Rajoni

Me rastin e Ditëlindjes së Muhamedit a.s. – 12 Rebiu Evvel 1440, – Muftinia e Gostivarit, nën patronazhin e Reisul Ulemasë së BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, në mënyrë tradicionale për të 15-tin vit me rradhë e shënoi këtë Ditë të bekuar në Palestrën Sportive Rinia në Gostivar.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Medresenë e Tiranës, zhvilluan programin artistik me titull: “Profeti Muhamed a.s Krenaria e Njerëzimit”.

E ndërtuar rrëzë urës së vjetër të Bunës, mbi truallin vakëf ku për shekuj ka qëndruar një tjetër xhami e shkatërruar nga regjimi komunist, sot ngrihet një xhami e bardhë, e ndërtuar me gurë të sjellë enkas nga Berati. Kjo është një xhami e ndërtuar tërësisht me kontributin personal dhe nën mbikqyrjen e biznesmenit shkodran Haxhi Gani Kryeziut.

Në Xhaminë e Drenovecit të Tetovës, përfaqësus të jetës fetare islame në vend me në krye Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin, myftinjë e bashkëpunëtorë të shumtë të tij, hoxhallarë e besimtarë nga Tetova e më gjërë, promovuan hafizen e re, Sara Rrahim Sadiku, e cila, para komisionit përkatës në kuadër të Myftinisë së Tetovës, me sukses shembullor kaloi testin duke u kualifikuar si rojtare e denjë e Kurani Kerimit, edhe atë falë mualimit të Xamisë së Drenovecit, hafiz Bekim ef. Sulejmanit.

Po rikthehet në identitet një prej monumenteve më të rëndësishëm të kulturës islame në jug të Shqipërisë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës, z. Ylli Gurra, Kryetari i Bashkisë së Vorës, z. Fiqiri Ismaili, donatorët, kontribuuesit si dhe besimtarët e shumtë të zonës, inauguruan sot xhaminë e re në fshatin Domje të kryeqytetit.

Në qendër të Shkupit, në Çarshinë e Vjetër, në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, Myftinia e BFIM - Shkup me në krye Myftiun Mr. Qenan ef. Ismaili, organizoi një eveniment shpirtërorë me rastin e hapjes solemne të institutit të hifzit "HAFIZ. ISMAIL EF. ALIEVSKI".

Të hënën më 29 Tetor 2018 në Stamboll, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Organizatës Botërore për Hallall Standard. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe rreth raportit të Komisionit për anëtarësimin e Agjencisë për Hallall Standard nga Bashkësia Fetare Islame.

Dje, në Krakov të Polonisë është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimit “De Mellon për të Drejtat e Njeriut”, ceremoni në të cilën ky çmim iu dha krerëve më të lartë të komuniteteve fetare të Shqipërisë, me motivacionin “Për Vëllazëri Ndërfetare në Shqipëri”.

Këshilli mësimor-shkencor në mbledhjen e 7 të saj të rregullt, zgjodhi Dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame.

Pas disa takimesh dhe mbledhje pune, drejtuesit më të lartë të komuniteteve fetare të Shqipërisë janë mbledhur sot më dt. 22.10.2018 në Selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme, lidhur me mirëfunksionimin dhe disa ndryshime statusore të Këshillit Ndër fetar të Shqipërisë, themeluar në vitin 2007 nga komunitetet fetare tradicionale në vend.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skënder Bruçaj, është përzgjedhur për një mandat pesëvjeçar si anëtar i Këshillit të Lartë Drejtues të Ligës Botërore Islame (Rabita).

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka mirëpritur vendimin e qeverisë për mbylljen e kazinove elektronike dhe basteve sportive në zonat e banuara.

Në fshatin Erekovci të komunës së Prilepit, më 5 tetor 2018, është djegur xhamia e vjetër 350 vjeçare.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Myftinia e qytetit të Kavajës, organizuan në Pallatin e Kulturës simpoziumin me temë: “Kurani dhe mesazhi universal i tij”

Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, u shpallën fituesit e Garës së 25-të Ndërkombëtare në leximin e Kuranit, e cila u mbajt nga 27 deri më 29 shtator në hapësirat e Qendrës Islame në Zagreb, ku u mblodhën një numër i kosiderueshëm i hafizëve të rinj nga një numër vendesh të botës, raporton Anadolu Agency.

Me rastin e Hixhrit, Ditës Madhështore për Fenë islame dhe për mbarë myslimanët e botës, Bashkësia Fetare Islame, edhe sivjet, nën patronatin e Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, në sallën e Filharmonisë së Maqedonisë, ka organizuar manifestimin e vet tradicional të mbështetut në një program të larmishëm artistiko-fetar.

Rreth 460 besimtarë myslman nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë vizituar vendet e shenjta Mekë dhe Medinë, ku kanë kryer ritualin e Haxhit, duke përmbushur kështu edhe kushtin e pestë të fesë Islame.

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Kurban Bajramit. Ceremonia e të cilit u zhvillua në sheshin “Skënderbej”, ku mijëra besimtarë myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit dhe qindra mijëra të tjerë kanë festuar dhe kryer faljen në sheshet e çdo qyteti të vendit.

Për shkuarje në Haxh, besimtarët musliman nga vendet e rajonit është dashur të ndajnë rreth dhjetë paga mesatare mujore.

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!