Familly Kost Elite

Xhamia e lagjes Gecë

Është e para xhami e cila mbyllet në Gjakovë, sa që nuk mban në mend kush të jet falur xhuma namazi në të. Kjo siç duket për arsye se ishte larg pjesës së banuar të qytetit, pra në dalje të saj, kah Ereniku, Xhamia e Gecës rrënohet për shkak të vjtërsis së sajë, themelet e saj ndërtohen nga Bashkësia Islame e Gjakovës për ta përfunduar më vonë shoqata nga Anglia " MUSLIM AID", më 2001. Minarja mbetet e pa prekur. Xhamia hapet në vitin 2002.

Xhamia e lagjes Mulla Jusuf

Xhamia për nga madhësia dhe për nga bukuria vjen menjëherë pas xhamisë së Hadumit. Ka një minare të bukur prej guri të skalitur dhe të rradhitur shumë bukur. Në hyrje ka dy dhoma të vogla, të cilat siç duket janë ndërtuar më vonë, ndërsa në oborr gjendet kroi me ujë të ftohtë të Çabratit. Kjo xhami, falë Zotit, përballoi mynxyrat e kohës dhe nuk u mbyll kurrë. Renovimi i derës së hyrjes është bërë nga Bashkësia Islame si dhe nga brenda shadravanin. Renovimi është bërë në Korrik 2004.

Xhamia - Mejtep i Halil Efendisë

Përbëhet prej dy dhomash të mëdha të së njejtës madhësi, ku e para në hyrje kishte mihrabin e futur brenda dhe minberin e futur pas 1920, kur edhe shëndrohey në xhami. Është pa minaret. Përpara e ka çardakun e bukur prej druri. Në mes të oborrit xhindet një bunar me ujë të këndshëm.

Medreseja e Madhe

Rrënzë Çabratit të lashtë dhe krenar, qëndron e krrusur, ghysmë e rrënuar por dinjitoze dhe heroike për betejat e fituara të diturisë dhe urtësisë - Medreseja e Madhe e Gjakovës, e cila për shekuj me rradhë ishte gurrë diturie dhe vatër arsimore fetare - kombëtare e tërë Kosovës.

Koha pa mëshirë e goditi duke rrënuar çërpiçët e saj dhe varfanjakët e strehuar në gjirin e saj tani pesëdhjetë vjet, por ajo i sfidoi të gjitha stuhitë e kohës dhe historisë.

Gurët dhe çërpiçët e saj thuajse ende flasin për periudhat e kaluara të ndritshme të saj, kur ajo shëndriste me dekorin e saj, me bilbilët që aq bukur i këndonin kopshtit të trëndafilave dhe zambakëve, me namin e vjetër pranë xhamisë, me lisat e gjatë dhe gugullimën e këndshme të shadërvanit, për talebet e saj që thithin nektarin e diturisë dhe urtësisë, dhe muderrizët e shquar në të katër anët e vendit, të cilët ngritën lartë diturinë dhe arsimin në tërë Kosovën, edhe me larg.

Histriku i saj lidhet ngusht me veprimtarinë e muderrizit të parë, Vejsel Efendiut, të birit të Jahja Efendiut nga Shkodra, i cili, posa erdhi në Gjakovë në shekullin e shtatëmbëdhjetë, filloi ndërtimin e Medresesë, të cilën e përfundoi në vitin 1748. Është interesant të theksohet se të pesë bijtë e tij, që të gjithë u bënë hoxhallarë të shquar në trevën e Gjakovës, por të atin si muderriz e zëvendësoi i biri, Ismail Efendiu, i cili kishte kryer fakultetin teologjik në Stamboll. Ismail Efendiu shquhet jo vetëm si muderriz i famshëm, por edhe si një atdhetar i shquar. Për shkak të autoritetit të tij, diturisë së madhe, rregullit të mirëfilltë, planprogramit dinjitoz, në Medrese ngarendnin nxënës nga tërë Kosova. Vlenë të përmendim se përveç ditarëve të nxënësve, që i mbante me pedantëri të rrallë, ai mbante edhe ditarin e ngjarjeve dhe ndodhive në qytet. Këtë ditar e trashëgoi Hasan Ef. Nahi nga i ati, Islam ef. Nahi i cili një kohë ishte muderriz.

Rrugën e babait Ismail Efendiut, e vijo i biri i tij, Iljaz Efendiu, i cili po ashtu kishte diplomuar teologjinë në Stamboll. Ai ishte edhe hafiz që nga mosha nëntë vjeç.

Shquhej edhe për zërin e ëmbël e të këndshëm në leximin e Kur'anit. Tregonte i ndjeri Jahja efendi Bakalli, se sikur fëmijë, dëgjonin Hafiz ef. Iljazin tek lexonte kaptinën El Kijame me atë zërin e ëmbël dhe karakteristik; u dukej sikur edhe bilbilat pushonin për një çast cicërrimën e tyre!

