Aktivitetet e KBIGJ

“Bereqeti” dega ne Gjakovë ndihmon familjet me jetimë

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=hcqdeWBjia0&feature=youtu.be[/youtube]



KBI Gjakovë shtroi iftar për strukturat e ndryshme të shoqërisë

Si gjithmonë, muaji i shenjtë i Ramazanit arrin t’i bashkojë njerëzit në një sofër të përbashkët dhe t’i solidarizojë ata mes njëri tjetrit. Sot, në ambientet e hotelit “President”, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë shtroi iftar madhështorë për strukturat e ndryshme të shoqërisë, ku të pranishëm ishin edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, përfaqësues të institucioneve, personalitete nga fusha të ndryshme, imamë dhe xhematlinjë nga të gjitha xhamitë, si dhe qytetarë tjerë të komunës së Gjakovës.
Në fillim Kryetari i KBIGJ, Ahmet ef.hoxha i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje në këtë iftar madhështorë.
Më pas me nga një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan edhe Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj si dhe Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani.





















Bereqeti ndihmoi me pako ushqimore 100 familje skamnore në Gjakovë

Abdurrahman Bejtullahi, përfaqësues i shoqatës humanitare “Bereqeti”, në Gjakovë, falënderoi Kryesinë e Bashkësisë Islame që, nëpërmejt shoqatës “Bereqeti”, vazhdimisht po u del në ndihmë familjeve skamnore për nder të muajit të bekuar Ramazan, ai u shpreh: “Këto pako janë ngashoqata humanitare “Bereqeti”, e cila vazhdimisht ka ndihmuar nevojtarët, andaj edhe këto ndihma janë të mirëseardhura që t’ua japim familjeve të varfra dhe atyre me nevojë. Nevoja është shumë e madhe për ndihma, ne po mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë më të ngutshme, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim sadopak gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Gjakovës dhe që t’i gëzojmë familjet e varfra dhe ato familje që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë gëzimin për Ramazan”,- tha ai.

Bejtullahi tha se deri më sot kanë arritur t’i shpërndajmë 650 pako ushqimore dhe beson që me ndihmën e Zotit deri në natën e fundit të Ramazanittë arrijnë t’i shpërndajmë 1000 pako ushqimore familjeve skamnore që sadopak të zbusin gjendjen e tyre sociale që edhe ata ta ndiejnë atmosferën e Ramazanit në sofrat e tyre.

Edhe familjarët u shprehën shumë falënderues për ndihmat që i morën. Burim Hasani njëri nga ata që morën pako ushqimore tha:”… këto pako po na gjenden në ditët më të vështira që kemi nevojë ne gjatë këtij muajit të bekuar dhe e falënderojmë hoxhën Abdurrahman, i cili na thirr dhe na ndihmon në çdo muaj. Zoti jua shpërbleftë!”. Po në këtë vazhdë, me pako ushqimore u ndihmuan edhe gratë të cilat marrin shërbime në shoqatën “Medica Kosova”.

Ky donacion është nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, gjegjësisht nga fondacioni “Khalifa bin Zajed Al Nahjan” nga shteti Emirateve të Bashkuara Arabe dhe çdo pako ka vlerë prej 50 eurove.

Shoqatat “Gjysmëhëna e kuqe” dhe “Khalifa bin Zajed” gjatë ditëve të ardhshme, do të shpërndajnë gjithsej 2600 pako në tërë Republikën e Kosovës.

Inagurohet shtëpia e re e familjes Krelani

Prerja e shiritit të shtëpisë së re u bë nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Ahmet ef.Hoxha, i cili ia dorëzoi çelësat e shtëpisë Kaltrinës, anëtares së familjes.
Në fjalën e tij të rastit Kryetari i KBIGJ-së, Ahmet ef.Hoxha pasi falënderoi Zotin i Cili e mundësoi ndërtimin e kësaj shtëpie tha:
“Ju përshëndes dhe ju falënderoj për pjesmarrjen tuaj në këtë ditë të veçantë. Jemi tubuar këtu që t’i gëzojmë disa bashkëqytetarë tanë jetim. Mund të them se ky vit për ne si Këshill i Bashkësisë Islëm në Gjakovë është vit i suksesit. Brenda një periudhe shumë të shkurtë kemi përmbyllë dy projekte shumë të mëdha, duke u munduar që të fusim gëzimin në zemrat e disa bashkëqytetarëve tanë. Shfrytëzoj ratin që Në emrin tim personal dhe në emër të Këshillit të Bashkësisë Islëm në Gjakovë të falënderoj për mundin, kontributin dhe angazhimin e tij, imamin tonë të nderuar, koordinatorin e Shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë. Abdurrahman ef.Bejtullahun, i cili gjatë kësaj periudhe katërmujore dha maksimumin që këto projekte të përfundojnë me sukses. Falënderimet u dedikohen edhe donatorëve të të cilët u solidarizuan dhe kontribuan që kjo familje ta gëzoj një shtëpi të re.”
Në fund pasticeria “Happy i vjetër” nga Gjakova për të pranishmit ka përgatitur një koktej.













