Aktivitetet e KBIGJ

Takimi me imamët e KBI të Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës

Në këtë takim, ku prezent ishin edhe përfaqësues të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, kryeimami Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë Ekrem Simnica, zëvendëskryeimami Fatmir Iljazi dhe drejtori për Kulturë Ramadan Shkodra, u bisedua për punët dhe aktivitetet fetare që do të zhvillohen gjatë muajit të bekuar te Ramazanit.

Në hapje të mbledhjes, sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, pos të tjerash, tha se këto mbledhje tradicionale në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit mundësojnë që të kemi sa më shumë koordinim në të mirë të xhemateve tona. Më pas, fjalën e mori kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora,i cili theksoi nevojën e organizimeve të aktiviteteve në Ramazan dhe tha se këto aktivitete do të zhvillohet gjatë tërë muajit të Ramazanit, kur dhe do të ketë hafizë nga Turqia që do të shërbejnë gjatë muajit të Ramazanit në vendin tonë, se do të mbajnë tribuna, se do të ketë dalje në terren nga ekipi i Ramazanit për teravi dhe se do të organizohen aktivitete të tjera.

Pos kësaj, do të organizohen iftare tradicionale në rajone të ndryshme të Kosovës dhe iftari tradicional në Medrese e shumë aktivitete të tjera.Pastaj, para të pranishmëve folën edhe drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë, Ekrem Simnica, drejtori për Kulturë Ramadan Shkodra, të cilët kërkuan nga imamët që të jenë më aktivë sa i përket literaturës që boton BIRK-u, si dhe për tubimin e sadaktul-fitrit dhe zeqatit për nevoja të Medresesë, Fakultetit dhe institucioneve të tjera arsimore të BIK-ut.















Shoqata bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë ndërton shtëpi për dy familje (video)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=i1ubYXf1Fsw[/youtube]

KBI Gjakovë organizon aksion vullnetar për dhurim të gjakut

Ky aksion, si rezultat i iniciativës së mirë dhe ndjenjës së solidaritetit u organizua pas namazit të xhumasë në xhaminë Qyl, nën përkujdesjen e ekipit mjekësor.

“Përmes këtij aksioni dëshirojmë të tregojmë edhe njëherë anën tonë humanitare të cilën na e ka mësuar Pejgamberi a.s. Ky është aksioni i dytë brenda këtij viti kalendarik që KBIGJ organizon në dhurimin e gjakut. Aksioni i parë ka qenë para muajit të Ramaznit dhe tani ky me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit a.s. dua t’i falënderoj të gjithë ata që i janë përgjigjur thirrjes dhe që nuk hezituan të bëhen pjesë e këtij aksioni bamirës dhe human në ndihmë të personave me nevojë”, tha Kryetari i KBI në Gjakovë, Ahmet ef.Hoxha.

Ftesës për të dhënë gjak i janë përgjigjur imamët, xhematlinjët dhe qytetarët e komunës së Gjakovës.















KBIGJ në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti”, dega Gjakovë shpërndan pako ushqimore

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=LOdqjeLyJuI[/youtube]

“Bereqeti” shpërndanë ndihma për tetë mijë familje nevojtare

Shoqata bamirëse “Bereqeti” në këtë fillim të Ramazanit shpërndanë ndihma për tetë mijë familje nevojtare në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe një pjesë të Shqipërisë.
Drejtori i kësaj shoqate Fitim ef. Flugaj thekoi se sikur edhe çdo herë edhe këtë vit shoqata Bereqeti falë donatorëve te ndryshëm ka shpërndarë ndihma me pako ushqimore për kategoritë nevojtare në Kosovë , Luginë të Preshevës dhe Shqipëri.
Në Kosovë këto ndihma janë shpërndarë si vijon : Në 24 këshilla kemi shpërndarë nga 150 pako ushqimore me nga 12 artikuj ushqimor , që gjithsejtë janë 3600 pako, në dy Këshilla tjerë kemi shpërndarë gjithsejtë 400 pako, kurse dy këshilla të tjerë nga 100. Kurse 500 pako janë ndarë për shoqatat e invalidëve me 100 pako për konviktet e nxënësve dhe studentëve si dhe 200 pako për skamnorët e Pukës me vlerë mbi 8000 euro. Gjithashtu në kryeqytet dhe Pejë e qytete tjera të Kosovës kemi pranuar dhe shpërndarë mbi 2000 pako.
Si zakonisht vlera e pakos ka shkuar nga 35 deri në 50 euro. Në këtë përmbyllje secili Këshillë ka përfitua ndihma me vlerë mbi 6000 euro që do të thotë vlera totale e këtyre ndihmave kap shifrën diku mbi 170 mijë euro.







KBIGJ në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti”, dega Gjakovë shpërndan ndihma ushqimore

Ndihmat u janë shpërndarë familjeve të varfra, bonjakëve dhe institucioneve.