Iljaz Efendiu ndërroi jetë në vitin 1920, por pas la të birin Fahri Efendiun, i cili lindi në Gjakovë në vitin 1903 dhe mësimet e para i ndoqi pranë t'et, Iljaz Efendiut. Në moshën 11 vjeç kreu hifzin. Pas vdekjes së t'et, në moshën 17 vjeç vijoi mësimet në Meresënë e Mehmet Pashës në Prizren, te muderrizi i shquar, Nusret ef. Galibi, të cilën e kryen me sukses të shkëlqyeshëm. Pasi kthehet në Gjakovë, jep provimin për muderriz pranë komisionit të tre muderrizëve: nga Shkupi (Ataullah ef.), nga Mitrovica (Rexhep ef.) dhe Prizreni (Nusret ef.) ai tregoi dituri të shkëlqyeshme dhe inteligjencë të rrallë, prandaj u emërua si muderriz në Medresënë e Madhe të Gjakovës, që në vitin 1930.

Shkenca thotë se për të arritur urtësinë, duhen plot 250 vjet, domethënë dhjetë breza! E këtë e arriti Medreseja e Madhe e Gjakovës, e cila ishte vatër arsimi, fanar i diturisë dhe urtësisë plot 250 vjet. Ajo ndriti si diell diturie për të zhdukur petkun e errësirës e të injorancës në tërë Rrafshin e Dukagjinit edhe me gjërë.

Duke u nisur nga thënia e Muhammedit a.s.: "Nuk ka gjë më të çmueshme se sa dëshmori, por edhe më i çmueshëm është dijetari që arsimon popullin e vet"

Këtë të vërtetë e arritën muderrizët e Gjakovës, të cilët sakrifikuan edhe trupin edhe shpirtin e tyre për të transmetuar diturinë e shenjtë.

Nga të gjitha viset e Kosovës, për shkak të renomesë së Medresesë, arrinin nxënës për të thithur nektarin e diturisë dhe edukatën e lartë Islame, dhe me plot të drejtë thuhej: "Të diplomosh në Medresënë e Madhe të Gjakovës, është njësoj si të diplomosh në Stamboll".

Për pastërtinë, rregullin dhe planprogramin e mirë të Medresesë, vlen të theksojmë përshtypjet e Kryetarit të Komunitetit mysliman të Shqipërisë Dr. Behxhet Shapan ef., kishte bërë një vizit kësaj medreseje në vitin 1941. këtu po sjellim termin origjinal në revisten e përmuajshme "Kultura Islame", (Tiranë, 1941).

"Në këtë kohë muderrizi Fahri Efendiu mbajti një fjalim të thekshëm, disa pjesë të së cilës poi përmendim këtu".

"Shkëlqesi, me arritjen e personelit tuaj të nderuar e të dashur, kjo turmë qytetarësh të Gjakovës së bashku me ata të krahinave të saj, më kanë ngarkuar t'iu shpreh mirëseardhjen. Ne, që të gjithë ndiejmë gëzim e lumturi të madhe në zemrat tona kur shohim pranë nesh shkëlqesisë tuaj, i cili duke mos marrë parasysh udhëtimin e lodhshëm e të gjatë, denjoi të na vizitoj pas sa vjetë mundimesh, vuajtjesh dhe torturimesh të Kosovës së robëruar. E tërë kjo turmë që ka dalë këtu për t'u pritë, ndien në shpirtin e saj gëzim të madh për këtë vizitë që na bëre. Tani që ne u bashkuam me Mëmën Shqipëri, me të cilën na bashkon gjuha, gjaku dhe feja, e ndiejmë vetvetën më se të lumtur e sidomos kur shohim pranë Kryetarin e fesë s'onë. Prandaj, ju shprehim shkëlqesisë, dashurinë më të sinqertë, nderimet më të larta si dhe çmimet e zgjedhura si në emër të parisë fetare, ashtu edhe në emër të qytetarëve.

Shkëlqesi!, zemrat tona kullojshin gjak për të parë një ditë sendërtuar ëndërrën tonë të madhe -- bashkimin me Mëmën Shqipëri në të gjitha fushat e sidomos në atë fetare e shpirtërore. Por, sot që u realizua kjo, nuk na mbetet veçse të duam, të nderojmë dhe të çmojmë njëri -- tjetrin. Të zhvillohemi në pikpamje shpirtërore, intelektuale dhe patriotike.