Familja Hasani bëhet me shtëpi të re në prag të festës së Kurban Bajramit

Prerja e shiritit të shtëpisë së re u bë nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Ahmet ef.Hoxha dhe Hamdi Golaj, ku ky i dyti ia dorëzoi kryefamiljarit çelësat e shtëpisë.
Në fjalën e tij të rastit Kryetari i KBIGJ-së, Ahmet ef.Hoxha i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë eviniment në prag të festës së Kurban Bajramit. Ai e falënderoi edhe donatorin, Hamdi Golaj, ku falë solidariteti të tij, familjës Hasani i janë larguar brengat e vuajtjet dhe sot gëzojnë një shtëpi të re.
Ndërsa familja Hasani janë shprehur jashtëzakonisht të lumtur me kushtet që i ka shtëpia e tyre e re njëherit kanë falënderuar donatorin i cili ka kontribuar nga pasuria e tij për një jetë më të mirë për anëtarët e familjes së tyre.
Në fund pasticeria “Happy i vjetër” nga Gjakova ka përgatitur një koktej për të gjithë të pranishmit.

















Shoqata “Bereqeti” dega në Gjakovë ndihmon familjet që jetojnë në banesat sociale

Me këtë rast koordinatori i Shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu, tha se falë vullnetit të mirë të bamirësve gjatë këtij muaji janë ndarë dy mijë pako për familjet që jetojnë nevojtare në komunën e Gjakovës.

“Sot kemi shpërndarë ndihmë për 45 familje që jetojnë në këto dy banesa. Asnjë nuk e kemi anashkaluar, të gjithë janë prezent. Secila pako kap vlerën prej 50 euro. Në to ka veshmbathje dhe gjëra ushqimore. Falë Zotit, gjatë muajit të Ramazanit, dega e Bereqetit në Gjakovë ka rrit kulmin e bamirësisë. Është viti i parë që kemi arrit t’i përgatisim mbi 2000 pako deri në festën e Bajramit. Ndihmat i kemi shpërndarë nëpër lagjet më të varfra dhe nëpër fshatra. Shfrytëzoj rastin t’i përshëndes dhe t’i falënderoj të gjithë ata që na ndihmojnë që këtyre familjeve sadopak t’ju lehtësojmë jetën e tyre”, tha Bejtullahu.

Familjet që u ndihmuan falënderuan të gjithë ata që kanë marrë këtë iniciativë humanitare.








Shoqata “Bereqeti” dega në Gjakovë ndihmon familjet skamnore

Kësaj radhe ndihmat i janë shpërndarë familjeve, anëtarë të së cilës janë pjesë e shoqatës së të verbërve.
“Sot kemi bërë shpërndarjen e 200 pakove, 150 prej të cilave kanë ardhë nga Turqia, ndërsa 50 tjera nga qytetarët e Gjakovës, të cilët janë donatorë të rregullt. Kjo është hera e dytë që bëjmë e shpërndarjen e ndihmave gjatë muajit të Ramazanit. Herën tjetër planifikojmë t’i përfshijmë edhe familjet nevojtare nga fshatrat. Apeloj tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë në çfarëdo mënyre këto familje skamnore e të vobekta të cilat kanë mbet në mëshirën e kohës”, është shprehur koordinatori i Shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu.
Familjarët që janë ndihmuar me këto pako janë shprehur falënderues për këtë ndihmë e cila sipas tyre sadopak ua lehtëson jetën e tyre.