Shpërndarja e ndihmave është bërë në Xhaminë Qyl dhe në Medresenë e Madhe në Gjakovë

Takim me imamët e Gjakovës, Rahovecit e Malishevës në vigjilie të muajit të Ramazanit

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Ekrem ef.Simnica dhe Rexhep ef.Luma.
Takimi filloi me leximin e disa vargjeve nga Kur'ani famëlartë, për të vazhduar me fjalën e kryetarit të KBI të Gjakovës, Ahmet ef.Hoxha, i cili të pranishmit i njoftoi për qëllimin e takimit që ka të bëjë me koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit.
Pas tij fjalën e mori përfaqësuesi i BIK Ekrem ef.Simnica i cili ndër të tjera tha: “Shfrytëzoj rastin t’ju përshëndes dhe t'ju falënderoj për pjesëmarrje. Jemi mbledhur sot këtu, në këtë takim të përbashkët tradicional për pritjen sa më madhështore të muaji të bekuar të Ramazanit. Edhe këtë vit, si edhe vitet tjera Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura që të jetë sa më e përgatitur për muajin e shenjtë të Ramazanit.”
z.Simnica, i njoftoi të pranishmit me platformën gjithëpërfshirëse të aktiviteteve që pritet të organizohen nga Kryesia e BIK në bashkëpunim me Këshillat vendorë gjatë muajit të Ramazanit.
Në vazhdim imamët paraqiten idetë, propozimet dhe sugjerimit rreth organizimit dhe aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të muajit të Ramazanit në komunën e Gjakovës, Rahovecit e Malishevës
Në mbyllje të takimit z.Simnica i porositi imamët që të jenë sa më aktiv dhe të zgjedhin gjuhën më të bukur të komunikimit në raport me xhematin. Ai premtoi përkrahjen maksimale nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në organizimin sa më të mirë të pritjes së muaji të bekuar të Ramazanit .













Myftiu Tërnava mori pjesë në takimin e rregullt të KBI-së në Gjakovë

Këta për së afërmi përcollën punën dhe funksionimin e këtij Këshilli.

Gjatë mbledhjes së rregullt me anëtarët e KBIGJ-së, u diskutuan shumë çështje me rëndësi, dhe u morën vendime në dobi të institucionit dhe qytetarëve, ku nuk mungoi edhe kontributi i myftiut, i cili ofroi ide, këshilla e propozime që të arrijnë te vendimet e drejta dhe të pranueshme.
Në përfundim të takimit, Myftiu Tërnava i këshilloi të pranishmit që t’ia kenë frikën Zotit xh.sh., e të punojnë drejt, të reflektojnë mirësi e sinqeritet në punën e tyre dhe të shpjegojnë drejt porositë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke ruajtur në këtë mënyrë afërsinë në mes njerëzve, e duke mbjellë dashuri dhe harmoni në mes të gjithëve pa dallim.
“Porositë kuranore dhe mesazhet që dalin nga fjalët, veprat dhe sjelljet e të dërguarit tonë Muhamedit a.s. duhet t’i përcillni te xhemati në formën më të bukur, ashtu siç është e bukur tërë feja islame. Të kultivohet edhe më tej harmonia dhe bashkëjetesa me të gjithë, pa dallim ngjyre, etnie apo feje, ashtu siç të parët tanë e mbollën në zemrat e tyre dhe të pasardhësve të tyre, këtu e gjashtëqind vjet më parë. Nuk kemi nevojë për traditat e zakonet e të tjerëve, sepse edhe traditat, zakonet dhe kulturën e popullit i kemi aq të mira, e të bukura, saqë na kanë lakmi edhe të tjerët. Hapësirë për punë keni sa të dëshironi para vetes, jemi duke investuar me të madhe në rregullimin dhe infrastrukturën e BI gjithandej nëpër Kosovë, e në veçanti në Gjakovë, prandaj shfrytëzoni këto mirësi për të përçuar fjalën e mirë, shpirtdëlirësinë dhe moralin në zemrat dhe shpirtrat e atyre që i keni përballë”, u tha mes tjerash Myftiu Tërnava, duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit.







KBI Gjakovë bën shpërndarjen e mishit të kurbanit

2.500 kg mish, të paketuar në 125 pako, ku secila pako kishte nga 4 qese me mish i janë shpërndarë xhematlinjve të xhamive të Gjakovës dhe të fshatrave, Shoqatës së të verbërve, familjeve me jetimë dhe skamnorëve.

Për nder të festës së Fiter Bajramit KBI Gjakovë ndihmon familjet me nevojë

Për nder të festës së Fiter Bajramit, të hënën më 04.07.2016 Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë në bashkëpunim me xhematet e xhamive të Gjakovës, në Xhaminë e lagjes Qyl, ka shpërndarë 150 pako ushqimore.

Ditë më parë, të dielen më 03.07.2016 në bashkëpunim me Kompaninë “ELKOS GROUP", KBIGJ ka shpërndarë 70 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale.