fetar u konsolidua në shumë aspekte, derisa arriti kulmin e saj më 6 shkurt të vitit 1967, ku pas fjalimit famëkeq të Enver Hoxhës, Shqipëria u shpall i vetmi vend ateist në botë. Në këtë kontekst në ambientet e Universitetit Bedër u zhvillua aktiviteti përkujtimor “In memoriam, 50 vjet nga ndalimi i fesë”.

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Akademinë Ortodokse, Durrës dhe Seminarin Ndërdioqezan, Shkodër zhvilluan simpoziumin e radhës ndërfetar me temë: “Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”

Besimtarë dhe biznesmenë të ndryshëm i janë përgjigjur thirrjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë duke kontribuar në dhurimin e artikujve ushqimorë dhe veshmbathjeve të ndryshme për familjet e izoluara nga kushtet atmosferike.

Imami i xhamisë Stara Breka në Sarajevë, Muhammad Veliq, ka ftuar të gjithë qytetarët që në këto ditë të ftohta nuk kanë ku të ngrohën të vinë në xhami.

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar kanë organizuar një fushatë sensibilizuese për të ndihmuar fëmijët e dëmtuar nga lufta e përgjakshme e Sirisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar intelektualin dhe patriotin, Hafiz Ali Korça, me rastin e 60 vjetorit të vdekjes.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore) në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Hëna e Plotë Bedër (Qendra e Studimeve Islame) organizuan Programin e Trajnimit me titull: “Islami dhe Komunikimi në Publik” me imamët e Myftinive: Malësi e Madhe, Librazhd dhe Lushnje.

Pasditen e së mërkurës, më 14 dhjetor 2016, Myftinia Shkodër organizoi një sesion shkencor mbi jetën dhe aktivitetin e dijetarit të shquar të trojeve tona, Hafiz Ali Ulqinaku. Aktiviteti, që u zhvillua në bibliotekën e qytetit Shkodër, u hap me fjalën e rastit, mbajtur nga teologu Lavdrim Hamja, i cili hodhi dritë mbi lindjen, fëmijërinë dhe aktivitetin e përgjithshëm të H. Ali Ulqinakut.

Ditën e hënë, më 12 dhjetor 2016, pas namazit të iqindisë, në xhaminë e Madhe, "Ebu Bekër", në Fushë Çelë, Myftinia Shkodër nisi maratonën e aktiviteteve të larmishme 14 ditore, me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), dërgesës së tij mëshirë dhe përhapjes së shembullit të tij të lartë, si alternativë suksesi dhe balasam shërues në çdo kohë.

Bajram Dizdareviç është hafizi i parë i Kuranit që ka përfunduar Medresenë "Mehmet Fatih" në Podgoricë. Ai gjithashtu është edhe hafizi i parë i Kur'anit në vendlindjen e tij, pas shumë dekadash.

Paraditen e së martës, më 22 nëntor 2016, Myftinia Shkodër organizoi seminarin me temë: "Imamët, pishtarë të udhëzimit", ku merrnin pjesë imamët e Myftinisë Shkodër.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman ef., Rexhepi dhe drejtori i Agjencisë Tika Temoan Tiryaki, nënshkruan marëveshjen për restaurimin dhe planifikimin hapësinor të tre xhamive të periudhës osmane në Shkup.

Nisur nga pamjet e regjistruara policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për grabitjen e arkës dhe sendeve tjera me vlerë në xhaminë “Ebu Beker” në qendër të Shkodrës.

Hfz. Nermin Çakiq ka lindur në Travnik. Pas përfundimit të arsimit fillor regjistrohet në medresenë Elçi Ibrahim-pasha në Travnik. Në prill të vitit 2009, si studente e medresesë, nën mbikëqyrjen e prof. hfz.Fadil Bektash përfundon hifzin e Kur'anit të Shenjtë, dhe kështu bëhet hafizja e parë e Kur'anit nga Medreseja e Travnikut.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, dy persona të paidentifikuar kanë grabitur xhaminë “Ebu Beker” në qendër të qytetit të Shkodrës.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka botuar gjashtë libra të rinj, tre botime dhe tre ribotime, të cilat do të dalin për herë të parë në treg, të mërkurën më 9 nëntor në Panairin e Librit “Tirana 2016”

Nën patronazhin e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, h. Sulejman ef. Rexhepit, më 05. 11. 2016 në Fakultetin e Shkencave Islame, institucion më i lartë arsimor i Bashkësisë Fetare Islame, u mbajt tryeza shkencore “80 vjet të Kushtetutshmërisë së BFI (1936-2016)”,

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi konferencën e dytë me temë “Roli i imamëve në shoqërinë moderne”, ku pjesë të panelit ishin të ftuar studiuesi i njohur i botën Islame, Dr. Selman Aude dhe profesori i fushës së Sijerit dhe Hadithit, Dr. Abdulwehab Tariri

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap fushatën e dhurimit të librave për pasurimin e bibliotekave të institucioneve të vuajtjes së dënimit në vend.

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!