Prej këndej muderrizi së bashku meprijësit fetarë dhe me popullin na udhëhoqën për në Medrese, pranë së cilës kishin dalë dhe ishin rreshtuar një tufë studentësh duke na uruar mirëseardhje. Qetësi e gëzim të një ritmi fetar konstatuan në fytyrat e tyre. Na çuan në sallën e Medresesë, sallë kjo e shtruar mirë dhe e pastër. Këtu gjetëm të gjitha komoditetet për të cilat ka nëvojë udhëtari.

E çmojmë lart mendimin e Komunitetit mysliman të Shqipërisë për programin, rregullimin, pastërtinë dhe lëndët mësimore të Medresesë së Gjakovës, të cilat nuk i kishte Medreseja e Tiranës, citojmë:

"Pas xhumasë në xhaminë e Hadumit, ku muderrizi Fahri Efendiu mbajti një predikim të bukur, u kthyem përsëri në Medrese, ku hëngrem drekën. Këtu pamë edhe programin e Medresesë, të cilën e gjetëm krejt të plotësuar e sidomos në disa mësime si në Filozofi islame, etikë, jurispodencë islame etj, etj.të cilat duhet të vihen edhe në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë".

Talebët e gjallë, si H. Muhammed ef. Gashi, Ragip ef. Hafiz Salihu, Mustafa ef. Flasin me mallëngjim për ditët e bukura që kaluan në Medrese. Është për të rikujtuar -- thotë H. hafz. Muhammed ef. Gashi, -- se ushqimin tanë na paguanin qytetarët e pasur gjakovarë duke na u lutur që mos t'ua tregojmë emrin e tyre". Më tej duke na kujtuar ditët më të lumtura shkollore në Medrese muderrizi Muhammed ef.Gashi, njëri prej nxënësve më të dalluar, thekson se përveç mësimit klasik në orët e paraditës, pasditën e kalonin duke rregulluar kopshtin e trëndafilave dhe zambakëve të Medresesë, aroma e të cilit kundërmonte larg, sa që, kur hynte ndonjë i panjohur, i mahnitur nga bukuria, aroma dhe pastërtia, ndahej për një çast dhe zbathte këpucët në hyrje të oborrit. Shadërvani, lisat e gjatë, mani i vjetër, përroska e ujit, zëri i bilbilave në trëndafila, linin përshtypje në zemrat e talebeve, të cilët mësonin me zell e dashuri, të inspiruar nga muderrizi pedant, dinjitoz, pedagog i rrallë, i cili kërkonte maksimumin e diturisë, nga se nga vetja jepte energjine e fundit për t'iu bërë nxënësve sa më të qartë dhe të kuptueshme dersin. Na thotë:

" Nuk është arsimtar dhe pedagog ai që nuk u mundëson nxënësve të kuptojnë gjatë orës së mësinit 80% të lëndës pohojnë talebet.

Në vitin 1938 përfundoi studimet gjenerata e parë e Fahri efendiut, pra para 60 vjetësh. " Na duket ajo ditë si sot " , - Aq u gëzuam ne, por edhe më tepër muderrizi ynë. Fahri efendiu, i cili me lot në sy dhe mallëngjim na tha:

" Talebet e mi të vyeshëm, ju ishit bijtë e mi, andaj pasi nuk kam djem të mi, ju ishit edhe djemtë e mi dhe dëshiroj t'ju përgatit një ceremony, se kjo është dita më e lumtur e jetës sime, dita kur së bashku kurorëzuam, me lejen e Allahut të Madhëruar, fitoren e madhe të diturisë, betejën tetëvjeqare, por krenare. Ju jeni brezi i parë ii mi, që do ta përhapni Fjalen e Allahut xh.sh. andaj jam krenar me ju, me punën, sakrificat dhe vetëmohimin tuaj. Bekimi i Allahut xh.sh. ju përcjellë në punën tuaj të mëtejmë ! "

dhe vërte në ceremoninë e dorëzimit të ixhazetnameve u bë një e kremte e madhe, e cila zgjati trei ditë; në të morën pjesë, përveç qytetarëve të shumtë nga të gjitha viset, muderrizë nga anekënd vendit, dhe nga Sarajeva, reisi i atëhershëm, Xhemaludin ef. Qausheviq. i cili mbeti i mahnitur nga dituria e nxënësve tëMedresesë.


XHAMIA E MEDRESES SË MADHE

Është ndërtuar krahas me Medresen e Madhe, pra nga Murat Begu. Ishte e një madhësie mesatare. Në të faleshin kryesishtë nxënësit e medreses. Imam i fundit ishte Fahri Efendiu. Mbyllet me 1949. shkatërrohet me themel nga forcatbarbare serbe me 7 maj 1999. Tani është duke u ndërtuar në madhësinë dhe vendin e njejtë ku ishte më parë, mga një shoqatë bamirëse e Arabisë Saudite.