Kryesia e BIK shtroi iftar për administratën dhe imamët e rajonit të Pejës dhe Gjakovës

Pas iftarit me një fjalë rasti të pranishmëve në emër të Kryesisë së BIRK-së iu drejtua Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili drejtoi lutje Zotit që duatë dhe agjërimin të na i pranojë dhe edhe më të mundohemi të fitojmë nga ky muaj i bekuar. Në vazhdim ai përgëzoi imamët për punën që janë duke e bërë nëpër Këshillat e BI-së, dhe potencoi edhe rolin që duhet ta luajë vazhdimisht imami në shërbim të fesë dhe kombit, duke ditur se ky është një amanet që e kemi para Zotit dhe kombit në mënyrë që para Zotit të dalim faqebardhë. ”Këtë muaj e veçoi Zoti duke dhuruar begati të njëpasnjëshme. Ne jemi duke agjëruar dhe në këtë muaj do ta presin Natën e Kadrit e cila është një dhuratë tepër e çmuar për ymmetin e Muhamedit ”-shtoi myftiu Tërnava.
Ai ka porositur imamët që të punojnë edhe më shumë në të mirë të xhematit dhe shoqërisë në përgjithësi. Ai ka folur edhe për Medresenë Alauddin, e cila ka luajtur rol qendror në edukimin e kuadrit fetar dhe ishte qëndresë e çështjes fetare dhe kombëtare, si dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë që po formon dhe përgatit profesionalisht kuadrin fetar që nesër janë pjesë BIK-ut.
Pas iftarit, ekipi i Ramazanit u shpërnda nëpër xhamitë e rajonit të Pejës për të ligjëruar nëpër xhami dhe falë namazin e teravisë./bislame/

Takim me imamët në prag të muajit të Ramazanit

Takimin e hapi kryeimami i KBIGJ-së, Visar ef.Koshi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoi për qëllimin e takimit, i cili ka të bëjë me koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit.
“Shfrytëzoj rastin t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim. Edhe këtë vit jemi munduar t’i marrim të gjitha masat e duhura për të qenë sa më të përgatitur për muajin e shenjtë të Ramazanit. Është me rëndësi që gjatë këtij muaji të jemi sa më afër xhematit ngase, siç e dimë, vetë muaj i Ramazanit është muaj i mëshirës dhe i solidaritetit. Prandaj nga ne kërkohet, që të jemi sa më aktiv që këtë muaj ta presim sa më të përgatitur. Pa dyshim se muaji i Ramazanit do jetë më dinamik në shumëllojshmërinë e aktiviteteve. Gjatë këtij muaji përveç faljes së namazit të teravive do të ketë organizim të ligjëratave dhe një sërë aktivitetesh tjera kushtuar këtij muaji.”

Pas fjalës së kryeimamit, imamët paraqiten idetë, propozimet dhe sugjerimit e tyre që kanë të bëjnë me organizimin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të muajit të Ramazanit në komunën e Gjakovës.









Hapet solemnisht zyra për aktivitete të Departamentit të Gruas pranë KBI-së në Gjakovë

Me ç’rast kryesuesja e këtij departamenti PhD. Violeta Smajlaj, së bashku me teologen Mexhide Hoxha, pasi mirëpriten të ftuarit, shpalosen të arriturat e deritanishme, aspiratat e mëtutjeshme, dhe ndanë mirënjohje.

Të pranishmit i përshendeten me fjalë rasti:
- Mr. Vaxhide Bunjaku - Drejtore e Departamentit të Gruas në Kryesi të Bashkësisë Islame në Prishtinë.
- Prof. Besa Ismaili - Prodekane e Fakultetit të Studimeve Islame, në Prishtinë.
- Znj. Sanije Berisha - nga Shoqata e Gruas, në Gjakovë.

Njëherit, nderuan me prezencen e tyre - Blerta Iljazi - aktiviste e DG-së të KBI-së në Fushë Kosovë - Arta Gorqaj - Udhëheqëse e DG-së të KBI-së në Istog - Mihana Goga - aktiviste e DG-së të KBI-së në Obiliq - Dr. Florentina Tërmkolli

Departamenti i Gruas pranë KBI-së në Gjakovë, shpreh mirënjohjen e thellë për gjithë të pranishmit dhe uron që ky solemnitet të jetë fillesë e një mbarësie të vazhdueshme!



PhD. Violeta Smajlaj